Këngëtarja e njohur, Blerina Braka pak javë më parë u bë nënë për herë të parë. Pas lindjes ajo tregoi se ishte jashtëzakonisht e lumtur dhe zbuloi se djali i saj do të quhej Edeil. Por gjatë kësaj këngëtarja nuk ka preferuar të publikojë asnjë fotografi të të voglit të saj, ashtu siç bëjnë shumica e prindërve për të ruajtur privatësinë.
Megjithatë ditën e sotme dashur padashur ajo ka treguar përpara disa ndjekësve në ‘Instagram’ për herë të parë fytyrën e djalit të saj. Këngëtarja tjetër Anxhela Peristeri e ftoi në një video ‘live’ Blerinën dhe i kërkoi që t’i tregonte djalin. Blerina harroi që aty mund ta shikonin të gjithë dhe më pas u pendua për kët veprim. “Mos e nxirr shumë se do e marrin më sysh”, – dëgjohet teksa i thotë Anxhela. “Ua harrova që e shohin të gjithë, pse e shohin të gjithë këtu?”, – thotë Blerina më pas. /revistawho.com