Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj! 01/03/2026
Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t! 28/02/2026
Pink përgënjeshtron ndarjen: As fëmijët tanë nuk dinë gjë! 28/02/2026
Nëse po planifikoni pushime me fëmijët, duhet ta lexoni patjetër këtë shkrim! 28/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pajisja që do ndryshojë një herë e përgjithmonë përditshmërinë tuaj duke jua lehtësuar edhe më shumë jetën

31/08/2022
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Pajisja që do ndryshojë një herë e përgjithmonë përditshmërinë tuaj duke jua lehtësuar edhe më shumë jetën

Në stinën e verës të gjithë biem dakord që frigorferi është pajisja elektroshtëpiake më e “dashur”. E kur themi këtë mendojmë për frutat e freskëta apo të ngrira që i bëjmë smoothie çdo mëngjes, lëngjet e ftohta, akulloret në ngrirje dhe ushqimet që i ruajmë gjatë në frigorifer kur nuk duam t’i konsumojmë në çast. Po sikur t’ju themi që frigoriferi Samsung Bespoke është jo vetëm pajisja funksionale, që të gjithë njohim, por është shumë më shumë e fuqishme sa do të ndryshojë përgjithmonë përditshmërinë tuaj e jo vetëm. Me një sërë ngjyrash e kombinimesh, ky frigorifer do çojë në një tjetër nivel arredimin e kuzhinës suaj.





Funksionalitet dhe teknologji e avancuar për çdo nevojë tuajën

Nëse me frigoriferin tuaj aktual, ndërroni shpesh gradimin, si funksionaliteti i vetëm për të ruajtur sa më gjatë dhe të freskëta perimet dhe frutat me Samsung Bespoke nuk do të keni probleme të tilla. Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me Samsung Bespoke do ta kini më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Temperatura është nën kontroll dhe ajri i ftohtë qarkullon përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Teknologjia No Frost është një tjetër funksionalitet që përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët mund të rregulloni hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj. Gjithashtu,  falë teknologjisë Digital Inverter frigoriferi Samsung Bespoke nuk ka zhurma shqetësuese dhe është në përputhje me rregulloret e reja të energjisë duke ju ndihmuar të kurseni energji.


Personalizoni frigoriferin tuaj dhe përshtateni sipas stilit të kuzhinës

Arredimi i shtëpisë kërkon kujdes, pasi kjo hapësirë është jo vetëm vendi ku ne kalojmë momentet tona më intime, por sepse dekori tregon shumë dhe për personalitetin tonë, dëshirat dhe pasionet. Nëse jeni duke pyetur veten si ta bëni hapësirën tuaj të duket më e këndshme e në të njëjtën kohë të reflektojë stilin tuaj personal atëherë frigoriferi Bespoke nga Samsung është pajisja e duhur, për të cilën ia vlen të investoni.

Ekonomik, i fuqishëm, me një dizajn inovativ dhe të bukur, ju mund të personalizoni ngjyrat, materialet dhe modulet e frigoriferëve Bespoke, duke e përshtatur lehtësisht me arredimin, por dhe me stilin tuaj. Zgjidhni frigoriferin që gjithmonë keni dëshiruar dhe shijoni një stil elegant dhe hapësirë ​​me frigoriferët Samsung Bespoke.

Ndryshojini ‘faqe’ kuzhinës suaj duke ndryshuar modelin e frigoriferit

Shpesh herë e gjejmë veten duke blerë gjerë nga e para vetëm e vetëm për të ndryshuar pak atmosferë e shtëpisë, për t’i dhënë një rinovim ambientit apo për të ndjekur trendet e reja. Me frigoriferët e rinj Bespoke, nuk keni për të pasur një problem të tillë, sepse falë ndryshimeve që mund të bëni në dizajn, gjithnjë do keni një shtëpi të bukur dhe funksionale. Frigoriferët Bespoke dallohen me Flex design inovator dhe minimlist, me doreza të futura. Për të ndryshuar pamjen e dyerve, Bespoke vjen në një larmishmëri materialesh dhe ngjyrash. Çfarëdo ngjyre që ju pëlqen, mund të zgjidhni një dizajn që i përshtatet jo vetëm kuzhinës tuaj, por edhe juve. Nëse ndryshoni mendje? Nuk ka problem – mund ta ndryshoni lehtësisht ngjyrën e panelit më vonë pa qenë e nevojshme të blini një frigorifer të ri! Mund të jeni të sigurt se do të kënaqeni edhe më shumë duke gatuar dhe se kuzhina juaj do të rrezatojë me një stil të paharrueshëm.

Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/refrigerators/bespoke-refrigerator/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!
Breaking News

Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!

01/03/2026
Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!
Breaking News

Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!

28/02/2026
Pink përgënjeshtron ndarjen: As fëmijët tanë nuk dinë gjë!
Breaking News

Pink përgënjeshtron ndarjen: As fëmijët tanë nuk dinë gjë!

28/02/2026
Nëse po planifikoni pushime me fëmijët, duhet ta lexoni patjetër këtë shkrim!
Breaking News

Nëse po planifikoni pushime me fëmijët, duhet ta lexoni patjetër këtë shkrim!

28/02/2026
“Nuk jam beqare”, Beniada Nishani: Jam e dashuruar, nuk është shqiptar!
Breaking News

“Nuk jam beqare”, Beniada Nishani: Jam e dashuruar, nuk është shqiptar!

28/02/2026
Next Post
Në një format ndryshe, ja në cilin ekran do ta shohim Drini Zeqon!

Në një format ndryshe, ja në cilin ekran do ta shohim Drini Zeqon!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera