Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn… 03/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit 03/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pak orë para nisjes, Ledion Liço nuk i kursen detajet për “BBV4”: Do ketë një shkëmbim…

21/12/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Pak orë para nisjes, Ledion Liço nuk i kursen detajet për “BBV4”: Do ketë një shkëmbim…

Pak orë para nisjes së “Big Brother VIP Albania 4”, Ledion Liço ka zbuluar disa detaje interesante që kanë shtuar emocionin tek publiku. Drejtuesi i spektaklit, i intervistuar për “Shqipëria Live”, ka treguar entuziazmin e tij për nisjen e sezonit të ri dhe ka dhënë disa informacione për formatin dhe shtëpinë e famshme.





Sipas tij, shtëpia ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme, përfshirë arredimin dhe shtimin e banorëve jo VIP, të cilët do të jenë pjesë e këtij edicioni. Ai theksoi se, ndryshe nga edicionet e tjera, fokusi këtë herë do të jetë tek historitë personale të banorëve, më shumë sesa tek statusi i tyre.

“Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh.


Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio.

Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë,” tha Ledion Liço.

I pyetur për emrat e personazheve që përfliten si pjesë e edicionit, ai zbuloi se dy prej tyre do të hyjnë në shtëpi të shtunën në mbrëmje.

Sara Hoxha? Laert Vasili? Eros Grezda? Cubi Metka? Egli Tako? Kush prej tyre do të jetë pjesë e spektaklit?

“Të paktën dy prej tyre dhe futen që nesër,” tha Liço.

Një tjetër risi këtë sezon është bashkëpunimi mes Big Brother VIP Albania dhe Grande Fratello-s, që do të sjellë shkëmbimin e një banori mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.

Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion,” tha ndër të tjera Ledion Liço.

Publiku tashmë pret me padurim të zbulojë se cilët do të jenë banorët që do të nisin këtë rrugëtim të gjatë dhe emocionues.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!
Breaking News

Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!

03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim  dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit
Breaking News

Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit

03/02/2026
“Do të marr hak”, Donaldi nuk humb kohë fare, do t’i kthejë reston Romeos!
Breaking News

Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël!

02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Next Post
Iu fshi kënga nga Youtube, vjen reagimi i Parashqevi Simakut

Iu fshi kënga nga Youtube, vjen reagimi i Parashqevi Simakut








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera