DASHI
Të dashur përfaqësues të shenjës së Dashit, këtë javë me kaq planete të mbledhur në shenjën tuaj nuk do të gjeni qetësi dhe sikur ta doni. Dinamikë, simpatikë, të ndritshëm, të vendosur që të merrni iniciativa për të gjetur zgjidhje në çështjet personale dhe profesionale, por detyrimet tuaja janë të shumta. Përpiquni të shfrytëzoni me kriter të drejtë dinamizmin që ju karakterizon duke shmangur nervozizmin, tensionet dhe veprimet e nxituara veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Ditë të përshtatshme për takime dhe bisedime në të gjitha drejtimet janë e hëna dhe e marta, veçanërisht për ju të dhjetëditëshit të dytë dhe në qoftë se doni të përfundoni një çështje apo një marrëveshje mirë është ta bëni tani pasi nga 22/3. Mërkuri fillon kursin retrograd dhe nxjerr në pah detyrime nga e kaluara. Në sferën sentimentale një person nga e kaluara mund të rikthehet dhe të preokupoheni për një farë kohe me atë. Për sa u përket juve të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë do të jetoni situata pasionante prandaj mirë është t’i shmangeni xhelozisë dhe tendencave sunduese, sepse vetëm probleme mund të sjellin në marrëdhëniet tuaja. I vështirë do të jetë fundi i javës për ju.
DEMI
Për ju të dashur përfaqësues të shenjës së Demit java fillon me iniciativa dhe vetëbesim, por në vazhdim të saj ekziston tendenca të mbylleni pak më shumë në vetvete. Në sferën sentimentale një person nga e kaluara, ose një marrëdhënie e fshehtë nga e kaluara mund të rikthehet. Në datën 24/3 aspektet e planetëve mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme në marrëdhëniet tuaja, kujdes me sjelljen tuaj pasi zilia mund të shkaktojë shpërthime. Një çështje familjare mund t’ju shqetësojë këtë javë. Bisedime dhe takime sekrete, por edhe thashetheme e prapaskena mund të keni gjatë kësaj jave. Jepini rëndësinë e duhur shëndetit dhe vendosni gjimnastikën në programin tuaj të përditshëm.
BINJAKËT
Të këndshëm, të komunikueshëm, entuziastë do të jeni ju, të dashur Binjakë gjatë kësaj jave. Hëna e Re, që sapo u bë në javën e kaluar ju ka vënë në lëvizje të bëni plane për fillime të reja, por ato përkohësisht do të pengohen, prandaj lërini për pak mënjanë pasi nuk është koha e përshtatshme për ndryshime. Me kursin retrograd që fillon në 22/3, fillime te reja nuk favorizohen dhe gjatë kësaj kohe mirë është të mos firmosni marrëveshje dhe të mos hyni në marrëdhënie të reja. Një marrëveshje ose një person nga e kaluara që ishte mënjanuar do të dalë në skenë. Mosmarrëveshje për çështje ekonomike mund të keni me një bashkëpunëtorin tuaj rreth 24/3. Shmanguni këmbimeve të mëdha financiare. Në sferën sentimentale me kalimin e Diellit në shenjën e Dashit gjërat do të përmirësohen akoma më shumë, por në ditët që vijojnë duhet treguar kujdes pasi pasioni dhe vështirësia në komunikim mund të sjellin tensione dhe tronditje në marrëdhënie.
GAFORRJA
Të dashur përfaqësues së Gaforres, të shqetësuar dhe të përkushtuar vazhdoni të jeni në çështjet tuaja profesionale, ndërsa paralelisht vëmendje të veçantë kërkojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet të cilat karakterizohen nga tensione në këtë periudhë. Rishikim, rivlerësim dhe tronditje të marrëdhënieve do të përjetoni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Ndërsa pasion dhe xhelozi do të përjetoni ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë të shenjës. Ditë e vështirë për ju është 24/3, kontrolloni sjelljen tuaj me qëllim që të mos cenohen marrëdhëniet për të cilat jeni të interesuar. Të përkushtuar në punë, keni lënë pak mënjanë familjen dhe nuk përjashtohet mundësia që pasojat t’i gjeni përpara.
LUANI
Të dashur përfaqësues së Luanit, java karakterizohet nga detyrime të shtuara në punë dhe në aktivitetin tuaj të përditshëm, megjithatë ju nuk humbisni entuziazmin, optimizmin dhe as pasionin erotik. Vështirësitë që do të hasni në fund të javës nuk ju prekin dhe nuk ju nxjerrin nga destinacioni. Mirë është të ngadalësoni ritmet tuaja, të kujdeseni më shumë për shëndetin dhe t’i përshtateni një mënyre jetese më të mirë. Për sa u përket çështjeve ekonomike vazhdojnë t’ju shqetësojnë dhe nga kjo javë do të dalin në pah për zgjidhje probleme ekonomike të kaluara, njëkohësisht mund të bëni shpenzime të mëdha ose të tepruara për fëmijët. Në sferën sentimentale gjërat janë pozitive dhe ndiheni të dashuruar ju të dhjetëditëshit të dytë të shenjës, nuk përjashtohet dhe kthimi i një personi nga e kaluara.
VIRGJËRESHA
Të dashur përfaqësues të shenjës së Virgjëreshës, dinamikë, të vendosur dhe me vëmendjen të drejtuar në marrëdhëniet dhe veçanërisht në financat tuaja do t’ju gjej kjo javë. Në sferën sentimentale gjërat i shihni më serioze dhe doni të merrni vendime. Nga data 22/3 një person nga e kaluara mund të rishfaqet në jetën tuaj. Pasion dhe dashuri për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë të shenjës. Në sferën ekonomike do t’ju shqetësojnë çështje financiare me bankat, tatimet dhe probleme trashëgimie. Në sferën profesionale do të tregoni talentet dhe aftësitë, të cilat do të vlerësohen. Për sa u përket çështjeve ose problemeve lidhur me fëmijët do të gjejnë rrugëzgjidhje.
PESHORJA
Për ju përfaqësuesit e shenjës së Peshores, kjo javë fillon me çështje profesionale dhe familjare, të cilat dolën në sipërfaqe nga ndikimi i Hënës së Re. Natyrisht që kalimi i Diellit përballë jush ju jep tjetër siguri. Problemet që do të lindin mund të mos jenë dhe aq serioze, por rëndësi ka se çfarë përmasash do t’i jepni ju, mundohuni të jeni gjakftohtë veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Në qoftë se doni të bëni një marrëveshje ose një kontratë mirë është ta bëni në dy ditët e para të javës, pasi nga 22/3 Mërkuri fillon kursin retrograd sjell vështirësi në komunikim, por favorizon dhe sjell në sipërfaqe çështje ose persona nga e kaluara. Për ju përfaqësuesit e dhjetëditëshit të dytë të shenjës është një javë erotike. 24/3 është një ditë që kërkon kujdes nga të gjithë ju pasi tensione do të keni në marrëdhëniet erotike, profesionale dhe familjare.
AKREPI
Të dashur përfaqësues së Akrepit, kjo javë për ju do të jetë një javë tërë gjallëri, plot dinamizëm dhe energji, me një jetë të përditshme të këndshme. Por paralelisht dalin në sipërfaqe dhe detyrimet e punës dhe shtohet përgjegjësia juaj. Ritmet do të jenë të shpejta dhe nuk përjashtohet të hasni dhe pengesa. Mund të doni të diktoni dhe të kaloni mendimet tuaja, por mirë është të keni kujdes se çfarë do të thoni dhe si do ta thoni. Në sferën ekonomike mund të vijnë të ardhura andej nga nuk e prisni. Në fushën sentimentale është një javë me flirt, me entuziazëm, por edhe me pasion sidomos 23-24/3 dhe veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës dhe në fillim të të tretit. Lini mënjanë zilinë dhe shijoni vetëm anën pozitive të pasionit. Kujdes në marrëdhëniet me njerëzit e rrethit tuaj, me komshinjtë dhe bashkëpunëtorët. Kujdesuni për shëndetin, përmirësoni mënyrën e jetesës dhe bëni gjimnastikën pjesë të jetës suaj.
SHIGJETARI
Pas Hënës së Re në 17/3 gjërat bëhen më të shtruara dhe më të ëmbla. Flirt, dëfrim, dashuri, momente të bukura me fëmijët tuaj ju presin gjatë kësaj jave, ju përfaqësuesve të Shigjetarit. E hëna dhe e marta janë ditë të përshtatshme për takime dhe bisedime në të gjitha sferat, qoftë sentimentale apo personale. Në qoftë se doni të bëni një marrëveshje ose një kontratë mirë është ta bëni brenda këtyre ditëve pasi në 22/3 Mërkuri fillon kursin retrograd, i cili do të zgjasë deri në mes të prillit. Në sferën sentimentale është një periudhë mjaft e mirë sidomos për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë, ndërsa njëkohësisht një person nga e kaluara mund të rikthehet dhe t’ju shqetësojë për një farë kohe. Në sferën ekonomike ekzistojnë vështirësi dhe pasiguri. Do të keni tendenca për të rriskuar apo për bixhoz, por dua t’ju them se duhet të jeni të përmbajtur.
BRICJAPI
Për ju të dashur përfaqësues së Bricjapit, është një javë dinamike dhe me synime të larta. Në fakt gjithmonë ju ka shqetësuar karriera dhe synoni të ngjitni sa më lartë shkallët e saj, por këtë javë jepini më shumë rëndësi çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin familjar, pasi atje do të keni tensione. Të njëjtën rëndësi duhet të jepni edhe në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale, të cilat testohen gjatë kësaj periudhe, veçanërisht ju të dhjetëditëshit të parë të shenjës. Fakti që ju doni të impononi vijën dhe idetë tuaja në personat e familjes ose tek bashkëpunëtorët mund t’ju sjellë konflikte, kontrolloni nervozizmin dhe ruani gjakftohtësinë. Kujdesuni për shëndetin dhe kujdes me automjetin ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë.
UJORI
Ju përfaqësuesit e shenjës së Ujorit gjatë kësaj jave do të jeni të tensionuar dhe mjaft të komunikueshëm pa patur arsye kryesore ose çështje thelbësore, pa ditur në fakt se çfarë kërkoni apo çfarë dëshironi, si konkluzion shpërdoroni energjinë tuaj pa kuptim. Ditë shumë të mira për takime dhe bisedime janë e hëna dhe e marta, mirë është në qoftë se keni lënë diçka pezull ta mbaroni këto ditë pasi nga 22/3 Mërkuri fillon kursin retrograd. Për sa i përket fushës ekonomike të ardhura do të keni nga një burim që mund ta konsideroni si dhuratë. Klientë ose bashkëpunëtorë nga e kaluara mund të rikthehen. Kujdesuni më shumë për shëndetin gjatë kësaj periudhe dhe organizoni udhëtime të shkurtra që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të çliroheni nga tensioni i brendshëm që mund të ndjeni.
PESHQIT
Ju të dashur përfaqësues të shenjës së Peshqëve, që deri tani ishit të përqendruar më tepër në çështjet dhe marrëdhëniet personale, këtë javë do të drejtoni vëmendjen në sferën ekonomike. Shanse, bisedime dhe marrëveshje me qëllim që të rrisni të ardhurat tuaja ju ofron e hëna dhe e marta dhe po keni ndërmend të bëni një lëvizje të tillë mirë është që ta bëni këto ditë, pasi në 22/3 Mërkuri fillon kursin retrograd dhe nuk favorizon mbylljen ose firmosjen e marrëveshjeve të reja. Në të njëjtën kohë detyrime ekonomike nga e kaluara që kanë të bëjnë me familjen do t’ju shqetësojnë ndërsa një bashkëpunim ose një marrëveshje nga e kaluara që ishte mënjanuar mund të ridalë në sipërfaqe./revistawho.com