Jaman shkon në shtëpinë e Ozanit dhe gjen një video që e bën të shqetësohet edhe më shumë për Seherin. Ozan e ngatërron Seherin me një vajzë tjetër për shkak të ngjashmërisë. Jaman vihet në kërkim të Seherit. Kjo e fundit tenton të arratiset, por Ozan arrin ta kapë. Seher telefonon Jamanin për t’i kërkuar ndihmë. Jaman shkon të shpëtojë Seherin, por bie në grackën e Ozanit. Seher dhe Jaman janë në duart e një psikopati.







