Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

PANAIRI I LIBRIT / IRENA TOÇI: KLASIKËT NUK DALIN KURRË NGA ‘MODA’, SUGJERIMET E MIA NË STENDËN E “TOENËS”

14/11/2015
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
PANAIRI I LIBRIT / IRENA TOÇI: KLASIKËT NUK DALIN KURRË NGA ‘MODA’, SUGJERIMET E MIA NË STENDËN E “TOENËS”

Botuesja e “Toena”, Irena Toçi, është një tjetër faktor i rëndësishëm në botën shqiptare të librit… Si e tillë, ne e intervistuam në një prej ditëve të Panairit të Librit “Tirana 2015” dhe kemi marrë prej saj përgjigje dhe sugjerime interesante.  





Si duket panairi këtë vit?

Vizitorët nuk kanë munguar që në ditën e parë dhe kanë qenë të grupmoshave të ndryshme, si lexues besnikë që nuk e lënë asnjëherë pas dore librin, por edhe mosha të reja.


Cilat janë librat që duhet të blejmë?

Unë sugjeroj gjithmonë letërsi, letërsi cilësore, letërsi shqipe apo të huaj, emra të njohur që ofrojnë letërsi, që japin mesazhe dhe arrijën të kumptojë tek lexuesi pa e ledhur atë, dhe pa i humbur kohën . Ne kemi sivjet Albert Cohen me “E bukura e të zotit”, Dinos Koubatis me “Flakët e Izmirit”, shkrimtarin e politikanin Namik Dokle me “Vajzat e mjegullës”, kemi përkthyer nga Alberto Moravia romanet “Mërzia” dhe “Konformisti”, kemi Ilirian Zhupën me librin me poezi “Të gjallë e të vdekur”, etj.   

A ekzistojnë në Shqipëri bestseller-at?

Ka edhe në Shqipëri libra që mund të konsiderohen si të tillë, por ne si shtëpi botuese jemi fokusuar tek letërsia që i qëndron vlerave .

A shitet më shumë letërsi shqiptare apo e huaj?

Ka lexues për të dyja letërsitë. Sigurisht, e vetme, letërsia shqiptare është më e paktë në numër se sa letërsia e huaja, sepse kjo e dyta përmbledh disa autorë, në disa shtete, përmbledh klasikë e emra të njohur botërorë që nuk dalin kurrë nga “moda”.

A është e vërtetë që shqiptarët blejnë libra më së shumti gjatë panairit?

Është disi e vërtetë sepse është krijuar një lloj tradite: ke një ekspozim të shumë autorëve e shumë titujve, e shumë shtëpive botuese, që në disa ditë të caktuara mblidhen së bashku. Doemos, tashmë publiku e ndjek panairin që mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe shkon aty për të marrë më të mirën e botimeve për një vit. Ka shumë lexues që nuk e presin panairin për të lexuar librat që kanë përzemër, dhe i marrin në kohën që botohen. Kjo është zgjedhje personale, por panairi të jep kënaqësi të madhe dhe shpesh ka edhe çmime më të ulëta për librat.

Ç’mendoni për librin elektronik?

Ne jemi tashmë në kohën e zhvillimeve teknologjike dhe si botuese nuk mund të jem e pavëmendshme mbi tendenca e botimit dhe e leximit në formë elektronike. Sivjet panairi e ka temë të tijin, librin digjital pasi është bërë një marrëveshje me Amazone Books për t’u ofruar kjo mundësi edhe në gjuhën shqipe. Deri më tani është ende një eksperiment, por që me kalimin e kohës do jetë një mënyrë shumë e mirë, më së shumti për të rinjtë që të lexojnë në telefonat e tyre apo në i-pad edhe vepra shqiptare ose përkthime të autorëve të tjerë në gjuhën shqipe .

 

Tags: Irena TociPanairi i LibritToena
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Disa këshilla si të bëni për vete mashkullin që doni

Disa këshilla si të bëni për vete mashkullin që doni








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera