Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”! 05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Para se të martoheni duhet t’i bëni këto pyetje partnerit tuaj

27/03/2016
in Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Para se të martoheni duhet t’i bëni këto pyetje partnerit tuaj

Pa e lidhur akoma kurorën e martesës duhet të ngrini disa pyetje të hershme, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në lidhjen tuaj martesore në vazhdim ose mund të qartësojnë disa probleme të së ardhmes.Për të kuptuar se sa jeni në gjendje të jepni e të merrni nga një marrëdhënie, duhet të sqaroheni për çështjet e mëposhtme./opinion.al





Do të kemi fëmijë, nëse po, do t’ia ndryshosh pelenat?
Te pyetja e fëmijëve nuk është e rëndësishme të thoni vetëm atë që partneri juaj do të dëgjojë. Përpara martesës, çiftet duhet të diskutojnë me ndershmëri nëse duan apo jo fëmijë. Sa duan dhe çfarë roli do të luajnë në rritjen e tyre.

Eksperiencat tona me ish-ët do të na ndihmojnë apo pengojnë?

Nëse keni pasur shumë lidhje serioze kjo mund të përbëjë rrezik divorci dhe cilësi të ulët të martesës. Mbase prej faktit se kush ka pasur lidhje dhe ndarje serioze, krahason partnerin/en aktual me një në të shkuarën.
Ngritja e këtyre çështjeve herët mund të ndihmojë. Njerëzit zakonisht hezitojnë të flasin për të shkuarën, por kjo ndihmon shumë në shëndetin e marrëdhënies në të ardhmen.

Sa i rëndësishëm është besimi fetar? A do t’i festojmë festat?
Nëse dy njerëz vijnë nga besime fetare krejt të ndryshme, është e rëndësishme që përpara martesës t’i diskutoni këto çështje dhe të kuptoni se sa rëndësi ka për secilin nga ju që të respektoni festat fetare dhe traditat që vijnë me besimin. Gjithashtu kur të keni fëmijë duhet të përcaktoni nëse do t’i mësoni fëmijët me këto tradita.


Si do t’i ndajmë borxhet?
Është e rëndësishme të dini nëse partneri/ja juaj ndihet i/e pavarur financiarisht nga juve apo dëshiron që të krijoni burime të përbashkëta. Mbyllja e borxheve është një pikë mjaft e rëndësishme, pasi krijimi i një buxheti të caktuar ndikon shumë në sigurinë tuaj financiare.

Për çfarë jeni të gatshëm të paguani më së shumti?

Ka artikuj që për një person janë të shtrenjtë dhe përpara të cilëve u erret shikimi dhe nuk i llogarisin kostot financiare. Blerja e një makine është një indikator i madh i kornizave tuaja për sa i përket mënyrës se si do t’i shpenzoni paratë.

A të shqetëson nëse bëj gjëra vetëm?
Martesa për shumë njerëz do të thotë humbje e pavarësisë dhe një bashkëpunim i ngushtë në çdo fushë të jetës, por për të tjerë martesa është ndërtimi i një partneriteti, por edhe ruajtje e autonomisë. Kjo është një nga pikat që duhet të sqaroni përpara se të martoheni, në mënyrë që të jeni në gjendje të kuptoni sa më mirë si do të jetë e ardhmja juaj.

A i pëlqeni prindërit e njëri-tjetrit?
Për sa kohë jeni të bashkuar në këtë front, martesa juaj mund të zgjasë. Ju mund të menaxhoni sjelljen që do të keni karshi prindërve të njëri-tjetrit. Por nëse ndonjëri prej jush sillet keq apo nuk do të ruajë asnjë marrëdhënie me prindërit, kjo është diçka që ju duhet ta saktësoni nëse do të përbëjë pikë të fortë apo të dobët për ju si çift.

Sa i rëndësishëm është seksi për ju?
Çiftet sot presin të mbeten seksualisht të pasionuar ndaj burrit ose gruas, ndaj duhet bërë një bisedë paraprake për të kuptuar më mirë nëse të dy partnerët janë të gatshëm të përjetojnë eksperienca të ndryshme seksuale.

Sa larg do të shkojmë me flirtimin me të tjerët?

Sipas specialistëve, çiftet duhet të diskutojnë se çfarë qëndrimi kanë rreth pornografisë, flirtimit dhe pritshmërive për ekskluzivitet seksual. Ndonëse mund të jetë një diskutim i vështirë, do t’ju bëjë shumë mirë dhe do t’ju kursejë shumë telashe në të ardhmen.

 

 

 

Tags: duhet te beni nje pyetesorpra se te martoheni
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!
Jetë

9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!

23/08/2025
9 gabimet që ju plakin më shpejt se koha!
Këshilla

9 gabimet që ju plakin më shpejt se koha!

19/08/2025
Next Post
Përcillet për në banesën e fundit Kristi 10-vjeçar

Përcillet për në banesën e fundit Kristi 10-vjeçar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera