Kur muzika dhe ngjyrat takohen mbi qytet
Mbrëmje gushti në Tiranë. Teksa qielli merr atë nuancën e artë të perëndimit, dhe dritat e qytetit nisin të ndizen, në tarracën e ATY, përgatitet një skenë e veçantë. Në vend të gotave të mbushura e bisedave të zhurmshme, tavolinat do të shndërrohen në mini-studio arti, të pajisura me telajo të bardha, furça, dhe paleta me ngjyra.
Ky është “Paint Privé”, një event nga “Arty Host” ATY te Piramida që fton njerëzit të zbulojnë piktorin e fshehur brenda tyre. Udhëzimet e kujdesshme të artistit do t’i drejtojnë pjesëmarrësit hap pas hapi, ndërsa tematika e mbrëmjes është frymëzuar nga detaje unike, për t’u përputhur në mënyrë të natyrshme me estetikën elegante të ATY-së. Muzika natyrisht do të kombinohet lehtësisht me zhurmën e furçave mbi telajo dhe fytyrat e lumtura të pjesëmarrësve. Një cocktail në dorë, do ta bëjë punën më argëtuese.
Kur mbaron mbrëmja, secili largohet me një pikturë që ka krijuar vetë, një kujtim i gjallë i një nate mbi qytet.
Për të rezervuar, mjafton të dërgoni emrin, mbiemrin dhe një numër kontakti, por kini parasysh, vendet janë të kufizuara.
Më 21 gusht, ora 19:30, “ATY Rooftop Bar” nuk do të jetë thjesht një vend për të parë perëndimin, por për të krijuar perëndimin e tënd.
Të presim edhe ty, ATY!









