Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj! 24/02/2026
”Ish-i më tradhtoi me një koleg”, Gimbo zbulon një detaj nga e kaluara e tij! 24/02/2026
Heidi Baci i tha 5 banorët që sheh si finalistë të “BBVA5”! 24/02/2026
Boarding Bridge × Quintessentially, partneriteti që i jep vlerë edukimit/ Erion Kosovrasti: Ekselenca nuk improvizohet, ajo projektohet me kujdes! 24/02/2026
Selin mes lotësh, rrëfen historinë e vëllait: Nuk flija dot sepse… 24/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

Screenshot


Të nisësh një sipërmarrje është një hap i madh që kërkon më shumë se një ide të mirë. Pas çdo biznesi të suksesshëm qëndrojnë vendime të vështira, sakrifica dhe një kuptim i thellë i realitetit përtej atij entuziazmit fillestar për t’u quajtur biznesmene. Për të gjitha vajzat që po mendojnë të krijojnë sipërmarrjen e tyre, sipërmarrësja Sara Karaj vjen me 7 këshilla





thelbësore që duhet të dinë përpara se të ndërmarrin këtë rrugëtim.

1. Ideja nuk mjafton, duhet qëndrueshmëri


Një ide e mirë mund të të hapë derën, por nuk të mban brenda. Suksesi varet nga aftësia për të vazhduar edhe kur motivimi bie dhe vështirësitë rriten.

2. Do të të duhet të punosh më shumë se kurrë më parë

Sipërmarrja nuk është liri e menjëhershme është përgjegjësi e shumëfishtë. Orët e gjata, presioni dhe vendimet e vazhdueshme janë pjesë e përditshmërisë.

3. Pasiguria është normale

Nuk do të kesh kurrë garanci absolute. Tregu ndryshon, planet evoluojnë dhe ndonjëherë duhet të improvizosh. Aftësia për t’u përshtatur është një nga asetet më të mëdha që mund të kesh.

4. Jo të gjithë do të të kuptojnë

Shpesh njerëzit përreth nuk e shohin vizionin tënd. Mbështetja e kufizuar nuk duhet të të ndalojë, por të të forcojë bindjen në rrugën që ke zgjedhur.

5. Dështimi është pjesë e procesit

Gabimet nuk janë fundi, janë informacion. Çdo pengesë të mëson diçka që nuk mund ta mësosh nga teoria, por nga praktika në punën që do të nisësh.

6. Menaxhimi i parave është pjesë kritike

Edhe bizneset me ide brilante mund të dështojnë për shkak të menaxhimit të dobët financiar. Disiplina me shpenzimet është po aq e rëndësishme sa rritja, ndaj ki kujdes.

7. Duhet të besosh te vetja më shumë se te rezultati

Rezultatet vonojnë, por besimi duhet të jetë konstant. Sipërmarrja është maratonë, jo sprint, ndaj vazhdoje udhëtimin tënd.

Goca mos harroni:

Sipërmarrja nuk është vetëm për të pasur më shumë para, është një proces transformimin tuaj personal. Ajo të mëson disiplinë, durim dhe përgjegjësi në një nivel që pak eksperienca të tjera mund ta ofrojnë. Ndaj nëse keni një ide, vazhdojeni. Ju mundeni!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera