Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”! 05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pagëzim “sekret” në Nju Jork! Parashqevia bekon Ilnisa Agollin me një emër të ri!

25/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 5 mins read
A A
Pagëzim “sekret” në Nju Jork! Parashqevia bekon Ilnisa Agollin me një emër të ri!

Një darkë në Manhattan, një beretë që shkëlqen nga larg dhe një “pagëzim” që askush s’e priste. Kështu nis rrëfimi i Ilnisa Agollit për takimin e saj me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, një takim që ajo vetë e përkufizon me fjalët: “Takimi me Parashqevinë dhe Zotin e saj”.





Sipas Ilnisës, gjithçka nisi falë Elton Ilirjanit, i cili organizoi darkën që, sipas saj, ndryshoi atmosferën e New York-ut për një natë:

“Në darkat pos apokaliptike nëpër rëndomjen e Ballkanit dhe Europës, në New York ndodhi e paharrueshmja një natë. Ishte e fundit për mua.”


Gazetarja përshkruan metropolin amerikan si një vend ku fati dhe koha përplasen:

“Amerika të përplas vetveten me të dy kohët, si jetoj e se si duhet të jetoja.”

Në darkë, Parashqevia, me beretën e saj karakteristike, e pret me një energji profetike që Ilnisa e ndjen menjëherë. Në mes të një restoranti elegant, këngëtarja i drejtohet me një butësi të pazakontë dhe i kujton takimin e saj të dikurshëm me Dritëro Agollin:

“Jam e lumtur që je Agoll, dhe Dritëronë e ruaj ende në kujtesë… Eltoni më tha se ti nuk i kishe kërkuar asnjë takim me mua. Përse?”
“Sepse kam takt,” i përgjigjet Ilnisa. “Dhe Zoti nuk të braktis kurrë kur ke takt.”

Simaku flet gjatë për besimin, Zotin dhe mëshirën, dhe Ilnisa e përshkruan si një figurë që “ngroh shpirtin pa marrë asgjë në këmbim”.

Në fund të mbrëmjes, jashtë në të ftohtin e New York-ut, ndodh momenti i papritur:

“Ilnisa, dua të të pagëzoj me emrin Becky Saint Alban.”

Një emër i ri, një simbolikë e fortë dhe një prekje mistike që Ilnisa e quan “vepër” në mendjen e saj.

Ajo mbyll rrëfimin me një reflektim që i ngjan një poezie të gjatë:

“Kjo ishte Parashqevia që takova unë dhe ajo në sytë e mi qartazi kishte vendosur të mos e rrëfente kurrë mërzinë, njëjtë si Zoti i saj.. Unë nuk di kush erdhi më parë nga të dy, por di të them që e lexova si vepër takimin me të. Dhe kjo më pëlqeu!”

CITIMI I PLOTË I ILNISA AGOLLIT (I PAPREKUR):

“Takimi me Parashqevinë dhe Zotin e saj”, kështu e quan Agolli takimin me Simakun, ndërsa zbulon bisedën mes tyre.

“Mund të them se në darkat pos apokaliptike nëpër rëndomjen e Ballkanit dhe Europës, në New York ndodhi e paharrueshmja një natë.

Ishte e fundit për mua.

Unë jam gazetare. Nga ato që është mësuar të përballet me afate në jetë, sa herë udhëton. Gjë kjo që nuk më befason edhe aq. Por çudia ndodh. Amerika të përplas vetveten me të dy kohët, si jetoj e se si duhet të jetoja.

Pasi brodha bregun lindor dhe atë perëndimor, ndërmjet Atlantikut e Paqësorit, kuptova rëndësinë e fatit periferik se luksi nuk vishet nga fati, sa nga ata që në jetë të sjell fati.
Edhe kur është qorr, është më e butë jeta po aq sa liria.

Në rastin tim, ndodhi e kundërta.

Njeriu lind me misionin dhe kufinjtë kohorë nuk përcaktohen dot, mendova. Po kaloja nga Radio City në 5th Ave, drejt Elton Ilirjanit.

Nuk isha as në ditën e tretë në New York dhe rrugët e Manhattan m’u dukën të njohura. Eltoni është si puna e një ushtrimi të mirë për poetët kur nuk prodhojnë dot, por kur ata munden e kthejnë në përvojë pavetëdijen e tyre.

Totalisht e ndërgjegjshme në atë çka doja të shmangia në bisedë me të, ishte Parashqevia. Kjo sepse unë e ndaj privaten nga profesioni, njerëzoren nga ajo jo njerëzorja dhe kjo nuk më bën të shfrytëzoj të jashtëzakonshmen e profesionit tim, përballë humanes së zakonshme që e shoh si poezi dhe e shkruaj kur situata thjeshtëzohet.

Mesa duket, pas distancimit tim pa vënë në siklet mikun tim gjenial që mes meje m’u duk se vëreu dhe një herë tjetër ndryshimin e Shqipërisë të vogël dhe Amerikës, ndodhi e papritura.
Një darkë me Parashqevinë në krah.
E cila përmbushi veç kënaqësisë time dhe gojët e “përrallës nga e kaluara” teksa tejkaloi edhe një mijë e një netët e klasikes botërore.

Shkova rreth 15-të minuta vonesë.

Eltoni fisnik i pashoq, ishte ulur në tavolinë me Parashqevinë. Milos, restoranti ishte ftues. Pjatat e para dhe verën e gjeta të shtruar.

Parashqevia dallohej qysh larg nga bereta që kishte zgjedhur. Kur i dhashë dorën dhe u ula, ndjeva aftësinë profetike që kishte. Shkëlqente me ato lloj xixash e depërtoi në kokën time, siç kurora që nuk ia shpëtoi kurrë fatin e gruas në Shqipërinë e këngës. Dikur ajo vezullonte, e si për ironi, një vit më parë i dha famë edhe gurit në mes të Time Square, duke jetuar pa bërë zë.

Ilnisa, më tha, me një zë të ngrohtë e të qetë.

– Jam e lumtur që je Agoll, dhe Dritëronë e ruaj ende në kujtesë përgjatë vizitës që pati në New York. Njëjtë si ti, ai nuk donte të takonte askënd dhe Eltoni më tha se ti nuk i kishe kërkuar asnjë takim me mua. Përse?
Sepse kam takt, i thashë. Dhe Zoti nuk të braktis kurrë kur ke takt.

Ishte shumë e bukur. Fliste, ngadalë. Një shqipe të ëmbël, me të njëjtën delikatesë siç në artin stimulues që na la të gjithëve dekadash. Befas, me një vetëpërmbajtje të papritur u ndal tek Zoti. Ai, thoshte, është shpëtimtari.

Parashqevia mesa duket kishte ndërtuar një lidhje të veçantë me të në gjithë këto vite, ku vetëm mëshira e tij e sëmbonte dhe asfare ajo e hipokritëve gojëshqyer në çastin e marrjes së pak vëmendje, qysh ditën e parë që Eltoni i puthi dorën. Aty në mesin e Hudson Yard dhe iu përkul në gjunjë ikonës, pa ia kundërshtuar të shkuarën e ashpër rrugëve të New York, e për rrjedhojë ngrohur shpirtin pa i marrë asgjë në këmbim.

Vajmedet mendova, ç’rezultat do të kishte e gjitha kjo nëse shqiptarët do të ndërronin ca qasje dhe portalet të abuzonin më pak me këtë histori frymëzuese në dhembje. Nëse do të ndjehej më pak ekzorcizëm rretheqark dhe akoma më pak gënjeshtra dhe e gjitha kjo të kishte zhvillim dhe zgjidhje.

-Përsërisni pas meje, m’u drejtua mua dhe Eltonit, përpara se të hamë.
Ishte një lutje. Një lutje që le të themi na bëri mirë. Ne folëm për Amerikën, për të bukurat e të vështirat e saj dhe për dëshirën time të madhe për të qenë atje.
Në New York, ku e magjishmja ështe e mundur.

Në fund kur ikëm, u ndalëm të pinim një cigare.
Me të njëjtën paqe më foli: Ilnisa, dua të të pagëzoj me emrin Becky Saint Alban. Kështu dua të të quaj dhe ecim më tutje sepse New York është i ashpër në dimër shpirt, por plagët e gjejnë shërimin cepave të fatit ose pallatit.

Pra, instikti i saj që e njohu me rrugën, mes të ftohtit të braktisjes dhe të njëjtës erë si ajo e asaj nate, e shfaqi përsëri modelin gozhdues në sytë e mi për të gjetur gjithnjë cepin e sigurt.
Kjo ishte Parashqevia që takova unë dhe ajo në sytë e mi qartazi kishte vendosur të mos e rrëfente kurrë mërzinë, njëjtë si Zoti i saj.

I cili në fakt na shpallet vazhdimisht në trajta dhe forma të ndryshme. Unë nuk di kush erdhi më parë nga të dy, por di të them që e lexova si vepër takimin me të.
Dhe kjo më pëlqeu!”, shprehet Agolli.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?
Breaking News

Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?

05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…
Breaking News

Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…

05/12/2025
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!
Breaking News

Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!

05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…”
Breaking News

Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…”

04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin
Breaking News

Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin

04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën!
Breaking News

Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën!

04/12/2025
Next Post
BBV5 po vjen… dhe Monika Kryemadhi sapo la një derë hapur!

BBV5 po vjen… dhe Monika Kryemadhi sapo la një derë hapur!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera