Dy javë më pas, reperja e famshme, Tayna feston ditëlindjen. Por mesa duket dhuratat ka filluar t’i marrë që tani. Ajo ka bërë publike një orë ‘Rolex’, që ja ka dhuruar menaxheri i saj, Rinor Hykolli. Kēto ora arrijnë vlera marramendëse, por për t’i treguar Taynës sa e vlerëson, menaxheri i saj nuk është kursyer aspak. Kujtojmë se këngëtarja ka zbuluar së fundmi se të ardhurat e koncertit të saj do shkojnë në ndihmë të familjes Abazi nga Gjilani, e cila humbi dy djemtë në tërmetin e pak ditëve më parë në Durrës.