Policia shkon në vendin ku Seher dhe Jaman mbahen peng nga Ozan. Ky i fundit me të dëgjuar sirenat e policisë i mbyll gojën pengjeve të tij. Seher dhe Jaman arrijnë të kërkojnë ndihmë, por askush nuk i dëgjon. Seher i kërkon falje Jamanit që nuk e dëgjoi që në fillim. Ali pranon që Kiraz të bashkëpunojë me të dhe e paralajmëron të bëjë kujdes. Seher dhe Jaman zgjidhin njëri-tjetrin nga prangat duke përfituar nga mungesa e Ozanit. Por sapo dalin nga ndërtesa përballen me të. Ozan qëllon me armë Jamanin.








