Të dashur lexues ju uroj një muaj të mbarë! Kjo javë është e pasur në aspektet astrologjike, të cilat kërkojnë prej nesh të jemi të kujdeshëm në fillim të javës deri të enjten dhe të veprojmë nga e enjtja dhe deri në fund të saj madje do të thosha deri në datën 10. Më hollësisht, të martën dhe të mërkurën tendencat për konflikte dhe nervozizëm janë mjaft të theksuara, njëkohësisht deri të enjten duhet të shmangim kontratat ekokonomike, vendimet serioze në jetën tonë sentimentale dhe personale pasi kontakti me realitetin është i dobët dhe subjektiviteti, si rezultat i ndjeshmërisë që do të kemi, është në nivele të larta. Nga e premtja dhe deri në datën 10 është momenti të veprojmë, të përfitojmë nga situata jo vetëm për të promovuar cdo gjë që na intereson por dhe për të stabilizuar punën apo jetën tonë sentimentale. Është momenti të fillojmë një projekt apo dicka që keni planifikuar dhe të punojmë në mënyrë të organizuar për realizimin e tij.
DASHI
Në fillim të javës shmangni nervozizmin si dhe prapaskenat dhe kujdesuni për shëndetin. Prej të enjtes dhe deri në fillim të javës tjetër, promovoni karrierën apo punën tuaj duke përmirësuar njëkohësisht dhe të ardhurat. Filloni një projekt të ri nga e shtuna dhe punoni për realizimin dhe stabilizimin e tij. Organizoni sa më mirë punën dhe jetën tuaj të përditëshme, të cilat do t’ju shpërblejnë.
DEMI
Është momenti të realizoni gjithë ato që dëshironi rreth jush, jetës tuaj sentimentale dhe personale, por mos u nxitoni të merrni vendime deri të enjten pasi mendimet dhe gjykimet tuaja janë larg realitetit. Të enjten bëni një shëtitje afër detit apo një ekskursion me të dashurin, i cili do t’ju ndihmojē të vini më afër njëri-tjetrit. Nga e premtja dhe deri në 10 shtator keni mundësinë të përmirësoni dhe të stabilizoni marrëdhëniet tuaja. Gjatë kësaj periudhe mund të bëni dhe një marrëdhënie me perspektivë apo të keni lajme të mira lidhur me përparimin e fëmijëve tuaj. Kujdes në fushën financiare kryesisht deri të enjten.
BINJAKËT
Problemet dhe nervozizmi nuk do të mungojnë në fillim të javës duke qënë më të theksuara në ambjentin familjar. Përpiquni të keni një ekuilibër midis jetës personale dhe asaj profesionale pasi egziston mundësia që problemet që mund të lindin në një fushë të jenë pengesë në funksionimin normal të tjetrës si rezultat i gjëndjes suaj psikologjike. Nga e enjtja zgjidhjet për problemet tuaja shfaqen në horizont duke patur njëkohësisht dhe ndihmën e njerëzve të duhur. Fundi i javës ju gjen të preokupuar me jetën tuaj sentimentale.
GAFORRJA
Në fillim të javës mos merrni vendime serioze pasi të ndikuar nga ndjeshmëria e ditëve mendimet dhe gjykimet tuaja janë mjaft subjektive dhe larg realitetit. Njëkohësisht gjatë gjatë ditëve të para të javës ,deri të mërkurën, të jeni të kujdeshëm gjatë bisedave dhe diskutimeve pasi me lehtësi mund të humbisni kontrollin dhe të hyni në konflikte. Ndërsa fundi i javës, deri në 10 shtator, premton për ju marrëdhënie të reja me perspektivë si dhe përforcimin e marrëdhënieve egzistuese në jetën personale dhe profesionale. Favorizim do të keni dhe në fushën financiare. Programoni jetën e përditëshme duke eleminuar në këtë mënyrë gabimet.
LUANI
Mirë është të mos bëni lëvizje dhe kontrata në fushën financiare në fillim të javës. Nga e premtja dhe në vijim do të keni mundësinë dhe favorizimin e duhur për të vepruar në këtë drejtim. Njëkohësisht në fund të javës deri në 10 shtator të ardhurat tuaja do të përmirësohen dhe ju të interesuarit e shënjës tashmë mund të filloni një projekt të ri në punën apo karrierën tuaj, i cili do të ketë perspektivë dhe stabilitet.
VIRGJËRESHA
Periudha nxjerr në sipërfaqe probleme në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Mirë është të mos hyni në biseda serioze, të mos merrni vendime serioze dhe përfundimtare pasi nuk keni një vlerësim të saktë të situatës deri të enjten. Madje me lehtësi mund të hyni në konflikte dhe të jeni gjithë nerva gjatë këtyre ditëve. Përpiquni të jeni sa më energjikë dhe puntorë duke kanalizuar atje ku duhet tensionin e ditëve. Situata bëhet mjaft favorizuese për marrëdhëniet tuaja nga e premtja dhe deri në 10 shtator. Përmirësoni, stabilizoni dhe forconi marrëdhëniet egzistuese dhe krijoni marrëdhënie me perspektivë ju të interesuarit e shënjës. Në fund të javës do të ndjeni siguri, e cila ndikon mjaft pozitivisht në psikologjinë tuaj.
PESHORJA
Të jeni të kujdesshëm në fillim të javës në ambjentin e punës duke mos hyrë në biseda të tjera pervec temave që kanë të bëjnë me të. Ruani cështjet dhe jetën personale në intimitet duke qënë sa më të përqëndruar në punë deri të enjten. Egziston mundësia që gjatë këtyre ditëve të keni dhe mosmarrëveshje në marrëdhëniet tuaja. Situata bëhet më pozitive në pjesën e dytë të javës dhe ju jep mundësinë të zgjidhni probleme familjare që ju preokuponin deri tani duke sjellur një klimë pozitive dhe stabilitet. Njëkohësisht do të keni ndihmën e të dashurve tuaj.
AKREPI
Në fillim të javës shmangni negociatat dhe investimet pasi mundësitë për gabime janë të shumta. Njëkohësisht të jeni të kujdeshëm dhe në marrëdhëniet personale duke qëndruar sa më afër realitetit, duke mos imponuar të tjerëve dëshirat tuaja dhe mbi të gjitha duke u kujdesur për sjelljen tuaj në përgjithësi. Nga e enjtja dhe në vijim të jeni sa më shumë social, të zgjeroni rrjetin shoqëror me biseda dhe kontakte duke promovuar punën tuaj dhe duke realizuar në këtë mënyrë dhe synimet apo projektet tuaja.
SHIGJETARI
Në fillim të javës mund të bëni plane dhe ëndrra, por jo të vendosni dhe të veproni lidhur me to. Mos merrni vendime serioze as për jetën personale dhe as për atë profesionale deri të enjten.Tendencat për të hyrë në konflikte janë mjaft të theksuara deri të mërkuën. Rishikohini gjërat me imtësi dhe pa entuziazëm të tepruar nga e premtja dhe deri në 10 shtator mund të vendosni dhe të veproni. Shanse paraqiten në biznezin apo karrierën tuaj, prej të cilave mund të dilni mjaft të fituar në qoftë se do të jepni rëndësinë e duhur detajeve.
BRICJAPI
Është momenti të planifikoni të ardhmen tuaj. Bëni ëndrra në fillim të javës, por plane serioze dhe projekte me perspektivë dhe stabilitet mund të bëni nga e enjtja dhe deri në 10 shtator. Madje të mos mjaftoheni vetën në plane por të veproni. Një fazë të re premton fundi i javës për ju. Gjëndja juaj sentimentale dhe psikologjike do të jetë mjaft e mirë, ndërkohë që do të keni ndihmën e të tjerëve dhe përmirësimin e finacave tuaja.
UJORI
Fillimi i javës nuk është i përshtatshëm për negociata dhe invesime ekonomike pasi mundësitë për gabime janë të shumta. Bëni pak durim dhe veproni nga e premtja dhe deri në 10 shtator pasi është periudhë që premton më shumë stabilitet. Në jetën tuaj personale do të keni tendenca të hyni në marrëdhënie të fsehta. Gjithësesi fundi i javës, nga e premtja dhe në vijim, është më favorizues për financat dhe për jetën sentimentale.
PESHQIT
Kontradiktat dhe konfliktet nuk do të mungojnë nga bashkëpunimet dhe marrëdhëniet tuaja kryesisht deri të mërkurën. Mos merrni vendime në asnjë drejtim deri të enjten pasi do të jeni shumë të ndjeshëm dhe sentimental, dicka që do t’ju udhëheq në gabime. Një shëtitje romantike apo një film në kinema do të ndihmonte situatën. Nga e premtja ambjenti bëhet më favorizues për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Është momenti të stabilizoni dhe përforconi egzistueset dhe të krijoni të reja me perspektivë. Disa prej jush madje mund të kaloni në formalizimin e tyre. Gjithësesi, nga e premtja dhe deri në 10 shtator do të zgjidhni mjaft nga cështjet që ju preokupojnë duke patur dhe mbështetjen e miqve tuaj./revistawho.com