Ps: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj, por dhe shenjën e horoskopit që ka të bëjë me orën e lindjes suaj.
Jemi vetëm dy ditë mbas eklipsit të pjesshëm diellor, i cili u zhvillua në 11 gusht në shenjën e Luanit dhe rezultatet e dinamikës së tij do të duken, në fazë të parë, deri në 26 gusht. Në datën 19 gusht Mërkuri mbaron kursin e tij retrogradë dhe rivendos komunikimin e qetë, duke u dhënë fund keqkuptimeve, vonesave dhe anulimeve. Gjatë kësaj jave do të kemi mundësi të kemi përfitime ekonomike, të bëjme një blerje apo shitje me fitim, por tregoni kujdes të veçantë pasi ekziston mundësia të biem viktima mashtrimi dhe të dalim me humbje. Megjithatë është një periudhë mjaft e favorshme për të bërë një udhëtim të bukur, për frymëzim e krijimtari, por dhe për anën tonë sentimentale duke favorizuar kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Akrepit, Gaforres dhe Peshqit të lindur në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Shprehni një dëshirë dhe bëni një urim, të jeni të sigurt se do të dëgjoheni.
DASHI
Mund të vazhdoni ende pushimet duke shqyrtuar dhe rishikuar planet e biznesit apo të punës suaj në mënyrë që t’i zbatoni me dinamizëm pas 20 gushtit dhe sidomos në fund të muajit, atëherë kur dhe guvernatori juaj Marsi do të mbaroj kursin e tij retrogradë. Madje disa prej jush do të bëni ndryshime të tilla që rezultatet apo pasojat do t’i shihni në financat tuaja. Vëmendje të veçantë duhet të tregoni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës pasi do të keni pengesa, vonesa apo çështje të së kaluarës që mund t’ju krijojnë shqetësime në sferën profesionale. Në sferën sentimentale, gjërat janë mjaft pozitive dhe akoma jeni nën atmosferën e eklipsit.
Këshillë: Me forcën tuaj shpirtërore të pashtershme mund të realizoni gjëra të rëndësishme.
DEMI
Nuk e di se sa arritët të shijoni pushimet, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, pasi obligime familjare dhe profesionale, por dhe pengesa dhe ngjarje të papritura nuk ju lanë mundësi të mëdha. Duke vendosur synime të qarta do të arrini të keni suksese në sferën profesionale frytet e të cilave do ti shihni në financat tuaja. Nëpërmjet rrjetit tuaj miqësor do të keni mundësinë të krijoni një lidhje apo një marrëdhënie që do të jetë me perspektiva dhe e rëndësishme për zhvillimin tuaj. Të favorizuar në këtë periudhë do të jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
Këshillë: Gjeni mënyrën të bëni një udhëtim.
BINJAKËT
Venusi, nga shenja miqësore për ju e Peshores, ju favorizon të vazhdoni dhe këtë javë pushimet duke ju ofruar momente të bukura me miqtë dhe të dashurit, por dhe mundësinë për një jetë sentimentale, të qetë dhe harmonike. Në 19 gusht Mërkuri, guvernatori juaj, mbaron kursin e tij retrogradë duke u dhënë fund pengesave dhe keqkuptimeve dhe duke ju bërë juve më komunikues. Në sferën profesionale do të jeni me fat, mjaft që të vendosni qëllime realiste dhe të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve.
Këshillë: Tregohuni të kujdesshëm ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, të jeni sa më realist pasi mund të zhgënjeheni nga situata apo bashkëpunime.
GAFORRJA
Erdhi koha për t’u çlodhur dhe për të kaluar momente të bukura me njerëzit e familjes suaj, pa u mposhtur nga çështjet financiare, të cilat do të vazhdojnë t’ju preokupojnë dhe kërkojnë prej jush një programim korrekt. Ndërkohë, në qendër të interesit tuaj do të jenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, në të cilat nuk do të mungojnë tensionet dhe anulimet për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Ndërsa ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të keni mundësinë e një bashkëpunimi serioz, i cili do të ndryshoj të dhënat aktuale. Në fushën sentimentale fati është me ju, veçanërisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, duke j’u ofruar mjaft shanse dhe mundësi madje pa përpjekje nga ana juaj.
Këshillë: Vendosni kufijtë në marrëdhëniet tuaja, por tregoni mirëkuptim dhe elasticitet atje ku duhet.
LUANI
Ju jeni protagonistët e muajit me momente të vështira, por dhe intensive në të gjitha fushat, personale, profesionale dhe familjare. Ndërkohë pushimet janë duke mbaruar dhe prej 19 gushtit interesi dhe vëmendja juaj do të kthehet në sektorin profesional dhe financiar. Çështje në pritje, që ju i keni lënë, mund të jenë tashmë një problem në ambientin profesional, por me ndryshimet e duhura ju do të sillni stabilitet dhe do të rrisni fitimet shumë shpejt. Njëkohësisht është momenti të rregulloni çështjet lidhur me pronat ose të nxirrni fitime duke i shfrytëzuar ato.
Këshillë: Kujdes në investimet, ka favorizim, por dhe kurthe apo situata jo dhe kaq të qarta.
VIRGJËRESHA
Mund të vazhdoni dhe akoma pak pushimet por mos humbni kohë, pasi guvernatori juaj Mërkuri mbaron kursin e tij retrogradë në 19 gusht dhe mbi të gjitha me ditëlindjen tuaj (dmth me kalimin e Diellit në shenjën e Virgjëreshës) është momenti për të zbatuar dhe realizuar synimet tuaja në çdo drejtim. Sektori financiar është i favorizuar dhe realizuar synimet tuaja në çdo drejtim. Sektori financiar është i favorizuar dhe mund të merrni një sasi parash të vonuara apo nga burime të padeklaruara. Kujdes të veçantë duhet t’i kushtoni bashkëpunimeve dhe marrëveshjeve duke lexuar dhe gërmat e vogla të kontratës dhe duke marrë parasysh të gjitha parametrat.
Këshillë: E kaluara është përvojë, por ajo që ka rëndësi është e tashmja.
PESHORJA
Kjo javë është më e qetë dhe jeta juaj më harmonike, në sajë të prezencës së guvernatores suaj Venusit në shenjën tuaj, e cila ju jep bukuri dhe sharm, por dhe dëshirën për tu kujdesur për veten, diçka që ju duhet në të vërtetë në mes të detyrimeve që keni. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës atje ku ishit qetësuar për një farë kohe, do të përjetoni pengesa, tensione apo probleme nga e kaluara lidhur me marrëdhëniet personale apo profesionale. Sektori financiar u premton atyre që u lodhën gjatë verës, rritjen e të ardhurave dhe i shpërblen me një portofol plotë.
Këshillë:Keni mbështetjen e miqve.
AKREPI
Nuk e di se si keni arritur të kombinoni pushime dhe punë, pasi rritja e obligimeve profesionale dhe çështjet familjare nuk ju lejuan të shijoni pushimet ashtu siç do të dëshironit. Veçanërisht të favorizuar në këtë periudhë jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, të cilët do të keni fatin me anën tuaj dhe do t’ju ofroj jo vetëm përfitime ekonomike, por dhe shanse unike në jetën sentimenale. Prej 19 gushtit do të shihni planet e biznesit të promovohen më mirë dhe suksesi të jetë i sigurtë në të ardhmen.
Këshillë: Përfitoni nga shanset dhe mundësitë që do t’ju jepen, ju të lindurit rreth datës 8 nëntor.
SHIGJETARI
Mjaft e favorshme është kjo periudhë për ju, pasi mund të shijoni dhe të gëzoni pushimet me miqtë dhe të dashurit tuaj dhe në të njëjtën kohë të bëni një planifikim të ri për biznesin, i cili pas datës 19 gusht dhe në vijim do të jap rezultate të kënaqshme. Në të njëjtën kohë për momentin financat kanë nevojë për vëmendjen tuaj, sepse çështje që nuk u kishit dhënë një zgjidhje do të dalin në sipërfaqe. Disa prej jush mund të zgjidhni çështje apo probleme lidhur me pronat tuaja. Përsa u përket marrëveshjeve apo transaksioneve financiare duhet të jeni të vëmendshëm, ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
Këshillë: Besoni intuitën tuaj dhe gjeni qetësinë dhe harmoninë pranë familjes.
BRICJAPI
Pasiguria që ju ndjeni, e cila vjen si pasojë e situatës së financave tuaja, ndoshta ju tundon të investoni në biznesin apo në fushën profesionale në përgjithësi. Mos hyni në një proces investimi dhe transaksioni financiar dhe mos merrni parasysh idetë dhe nxitjet e të tjerëve për këtë çështje. Bëni një udhëtim të vogël apo një shëtitje anës detit, shijoni birrën apo uzon duke diskutuar me miqtë tuaj, sepse në fund të fundit jemi akoma me pushime dhe planet profesionale lërini për në fund të gushtit pas datës 27. Kushtojini vëmendjen e duhur vetes dhe familjes, pasi tensione dhe probleme mund të lindin, veçanërisht për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës.
Këshillë: Kujdesuni për veten dhe shmangni tendencat imponuese.
UJORI
Edhe pse jeni me pushime, duke kaluar momente të bukura, flirtim dhe duke fituar përvoja të paharrueshme, duhet tashmë të filloni të mendoni për biznesin dhe për suksesin në fushën profesionale, pasi gjatë kësaj periudhe keni mundësinë për të rritur të ardhurat mjaft që të jeni të matur në lëvizjet që do të bëni. Nga 19 gushti problemet dhe pengesat në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja fillojnë të marrin fund. Kujdesuni për shëndetin duke i kushtuar vëmendjen e duhur problemeve që ndoshta janë shfaqur dhe në të kaluarën.
Këshillë: Shmangni sjelljet provokuese dhe mos ushqeni thashethemet dhe prapaskenat me veprimet tuaja.
PESHQIT
Një gjë është e sigurt se brenda gjithë oblgimeve të rritura në fushën profesionale, do të gjeni kohë të bëni një udhëtim të paharrueshëm dhe do të kaloni pushime fantastike, pasi fati është me ju në të gjitha drejtimet. Veçanërisht të favorizuar jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, në çdo drejtim si në jetën tuaj personale ashtu dhe në atë profesionale. Çdo keqkuptim me kolegët si dhe probleme në punë apo në marrëdhëniet tuaja marrin fund nga data 19 gusht dhe jeta juaj e përditshme do të rrjedh më këndshëm.
Këshillë: Kërkoni t’ju plotësohet një dëshirë apo bëni një urim./revistawho.com