Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“Parajsa artificiale”, libri që të gozhdon, nga Ben Blushi!

12/11/2024
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Parajsa artificiale”, libri që të gozhdon, nga Ben Blushi!

“Parajsa artificiale” përshkruan 24 orë nga marrëdhënia romantike, e njëkohësisht e çuditshme, e Simon Shuterit, një burri në moshë të mesme, dhe një vajze njëzeteshtatë vjet më të re. Vajza vuan raportin e vështirë të dy prindërve, të cilët kanë pasur luhatje në jetën bashkëshortore. Ajo i kërkon të dashurit të saj, ta ndihmojë në mënyrë që prindërit të mos ndahen.





Atëherë, Simon Shuteri, për hatër të të dashurës së re dhe naive, do të përpiqet të trillojë realitete paralele ku do të ndërthuren dhe bashkëveprojnë historia, luftërat tradicionale dhe konfliktet kibernetike, fetë dhe Inteligjenca Artificiale.

Ky rrëfim i shkruar thjeshtë, me dialogë të shpejtë dhe provokues, shpalos për lexuesin jo vetëm një histori dashurie atipike, por edhe një sërë tematikash bashkëkohore të rëndësishme.


Romani është i ndarë në dy pjesë të shkurtra. Në pjesën e parë, që titullohet Ferri, rrëfehet për një një luftë imagjinare mes Iranit dhe Shqipërisë të cilën Simon Shuteri e sajon me mjeshtëri, duke përdorur disa fakte të vërteta historike që lidhin dy vendet. Ndërsa, në pjesën e dytë, që titullohet Parajsa, përmes pyetjeve naive të vajzës dhe përgjigjeve të çuditshme të Simon Shuterit, gjejmë një përshkrim përrallor të jetës në kohën e Inteligjencës Artificiale.

Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë botën, duke zhdukur përfundimisht tre armiqtë më të mëdhenj të njeriut, thotë Simon Shuteri: Zotin, paranë dhe punën fizike. Nuk do ketë më të varfër dhe as të pasur, nuk do ketë më shtet dhe as demokraci, por njerëzit do jenë të gjithë të barabartë dhe të lumtur.

Këto skenare të ardhmesh të afërta, të bazuara në fakte të vërteta historike dhe aktuale, na shtyjnë në reflektime mbi sa e kontrollojmë vërtet jetën tonë dhe sa kontrollohemi nga faktorë të tjerë.

Autori

Romani “Parajsa artificiale” është botimi më i ri i shkrimtarit të njohur Ben Blushi.

Gjatë viteve të fundit, botimet e Ben Blushit kanë qenë ndër më të shiturit në treg dhe kanë fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Ben Blushi është përkthyer në disa vende të botës, si në Greqi, Kroaci, Bullgari, Itali, Kinë, Arabi Saudite etj.

Botime Pegi ka sjellë për lexuesit shqiptarë: “41 sekrete” (2022), “Komploti” (2023) dhe “Parajsa artificiale” (2024).

Fragmente nga libri

1)

Çfarë është dashuria për ty?

Dashuria është një zjarr që duhet mbajtur në frigorifer…

2)

Ai nuk beson në Zot, tha vajza, ma ka thënë mami.

Ai nuk beson në Zot, por jo për arsyet që nuk besoj unë, tha Simon Shuteri. Po për çfarë arsyesh, pyeti vajza.

Sepse ai mendon se është i plotfuqishëm dhe nuk mund të ketë një qenie tjetër që mund të vendosë në emër të tij, pra ai e refuzon Zotin jo nga pozita shkencore por nga pozitat e një narcizisti.

3)

Po pse beson vetëm tek e nesërmja?

Sepse atë e kam në dorë, tha Simon Shuteri. Ajo është e vetmja gjë që mund të ndryshojë.

Po të për të shkuarën çfarë mendon?

Mendoj se fetë, gjuhët, racat dhe kombet janë gjëja më e keqe që i ka ndodhur njerëzimit. Imagjino sikur gjithë bota të fliste një gjuhë, të kishte një fe, të ishte një komb, një ngjyrë, një racë, një shtet dhe të drejtohej nga një qeveri, çfarë parajse do ishte.

4)

Unë i njoh mirë patriotët e dehur që besojnë se fajin për çdo dështim e kanë gratë…

5)

… kisha diçka ndryshe që nuk e shpjegoja dot. Unë kuptoja më shpejt nga të tjerët gjërat që mund të ndodhnin nesër. Aftësia për të eksploruar të nesërmen është arti im. Me këtë e kam fituar jetën. Këtë aftësi për të parashikuar, shumë njerëz e quajnë intrigë, por ajo është thjesht një intuitë e

lindur.

6)

Ti beson te pavdekësia, pyeti vajza.

Unë besoj se njeriu jeton ende shumë keq dhe shumë pak, sepse shkenca nuk ka arritur ende të zbulojë ilaçin kundër plakjes, tha Simon Shuteri.

Pse ti mendon se plakja është një sëmundje, pyeti vajza.

Sigurisht, tha Simon Shuteri, plakja është një sëmundje që mund të kurohet.

Pra ti thua se, nëse plakja mund të shtyhet, gjyshja ime që është 81 vjeçe, mund të dukej 35 vjeçe dhe meqë gjyshi im ka vdekur, mund të ishte në ndonjë klub nate me një të dashur duke pirë një hugo?

Ndoshta ti dhe gjyshja, pa e ditur, mund të ishit dashuruar me të njëjtin burrë, tha Simon Shuteri.

Do ishte diçka shumë e shëmtuar, tha vajza. Prandaj plakja është e domosdoshme dhe Zoti e ka shpikur në mënyrë që gjyshet dhe mbesat të mos ngatërrojnë burr

at.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Punët më të paguara në botë për vitin 2024

Punët më të paguara në botë për vitin 2024








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera