Pak javë më parë këngëtarja Adelina Tahiri mori bekimin më të madh në jetë. Ajo u bë nënë për herë të parë e një djali të quajtur, Jon. Pas lindjes këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale për të qëndruar pranë të birit si nënë me kohë të plotë. Por përpos kujdesit për vogëlushin, Adelina duket se ka treguar një kujdes të veçantë edhe për trupin e saj. Nëpërmjet disa fotove të publikuara në ‘Instastory’ këngëtarja shfaqet mjaft në formë. Teksa vëmendjen e fokuson tek barku i dobët, Tahiri tregon se ja ka dalë të rikthejë fizikun e saj në një kohë shumë të shkurtër./revistawho.com