Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Para Adi Krastës nuk ka tema tabu, Alketa Vejsiu flet për marrëdhëniet e saj më të rëndësishme

12/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
Para Adi Krastës nuk ka tema tabu, Alketa Vejsiu flet për marrëdhëniet e saj më të rëndësishme

Po të mendosh atë që i kishte thënë dikur Vera Grabocka, Alketa Vejsiut, në studion e së Diellës ishin përballë Adi Krasta dhe “Adi Krasta femër e Shqipërisë”.





Moderatori i njohur shqiptar priti në intervistën e fundit të sezonit, Alketa Vejsiun për të folur për pak nga të gjitha, patentat e rëndësishme televizive, biznesin, familjen, madje edhe tema që vetëm Krasta mund t’i hapte me atë natyrshmërinë e tij, të cilën duhet ta pranosh, ose ta pranosh. Dhe Alketa Vejsiu atë bëri edhe pse jo në rolin e dikujt të vënë në vështirësi, por të dikujt që bën një bisedë të hapur me një koleg dhe mik, me të cilin vlerësohet e respektohet reciprokisht.


Dhe për të kuptuar më qartë çfarë temash ishin, po përmendim një nga pyetjet e drejtpërdrejta të Krastës gjatë bisedës, se sa Alketa do ishte kjo që është, pa ndihmën e bashkëshortit, duke e ditur mirë që Vejsiu i ka mbajtur gjithmonë partnerin dhe fëmijët jashtë medias, edhe pse nuk e ka fshehur kurrë marrëdhënien e ngushtë dhe parësore me ata. “Mendoj që ai është një forcë e jashtëzakonshme në jetën time. Ekuilibri fillon në familje, nën çati. Unë jam e lumtur që fëmijëve mund t’u tregojmë jo në teori, por me model, dy njerëz që duhen dhe duan t’u japin atyre më të mirën”,-tha Alketa Vejsiu.  Ajo tregoi që kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët larg ndikimit të jetës dhe profesioneve të prindërve. Fëmijët flenë kur mamaja e tyre është në ekran dhe vajzën, që është më e madhe, nuk e ka marrë kurrë në prova. “Ata vazhdojnë jetën e tyre me angazhimet e fëmijëve. Unë e kam shmangur ardhjen e Nikol, që është më e madhe sesa djali, në mjediset e provave, që janë mjedise që shkëlqejnë, shumë larg realitietit. Unë e lë të lirë, por nuk dua të bëj atë që bëj unë. Ajo do bëjë atë që do dhe do ketë mbështetjen tonë, sigurisht”,-tha Alketa.

Sigurisht, biseda është ndalur gjatë në angazhimet e saj kryesore, televizionin dhe biznesin. Prej vitesh Vejsiu bashkëpunon me Grabockën dhe tashmë, projektet e tyre janë të gjitha patenta ndërkombëtare. “Kërkesa ime ka qenë drejt standardeve perëndimore, për këtë arsye kam shkuar drejt patentave. Nuk desha të merresha me sajime, doja garanci për produktin ku do vendosja emrin dhe fytyrën time”, tha Vejsiu, megjithatë shtoi që në panairin e parë të patentave ku ka marrë pjesë, në Cannes, në vend të një inferioriteti që mund të ishte legjitim për një përfaqësuese nga Shqipëria, ndjeu diçka që më vonë do ia përcillte Verës. “Patentat që Grabocka kishte shpikur, edhe në kushtet e vështira të Shqipërisë, do kishin qëndruar shumë mirë në një panair ndërkombëtar, po të kishte qenë e mundur”.

 

Gjithsesi, të dyja, kanë marrë në ecje e sipër trenin dhe kanë sjellë në Shqipëri X Factor, Dance with me, Your Face Sounds Familiar dhe duket sikur nuk ka mbaruar këtu. Duke pasur parasysh formatet ndërkombëtare që prezanton Alekta, Krasta e pyeti nëse e kishte menduar ndonjëherë veten prezantuese në një vend tjetër.”Mendoj që Shqipëria është tavan, por jo qiell. Mund të kisha bërë diçka shumë të mirë edhe jashtë Shqipërisë. Italia mund të ishte një vend shumë i mirë. Vendi ynë dhe Italia më duken një vend i madh i përbashkët.  Dhe televizioni italian është shumë interesant. De Filipi dhe skuadra e saj janë një pikë shumë e mirë orientimi për mua”, tha Alketa.

Por ndërsa televizioni mbetet një vend ku publiku është vetëm një ndjesi që duhet perceptuar, bizensi është krejt ndryshe, sipas Vejsiut, duke plotësuar atë që ekrani, edhe pse një pasion i madh, nuk ia jep dot. “Biznesi është shumë i bukur. Je përballë njerëzve. Ke kontakt të gjallë me ta. Jam munduar të vendos një standard shumë të mirë për shërbimin cilësor që të fillojë që me pritjen e klientit deri te produkti final. Për mua mund të jetë vetëm një nga eventet, por për klientin është një event i rëndësishëm i jetës dhe dua që të jetë i përkryer për të. Jam shumë e lumtur që biznesi nis me shërbimin, vazhdon me fustanin, makeup-in, fotografinë, dekorin dhe gjen një vitrinë në fund në revistën Class te rubrika Festa Jote”,-tha Alketa, themeluese edhe e revistës Class online.

Sigurisht, edhe pse vazhdon të këmbëngulë që fëmijët nuk duhet të shpenzojnë shumë kohë në internet dhe t’i qëndrojnë sa më larg teknologjisë, në punën e saj beson te fuqia e internetit dhe e merr seriozisht realitetin online, në shpërndarjen e informacionit të shpejtë e të saktë, komunikimin me publikun dhe përcjelljen e mesazheve. Megjithatë, kjo nuk e bën një qenie virtuale, që jeton e shkëputur nga mjedisi. Vejsiu ka theksuar që ajo nuk është indiferente ndaj mjedisit që e rrethon, edhe pse nuk zgjedh të prononcohet për gjithçka.

“Nuk jam indiferente ndaj mjedisit, por nuk jam gazetare investigative dhe nuk e teproj me deklarata sepse nuk dua të kem kontestime në atë që bëj, për shkak të asaj që mund të kem thënë dikur, por fjalën time të lirë e kam thënë sa herë kam dashur. Unë nuk kam pasur censurë dhe kam pasur kurajo ta them”. Nëse ka ndër mend që këtë angazhim ta institucionalizojë apo ta vendosë qartë në një forcë politike, përgjigjja e Alketës ka qenë mëse e qartë. “Unë kam mbaruar Fakultetin Ekonomik. Vitin e fundit kam bërë Administrim Publik dhe e kam menduar që mund të hyja në politikë, por më vonë e kam kuptuar që nuk do të merrem kurrë me të. Jam  një person “media&bussines oriented”. Shqipëria boll është e ndarë në të kuqe dhe blu, nuk mendoj që arti duhet të marrë pjesë në këtë. Unë mendimin tim e kam thënë dhe nuk kam asnjë peng. Por shkon deri këtu dhe jo përtej”,-është shprehur Alketa.

Edhe një herë, Vejsiu theksoi parimet e saj në ecjen në botën kompetitive të televizionit, ku ka vendosur të mos shohë logo ekranesh dhe konkurrencë mes kolegësh, por të jetojë “një jetë të qetë dhe me ngjyra”. Dhe me këtë liri, që nuk ia kanë  dhe nuk ka pranuar t’ia censurojnë, e mbylli intervistën duke i shprehur dashurinë dhe vlerësimin Krastës dhe medias ku e ka nisur udhëtimin e saj, si folëse radiofonike./Class

Tags: alketa vejsiuadi krasta
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
Damiano nuk ndal sulmet ndaj ‘Big Brother’: Sipas skenarit këtë javë del…

Damiano nuk ndal sulmet ndaj ‘Big Brother’: Sipas skenarit këtë javë del...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera