Vetëm pak ditë pasi u deklarua se ishte “single”, Stresi ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit në Instagram. Në foto duket vetëm dora e reperit që po mban dorën e një vajze, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur. “Dije…”, -shkruan Stresi përkrah fotos ndërkohë që me këtë veprim ka lënë të kuptohet se nuk është më “single”. Pak ditë më parë me një foto nga palestra, reperi e deklaroi hapur se ishte ndarë nga e dashura, por foto e fundit po i tregon të gjitha. E nëse Stresi do flasë lidhur me këtë çështje dhe jetën private na mbetet të presim./revistawho.com