Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Pa punë po, pa pushime kurrë! – Nga Ilva Tare

17/08/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Pa punë po, pa pushime kurrë! – Nga Ilva Tare

Gushti është muaji më i jetueshëm në Tiranë, edhe për shkak të braktisjes së kryeqytetit për destinacionet e pushimeve buzë detit apo malit. Megjithatë, nëse nuk ke ikur dhe shfaqesh nëpër qytet, nuk është e lehtë të përballosh shikimet apo pyetjet me portret të fortë habitor të atyre që ndesh nëpër rrugët pa trafik të Tiranës: Nuk je me pushime?! Nuk do bësh fare?! Uaaa… Kur thua se je në punë, duket sikur bën ndonjë mëkat nga ata që nuk ka det t’i shpëlajë. Stereotipat e një shoqërie si kjo e jona, që investohet shumë për dukjen, janë tregues i cektësisë në të cilën notojnë individë që jetojnë për të treguar foto në “Facebook” apo “Instagram”. Ah, dhe video në “Snapchat”. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë fenomeni i shpërfaqjes në mënyrë të kuruar, madje duke kontraktuar edhe fotografë profesionistë, njihet si “tirania e fotove gjatë pushimeve”. Dëshira për të pushuar është e paqortueshme dhe aq shumë e mirëkuptuar nga bashkëvuajtës të lodhjes dhe ngarkesës së punës së përditshme. E diskutueshme është kjo dëshirë për shoqëritë e varfra me përqindje të lartë papunësie. Të krijohet përshtypja që edhe ajo kategori fatkeqe që nuk ka një punë, është më shumë e stresuar si do ia bëjë për pushimet e verës, sesa për të siguruar të ardhurat mujore të familjes. Është i pakuptimtë edhe presioni në të cilin vendosen qytetarët e një vendi, që edhe kur janë në vendin e punës thuajse pushojnë, pasi mungon disiplina dhe rregulli i një regjimi rigoroz, siç ndodh në vendet e tjera me kulturë të zhvilluar pune. Pushimet si efekt çlodhës, janë të merituara dhe duhet t’i mundësohen cilitdo që është lodhur gjatë vitit. Por, pushime për sy e faqe edhe kur nuk ua mban xhepi janë të pakuptimta dhe po aq false sa portretet me poza te fotografitë e pushuesve “profesionistë”. Pushimet nuk kanë stinë dhe shqiptarët, sidomos ata që janë në kushtet e vështira të papunësisë apo të pamundësisë për t’i përballuar ato, nuk duhet të ndihen keq dhe as të margjinalizuar. Edhe në shoqëritë perëndimore pushimet nuk janë detyruese dhe janë të shumtë ata që zgjedhin të punojnë kur të tjerët pushojnë. Siç thuhet rëndom në Perëndim, nuk është turp të mos pushosh, turp është të mos punosh. Nëse energjitë dhe mendësia e shoqërisë shqiptare do të ishte më shumë e orientuar drejt punës dhe të mirave që vijnë prej saj, në kushtet kur është e ndershme dhe e lodhshme, me siguri shqiptarët do të dukeshin më shumë si gjermanë dhe pushimet do të shijonin më shumë.





Marrë nga “Javanews.al”


Tags: Ilva Tare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Nuk do të përdorni më prezervativë, së shpejti në treg çaji kundër shtatzënisë

Nuk do të përdorni më prezervativë, së shpejti në treg çaji kundër shtatzënisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera