Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Orkestra gjigante me 7.548 muzikantë ,për rekord ‘Guinness’

11/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Orkestra gjigante me 7.548 muzikantë ,për rekord ‘Guinness’

Orkestra më e madhe në botë, e përbërë nga profesionistë e amatorë nga Gjermania, por edhe Austria e Holanda, u mblodh në “Commerzbank Arena” të Frankfurtit për një koncert të rrallë. Plot 7.548 muzikantë performuan në stadiumin gjerman të futbollit, duke vendosur kësisoj një rekord botëror, që kapërcen atë të vitit 2013 në Brisbane të Australisë, që zuri vend në librin e rekordeve “Guinness” me 7.224 muzikantë. Orkestra gjigante interpretoi pjesë nga simfoni të Beethovenit e Dvorakut, përfshirë “Odën e gëzimit”, si dhe melodi nga muzikali “Starlight Express” dhe një këngë pop të 1976-s nga John Miles, “Music (Was My First Love)”. Përmes një nisme të tillë, – thotë Jens Illemann, trompist nga Hamburgu e njëkohësisht nismëtar i projektit, – ne deshëm të tregonim sesi mund t’i lidhë muzika njerëzit dhe sesa e rëndësishme është ajo për Gjermaninë. “Sfida më e madhe për ne si organizatorë ishte t’i bënim muzikantët të luanin të gjithë në të njëjtën kohë. Problemin e zgjidhëm duke vendosur një ekran gjigant këtu në stadium, falë të cilit dirigjenti ynë Wolf Kerschek të mund të shihej nga çdo cep i tij. Përpos kësaj, na lindi edhe ideja e një sistemi shumë të sofistikuar të caktimit të vendeve, e ndarja se ku duheshin vendosur grupet individuale dhe cilat grupe instrumentesh do të viheshin bashkë”, tha Jens Illemann, trompist. Instituti gjerman i Të Dhënave e verifikoi se koncerti i Frankfurtit e rrëzoi rekordin australian me mbi 300 muzikantë, e tani do të kërkojë konfirmimin e “Guinness”-it për këtë arritje.






Tags: orkestra gjiganderekord gunies
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV
Breaking News

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV

22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë
Breaking News

Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë

22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”
Breaking News

Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”

22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 
Breaking News

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 

22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips
Breaking News

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips

22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
Next Post
Bie në skenë kitaristi i grupit “Aerosmith”

Bie në skenë kitaristi i grupit “Aerosmith”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera