Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Papion apo kravatë? Pantallona me apo pa vijë? Këto këshilla i kemi për xhentëlmenët

22/09/2021
in Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Papion apo kravatë? Pantallona me apo pa vijë? Këto këshilla i kemi për xhentëlmenët

Veshjet elegante tërheqin gjithmonë vëmendjen e duhur në raste të veçanta. Meshkujt duken bukur nëse veshin kostume ose kombinojnë pantallonat klasike me këmishat dhe këpucët që tashmë preferohen vetëm ato me shkëlqim. Papjoni ndonjëherë është më shik se kravata. Ja disa rregulla për një veshje elegante…





Këmishat vetëm pambuku

Një nga revistat më prestigjioze të modës për meshkuj “Askmen” shkruan se sa më pak aq më mirë. E ka fjalën për këmishat e stilit transparent, ngjyrat e forta dhe ato që shkëlqejnë një kilometër larg. Në vend të tyre, për t’u veshur në mënyrë sa më elegante, vishni këmisha me ngjyra të buta, më të thjeshta, me vija të holla që i qëndrojnë idesë klasike. Preferohen këmishat prej pambuku të një cilësie të lartë ose mëndafshi. Ndërsa këmishat që shkëlqejnë e që nuk janë prej pambuku jo vetëm që nuk janë të rehatshme, por janë për më tepër demode. Kopsat duhet të jenë të mbyllura, me jakë të përfshirë. 


Pantallonat pa vijë

Pantallonat e hekurosura me vijë janë absolutisht jashtë mode. Mundohuni t’i evitoni sa më tepër sepse nuk ju tregojnë elegantë. Madje pantallona të tilla të krijojnë idenë se jeni më të shëndoshë. Pantallonat me shtrat të varur janë po ashtu jashtë mode dhe stilit klasik. Tashmë sugjerohen ato që kanë prerje të drejtë, pa vijë dhe të ngjyrave sa më klasike. Të zezat, të cilat janë gjithmonë shik, gritë si dhe bezhët të cilat duhen kombinuar me shumë kujdes. Mbi të gjitha, pantallonat duhet të jenë të prera bukur, fiks në masë, dhe në gjatësinë e duhur për veshje me këpucë po klasike. 

Papjoni më shpesh se kravata

Për ata të cilët nuk parashikojnë shumë evente gjatë një viti kalendarik sugjerohet të kenë një papjon të zi. Kravata e zezë formale, si dhe ajo e bardhë, duhen prerë dhe përshtatur me trupin. Shumë djem parapëlqejnë kravatat e blera për raste formale. Një papjon i prerë bukur, i zi,  mund të zgjasë për shumë vite. Për t’u dukur sa më elegantë duhet të keni patjetër një të tillë në gardërobën tuaj.

Këpucët vetëm me shkëlqim

Përsa i përket këpucëve sigurisht që janë vërtet të rëndësishme, ndaj përzgjedhja e tyre duhet bërë me shumë kujdes. Ato duhet të jenë me shkëlqim, pa asnjë shenjë në sipërfaqe, dhe të një cilësie të lartë. Këpucët e përditshme mund të jenë më të thjeshta pasi nuk është e nevoshjme që të tërheqin vëmendje. Ndërsa këpucët e mbrëmjeve të veçanta duhet të jenë të stilit oxford (të sheshta me lidhëza), prej lëkure të vërtetë. Preferohen këpucë të zeza në raste të tilla si dhe çorape kashmiri. Edhe për to duhet treguar kujdes pasi në ndonjë moment mund të duken./revistawho.com

Tags: meshkujtveshje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Tetë ditë larg nga koncerti i Ritës në kullën Eiffel dhe gjithë vëmendja është në Paris

Tetë ditë larg nga koncerti i Ritës në kullën Eiffel dhe gjithë vëmendja është në Paris








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera