Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi ditët e fundit ndodhen me pushime në një vend mahnitës bregdetar. Dyshja herë pas here kanë publikuar foto në rrjetet sociale dhe ditën e djeshme kanë festuar ditëlindjen e Getit. Por fotot të cilat ka publikuar së fundmi Marina, kanë ngjallur mjaft kuriozitet tek fansat. Në foto ajo shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me një kostum të kuq i cili i nxjerr në pah format trupore. Menjëherë fansat kanë menduar se moderatorja është pa të brendshme dhe në komente pyesin njëri-tjetrin për të vërtetën.
Fotot e publikuara më pas tregojnë se bukuroshja bionde ka të veshura poshtë bikinit pasi duken rripat e lëshuar. Kostumin e kuq duket se e ka veshur sipër thjesht për efekt fotoje./revistawho.com