Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë… 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

PADIA/ Intervista me Marjan Rrokun, ky është vendimi i gjykatës për Ardit Gjebrean

21/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
PADIA/ Intervista me Marjan Rrokun, ky është vendimi i gjykatës për Ardit Gjebrean

Gjykata e Tiranës ka deklaruar të pafajshëm moderatorin e mirënjohur Ardit Gjebrea, i dërguar në gjyq në qershor të këtij viti për “fyerje” të kryer botërisht, raporton “Panorama”. Gjebrea u padit në Gjykatë nga Faslli Canaj, babai i adoleshentes Alda Canaj, e cila u vra bashkë me të ëmën e saj në vitin 2001 nga ishagjenti i SHISH, Marjan Rroku. I dëmtuari­ akuzues, Canaj, shfaqi pretendime në lidhje me përmbajtjen e një interviste të Gjebreas me të dënuarin Rroku në ambientet e burgut të Fushë­Krujës. Procesi gjyqësor ku ishte palë edhe moderatori Gjebrea përfundoi në 17 nëntor. Në përfundim të nëntë seancave gjyqësore, në përfundim të shqyrtimit dhe analizimit të provave të paraqitura nga palët në gjyq, një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, vlerësoi se nga ana e moderatorit Gjebrea nuk ishte konsumuar kundërvajtja penale për të cilën ai akuzohej. “Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Ardit Gjebrea, për kundërvajtjen penale të ‘fyerjes së kryer botërisht’, më shumë se një herë”, thuhej në dispozitivin e vendimit të Gjykatës. Faslli Canaj iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi për “fyerje” kundër moderatorit në 25 prill 2016. Pas dy seancash gjyqësore, Gjykata vendosi kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, ku Gjebrea ishte palë e akuzuar. Intervista, përmbajtja e së cilës u konsiderua fyese nga ana e Faslli Canajt, u transmetua gjatë programit “E diela shqiptare” të datës 28 shkurt 2016. Canaj pretendoi se shfaqja në televizion e intervistës së Marjan Rrokut i terrorizoi duke u risjellë ngjarjen e dhimbshme që përjetoi familja e tij 15 vjet më parë. “Së pari, për emisionin ne nuk kemi pasur asnjë sinjalizim si familje e dëmtuar dhe kjo na shkaktoi një tronditje të gjithëve, saqë nuk mund ta përshkruajmë. Së dyti, ai ka përdorur emër dhe mbiemër të plotë të vajzës, pa leje. Së treti, ka përdorur foto të familjes sime, gruas, vajzës, madje dhe nënës e varrezave përsëri pa na pyetur”, ishin disa nga pretendimet e të dëmtuarit akuzues Canaj.






Tags: Ardit Gjebrea
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…
Breaking News

“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…

16/01/2026
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
Next Post
FOTO/ Njihuni me bashkëshorten e Fadil Berishës

FOTO/ Njihuni me bashkëshorten e Fadil Berishës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera