• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pak ditë pas dasmës, kunata e Almedës dedikim prekës për çiftin (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u martuan para pak ditësh në Beberly Hills në një ceremoni madhështore ku mori pjesë, sigurisht edhe motra e Toglahanit, Nil. Ajo ka postuar dy fotografi në Instragram ku ka shkruar një dedikim për vëllain dhe Almedën. “Kur pashë këtë foto për herë të parë mendova kjo jam unë. Kështu jam ndjerë atë ditë. Vëllai im ka qënë gjithmonë më shumë se vëlla për mua. Ai ka bërë shumë sakrifica për mua. Ai gjithmonë më ka mbrojtur. Në disa raste ka qënë baba ose mik. Në 13 shkurt unë isha dëshmitare e martesës së tij me një vajzë të bukur dhe të mrekullueshme, Almeda. Gjithmonë kam thënë se nuk do ta ndaja kurrë me dikë tjetër, por atë natë kuptova se do jetë Almeda ajo që do e ndajë me mua (shpresoj). Emocionet nuk mund të kontrollohen dhe kjo foto e shpreh qartë. Jam shumë e lumtur për ta, urime dhe shpresoj ta jetoni jetën të lumtur së bashku.”

Më pas motra e Tolgahan postoi edhe një foto tjetër me Almedën nuse ku shkruan: “Ju prezantoj me Almeda Sayisman. Nusja më e bukur dhe më e dashur.”/revistawho.com