Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj! 01/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Paqja nuk zgjati! Selena dhe Hailey nisin “raundin” e ri të konfliktit

19/10/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Paqja nuk zgjati! Selena dhe Hailey nisin “raundin” e ri të konfliktit

Ashtu siç ndodh gjithmonë me këto dy emra, qetësia nuk zgjati shumë! Vetëm pak muaj pasi Selena Gomez dhe Hailey Bieber dhanë sinjale paqeje, interneti po zien sërish nga drama e re mes tyre.





Gjithçka nisi me një postim që Hailey bëri më 18 tetor në Instagram — një mesazh që shumë fansa e interpretuan si “kunjë” ndaj Selena-s. Postimi, i cili u fshi pak më vonë, përfshinte deklaratën e modeles:

“Është gjithmonë e bezdisshme kur të vënë në garë me të tjerët. Nuk e dua këtë! Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar, krijojnë një histori në mendjen e tyre dhe nuk të takon ty ta ndryshosh.”


Dhe si për ta bërë më të qartë qëndrimin e saj, ajo shtoi:

“Mendoj se ka hapësirë për të gjithë. Nuk ndihem në konkurrencë me njerëzit që nuk më frymëzojnë.”

Në pamje të parë, fjalë të pafajshme. Por, sipas internetit, “njerëzit që nuk e frymëzojnë” tingëllonte shumë si Selena Gomez.

Ylli i “Only Murders in the Building” nuk vonoi me përgjigjen. Në një Instastory që menjëherë mori dhenë, ajo shkroi:

“Thjesht lëreni vajzën rehat! Ajo (Hailey) mund të thotë çfarë të dojë. Nuk ndikon aspak në jetën time. Është çështje rëndësie, jo inteligjence! Jini të sjellshëm! Të gjitha markat më frymëzojnë.”

Dhe në një tjetër postim, ajo shtoi me qetësi diplomatike:

“Ka vend për të gjithë. Dhe shpresoj që të gjithë të mund të ndalojmë njëherë e mirë.”

Përfaqësuesit e Hailey-t thanë për Page Six se komentet e saj “nuk kishin të bënin aspak me Selena-n”, por reagimi i shpejtë i Gomez-it tregoi se ajo e pa ndryshe.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që tensionet rindezen mes tyre. Fansat vunë re se në qershor, të dyja e kishin ndaluar së ndjekuri njëra-tjetrën në rrjete sociale — gjë që shumëkush e pa si “shenja paralajmëruese” të një përplasjeje të re.

Kujtojmë se në 2022, Hailey deklaroi në “Call Her Daddy” se “midis tyre ka vetëm dashuri”, dhe më vonë Selena kërkoi publikisht që fansat të ndalonin ngacmimet ndaj bashkëshortes së Justin-it. Madje në 2023, të dyja pozuan bashkë në një event, gjë që dukej si fundi i një epoke përplasjesh.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!
Breaking News

Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!

01/03/2026
Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!
Breaking News

Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!

28/02/2026
Next Post
E quajti “e dashura e showbizit”, Ilnisa s’e lë pa e thumbuar Meritonin?!

E quajti “e dashura e showbizit”, Ilnisa s'e lë pa e thumbuar Meritonin?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera