• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pagëzimi i Princit Louis, Kate Middleton dhe Princi William shfaqen për herë të parë si familje me tre fëmijët e tyre

Një pjesë e vogël e anëtarëve të familjes mbretërore u mblodhën së bashku këtë të hënë për pagëzimin e Princit Louis. Të ftuar në këtë ceremoni të rëndësishme ishin Princ Harry dhe Meghan Markle, Princi Charles dhe bashkëshortja e tij dhe e gjithë familja e Kate Middleton. Megjithatë u vu re mungesa e Mbretëreshës Elizabet. Me këtë rast për herë të parë u shfaqën të pestë së bashku si familje Kate, Princi William dhe tre fëmijët e tyre. Në pagëzimin e djalit të saj, Kate Middleton kishte veshur një fustan të Alexander McQueen, i cili ishte shumë i ngjashëm me fustanet që ka veshur në pagëzimet e dy fëmijëve të tjerë.

Gjithashtu në këtë ceremoni si çdo herë tjetër tërhoqi menjëherë vëmendjen anëtarja më e re e familjes mbretërore, Meghan Markle. Ajo kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë ulliri nga Ralph Lauren, të cilin e kishte kombinuar me një kapele të ngjashme nga Stephen Jones. /revistawho.com