Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Parashikimet e tmerrshme/ Këto janë katastrofat që do t’i ndodhin botës

26/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Parashikimet e tmerrshme/ Këto janë katastrofat që do t’i ndodhin botës

Kësaj pyetjeje është munduar që t’i japë një përgjigje Jane Goodall, antropologe e njohur që për më se 40 vjet ka studiuar jetën shoqërore të shimpanzeve dhe njëkohësisht autore e librit “Reason For Hope”.





Vizioni i saj në pamje të parë duket më shumë se utopik, por në fakt disa ndryshime drastike për planetin tonë aktualisht janë në zhvillim që tani.

Njerëzit do të lënë shtëpitë e tyre.


Bëhet fjalë për një braktisje të detyruar të shtëpive për shkak të ngritjes së nivelit të ujit të oqeanit, por edhe për shkak të ndryshimeve klimatike që do të pasohen me zmadhimin e zonave të shkretuara.

Në këtë rast, Goodall parashikon që të parët që do të preken janë vendet të cilat kanë burime ujore të limituara për pirje dhe ujitje. E vërteta është se vetëm gjatë vitit të fundit, 22 milionë njerëz u detyruan të braktisin vendbanimet e tyre dhe të emigrojnë për shkak të fatkeqësive natyrore.

Infeksionet do të jenë më të vështira për t’u kontrolluar.

Sipas Goodall, në vitet 2050 shkenca mjekësore do të ketë vështirësi shumë të mëdha për të kontrolluar infeksionet. Bëhet fjalë për rezistencën e shtuar të baktereve të ndryshme ndaj antibiotikëve.

Që në vitin 2013, Tom Frieden i Center for Disease Control and Prevention kishte paralajmëruar për nevojën e kalimit në erën post-antibiotike. Në Indi, shumë të porsalindur nuk arrijnë dot të mbijetojnë për shkak të infeksioneve që deri më tani konsideroheshin si të shërueshme.

Ndërkohë që ky problem ka trokitur edhe në SHBA, e favorizuar kjo edhe nga përdorimi abuziv i antibiotikëve. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në SHBA kanë vdekur 23 mijë persona të cilët ishin diagnostikuar me infeksion.

Shpyllëzimet do të kenë pasoja shkatërrimtare.

Që në vitin 2012 një shkrim në Neë York Times kishte folur për rrezikun që i kanosej planetit nga fenomeni i shpyllëzimeve të pakontrolluara. Llogaritet se mesatarisht humbet një sipërfaqe e pyllëzuar e barabartë me sipërfaqen e Panamasë.

Kjo gjë mendohet se do të dëmtojë jo vetëm vegjetacioni dhe kafshët për shkak të prishjes së habitatit të tyre, por edhe vetë njeriun, për shkak se nga pylli vjen edhe një pjesë e mirë e lëndëve të para që shërbejnë për përgatitjen e substancave që do të përdoren për përballimin e sëmundjeve vdekjeprurëse.

“Nëna Natyrë është elastike, por po afrohet me shpejtësi momenti kur ajo do të humbasë aftësinë e vetërregullimit dhe rigjenerimit”, përfundon Janet Goodall./syri.net

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
BB9/ Danjeli pendohet një ditë pasi lidhet me Fotininë, tropojani: Po lëmë nam, na shohin ata të shtëpisë!

BB9/ Danjeli pendohet një ditë pasi lidhet me Fotininë, tropojani: Po lëmë nam, na shohin ata të shtëpisë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera