Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Biografi e re për familjen mbretërore, çifti Harry-Meghan përplasen me autorin: Ka teori konspirative! 16/03/2026
Nga 115 në 90 kilogramë, Vesa Vllasaliu zbulon sekretin e rikthimit në formë vetëm pak muaj pas lindjes! 16/03/2026
U përjashtua nga BBV, Greta: Kërkoj falje, por… 16/03/2026
Oscars 2026/ Lista e plotë e fituesve! 16/03/2026
“One Battle After Another”, triumfon Oscars 2026, fiton 6 çmime! 16/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Oscars 2026/ Lista e plotë e fituesve!

16/03/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Oscars 2026/ Lista e plotë e fituesve!

Ceremonia e 98-të e Çmimeve Oscar, e mbajtur më 15 mars në Teatrin “Dolby” në Los Angeles dhe e moderuar nga Conan O’Brien, u shndërrua në një mbrëmje që vulosi dominimin e filmit “One Battle After Another”, një nga projektet më të ambicioze të viteve të fundit në kinemanë amerikane. Filmi i Paul Thomas Anderson u shpall Filmi më i Mirë, ndërsa regjisori amerikan fitoi edhe statujën për Regjinë më të Mirë, duke konfirmuar një nga triumfet më të rëndësishme të karrierës së tij. Në të njëjtën mbrëmje, filmi fitoi edhe për Skenarin e Përshtatur, Montazhin dhe Kastin më të Mirë, duke u kthyer në protagonistin absolut të edicionit 2026.





 

Mbrëmja solli edhe surpriza në kategoritë e aktrimit. Michael B. Jordan u shpall Aktori më i Mirë për interpretimin e tij në dramën “Sinners”, ndërsa Jessie Buckley fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë me performancën e saj në “Hamnet”, një rol që kritikët e kanë cilësuar si një nga portretizimet më të ndjera të viteve të fundit. Në kategoritë dytësore triumfuan Sean Penn, për rolin e tij në “One Battle After Another”, dhe Amy Madigan, për filmin “Weapons”, duke i dhënë ceremonisë një kombinim të rrallë mes ikonave të mëdha të kinemasë dhe emrave të rinj që po marrin skenën.


 

Edhe kategoritë teknike sollën disa nga momentet më të diskutueshme të mbrëmjes. “Frankenstein” dominoi në Kostumografi, Grim dhe Flokë, si dhe Produksion, ndërsa “Sinners” fitoi Kinematografinë, Skenarin Origjinal dhe Muzikën, duke konfirmuar reputacionin e tij si një nga filmat artistikisht më të fuqishëm të vitit. Ndërkohë, spektakli vizual i “Avatar: Fire and Ash” fitoi çmimin për Efektet Vizuale, ndërsa filmi “F1” triumfoi në kategorinë Sound, duke treguar se edhe filmat e mëdhenj të spektaklit vazhdojnë të kenë peshë në Akademi.

 

Në kategoritë ndërkombëtare dhe të animacionit, Akademia shpërbleu “Sentimental Value” nga Norvegjia si Filmi më i Mirë Ndërkombëtar, ndërsa animacioni “KPop Demon Hunters” fitoi çmimin për Filmin më të Mirë të Animuar dhe këngën “Golden”, duke sjellë një moment të rrallë ku një film animacioni dominon edhe në muzikë. Ndërkohë dokumentari “Mr. Nobody Against Putin” dhe filmi i shkurtër “The Singers” u vlerësuan si fitues në kategoritë e tyre.

 

Me një përzierje të filmave artistikë, spektaklit vizual dhe historive intime njerëzore, Oscars 2026 u perceptua nga kritikët si një nga edicionet më të balancuara të viteve të fundit. Një mbrëmje ku Akademia duket se dërgoi një mesazh të qartë: kinemaja e së ardhmes do të jetë një dialog mes autorëve të mëdhenj dhe një brezi të ri krijuesish që po rishkruajnë gjuhën e filmit.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Biografi e re për familjen mbretërore, çifti Harry-Meghan përplasen me autorin: Ka teori konspirative!
Breaking News

Biografi e re për familjen mbretërore, çifti Harry-Meghan përplasen me autorin: Ka teori konspirative!

16/03/2026
Nga 115 në 90 kilogramë, Vesa Vllasaliu zbulon sekretin e rikthimit në formë vetëm pak muaj pas lindjes!
Breaking News

Nga 115 në 90 kilogramë, Vesa Vllasaliu zbulon sekretin e rikthimit në formë vetëm pak muaj pas lindjes!

16/03/2026
U përjashtua nga BBV, Greta: Kërkoj falje, por…
Breaking News

U përjashtua nga BBV, Greta: Kërkoj falje, por…

16/03/2026
“One Battle After Another”, triumfon Oscars 2026, fiton 6 çmime!
Breaking News

“One Battle After Another”, triumfon Oscars 2026, fiton 6 çmime!

16/03/2026
Durrësi në qendër të modës, Marina Vjollca hap dyqanin e ri të Elisabetta Franchi-t!
Breaking News

Durrësi në qendër të modës, Marina Vjollca hap dyqanin e ri të Elisabetta Franchi-t!

15/03/2026
Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua!
Breaking News

Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua!

15/03/2026
Next Post
U përjashtua nga BBV, Greta: Kërkoj falje, por…

U përjashtua nga BBV, Greta: Kërkoj falje, por…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera