Albano Bogdo është larguar përfundimisht nga “Ferma VIP”. Prej prime-it të së premtes, ku u publikuan disa video me momente intime mes tij dhe Baby G, Albano është përballur me debate dhe kritika. Ditën e sotme Baby G e ka injoruar, teksa Roberti si kryefermer e ka “dënuar” duke e dërguar në shtëpinë e fakirit. Pas kësaj, Albano ka marrë valixhet dhe është larguar, duke braktisur lojën vetëm pak ditë para finales.








