Dashi – Kjo javë ju frymëzon të bëheni kureshtarë, specifikë dhe të orientuar drejt veprimeve rreth sigurisë suaj emocionale. Cilat janë vendet dhe cilët janë njerëzit që ju bëjnë të ndiheni të sigurtë? Inteligjenca, komunikimi dhe kurioziteti do ju tërheqin më shumë.
Demi – Këtë javë ju kërkohet të zgjeroni gjuhën tuaj në një mënyrë që zgjeron botën tuaj. Është koha për të përmirësuar cilësinë e aftësive tuaja të komunikimit, veçanërisht rreth diskutimit të emocioneve. Do keni më shumë siguri financiare, personifikim dhe kënaqësi.
Binjakët – Këtë javë do frymëzoheni për të ndërmarrë hapat e ardhshëm drejt realizimit të qëllimeve tuaja. Yjet do t’ju ndihmojnë duke rinovuar marrëdhëniet tuaja me romancën dhe duke ju dhënë akoma më shumë besim, karizëm dhe potencial për të lulëzuar dashurinë.
Gaforrja – Ju do të jeni fokusi i muajit. Demonstroni më të mirën tuaj, besnikërinë, mbështetjen dhe dashurinë për familjen tuaj. Dëshirat tuaja do nisin të realizohen. Yjet do t’ju ndihmojnë të shëroheni nga dhimbjet e së kaluarës.
Luani – Këtë javë do të dëshironi të bëni më pak. Shumë më pak! Është momenti juaj vjetor i pushimit, rimbushjes, reflektimit dhe kujdesit për veten, në mënyrë që të mund të përfundoni atë që ka nevojë për mbyllje.
Virgjëresha – Këtë javë duhet të punoni më pak dhe të dilni më shumë. Ju e keni vënë në sprovë veten muajin e kaluar dhe keni bërë shumë ëndrra realitet. Pra, festoni me më të afërmit dhe njerëzit tuaj të dashur!
Peshorja – Këtë javë do reflektoni se si emocionet tuaja janë udhëzuese për karrierën tuaj. Gjithçka që duhet të dini për suksesin profesional mund të gjendet në inteligjencën tuaj emocionale. Venusi do ju tërheq njerëz dhe vende që ju mësojnë për dashurinë dhe përkatësinë.
Akrepi – Këtë javë mund të bëni një udhëtim duke shkuar në vende të reja që zgjerojnë botëkuptimin tuaj në mënyra të mrekullueshme. Me inteligjencën tuaj do tërhiqni më shumë njerëz.
Shigjetari – Kjo javë ju frymëzon të notoni në thellësi të temave si intimiteti, sensualiteti, kënaqësia dhe marrëdhëniet kuptimplota. Bëni një përpjekje për të kuptuar motivet tuaja më të thella dhe motivimet e të tjerëve gjithashtu. Venusi do krijojë kimi pasionante në të gjitha marrëdhëniet tuaja.
Bricjapi – Lëshoje pak kontrollin këtë kavë. Do vareni nga njerëz që keni besim dhe do mësoni të merrni aq sa doni të jepni. Miqtë e përgjegjshëm do ju ndihmojnë të përmirësoni veten dhe të tjerët do ju frymëzojnë të jeni vetvetja juaj më e mirë.
Ujori – Është koha për të ecur drejt mirëqenies. Bëni përparim të madh duke ndërmarrë hapa të vegjël drejt shëndetit emocional dhe shpirtëror. Marrëdhëniet tuaja romantike do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të sigurt, seksi dhe të denjë për të gjithë dashurinë që meritoni.
Peshqit – Këtë javë do të hiqni dorë nga zakonet që ju pengojnë të bëheni vetvetja. Mos harroni se jeni të denjë ashtu siç jeni, por mund të bëni gjithashtu progres.