Oriola Marashi është një nga personazhet më të përfolura të momentit. Ajo njihet si modelja pa komplekse dhe shumë seksi. Shpesh publiku është kurioz për të parë se si kanë qenë VIP-at para se të ishin pjesë e ekranit. Modelja ka shuar kuriozitetin e të gjithëve me disa foto të postuara në ‘Instastory’. Fillimisht Oriola ka postuar foto nga periudha e liceut dhe më pas ka vazhduar me foto nga fillimet e karrierës së saj. Foton e parë e ka shoqëruar me një dixhiturë komike ku shkruan: ”Se kuptoj si më pranonin në lice e veshur kështu, uu po e di, ngaqë isha talent ghaa, dhe thonin gja artiste”. Edhe pse mjaft e re në fotot e publikuara, Oriola duket se ka lindur për të qenë pjesë e ekranit dhe pasarelave.









