Futbollisti anglez Kieran Trippier është parë së fundmi në një dalje nate në Newcastle, ku shoqërohej nga modelja 21-vjeçare e OnlyFans, Kehlani Webster, e cila është 14 vite më e re se ai. Mbrojtësi i Newcastle United kaloi disa orë me të në lokalin “Babucho”. Sipas raportimeve, ai madje i dha edhe bluzën e tij për ta mbajtur ngrohtë gjatë mbrëmjes.
Dyshja nuk ishte vetëm, pasi shoqërohej edhe nga disa vajza të tjera, dhe thuhet se ishin ndër të fundit që u larguan nga lokali. Kehlani punon gjithashtu në një klub privat në qytet dhe krijon përmbajtje me pagesë në platformën OnlyFans.
Kjo dalje e fundit e Trippier vjen pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Charlotte, me të cilën ka edhe fëmijë. Problemet në martesën e tyre u raportuan që në maj të vitit 2024, kur në rrjete sociale qarkulluan video ku ai shihej me një vajzë tjetër në një bar në Newcastle.
Më pas, Charlotte u zhvendos së bashku me fëmijët në Cheshire, ndërsa shtëpia familjare e çiftit në Morpeth u nxor në shitje. Çifti, i martuar që nga viti 2016, konfirmoi verën e kaluar se kishin qenë të ndarë për më shumë se një vit dhe se po shkonin drejt divorcit.
Në një deklaratë publike, Trippier theksoi se ndarja është një çështje private dhe kërkoi që të respektohet privatësia e familjes së tij, veçanërisht për hir të fëmijëve.








