Pak ditë më parë, vogëlushja e Mozzik dhe Loredanës festoi 1-vjetorin e lindjes. Sot Loredana ka vendosur t’i organizojë Hanës një festë mjaft të veçantë, me plpt fëmijë, ku mbizotëron ngjyra rozë. Në foto bie në sy edhe torta, e cila është bërë posaçërisht për Hanën. Nuk dihet nëse pjesë e festës është edhe Mozzik, por ai e uroi publikisht vogëlushen e tij me fjalët më të ëmbla. Kujtojmë se reperi dhe Loredana mbajnë një raport miqësor edhe pas ndarjes dhe arsye kryesore është pikërisht vogëlushja e tyre.