Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Parashikimet për javën 23-30 prill dhe Hëna e Plotë në fund të muajit në shenjën e Akrepit!

23/04/2018
in Horoskopi
Reading Time: 7 mins read
A A
Parashikimet për javën 23-30 prill dhe Hëna e Plotë në fund të muajit në shenjën e Akrepit!

Kjo javë karakterizohet nga kalimi i Venusit në shenjën e Binjakëve në datën 24 prill, e cila do ta bëjë jetën tonë të përditshme më të këndshme dhe do të na rrisë dëshirën për komunikim dhe flirt. Në 25 prill, Mërkuri vjen në kundërshtim me Saturnin duke vështirësuar komunikimin dhe duke na bërë më gjykues ndaj të tjerëve. Ky aspekt, i cili vazhdon dhe në 26 prill, së bashku me aspektin e Marsit në lidhje të ngushtë me Plutonin e bëjnë ditën të vështirë. Aspekti i fundit tregon forcë dhe energji të madhe, mjaft që ne ta përdorim pozitivisht, ndërsa në shprehjen e tij negative tregon dhunë, barbarizëm dhe konflikte. Prandaj nuk përjashtohet që gjatë kësaj periudhe të kemi dhe tensione në sferën politike dhe sociale. Muaji mbyllet me Hënën e Plotë në shenjën e Akrepit në 30/4, e cila nxjerr në pah kryesisht çështje ekonomike dhe sentimentale.





DASHI

Përdorni forcën dhe energjinë për të përballuar ashtu siç duhet problemet që do të hasni në punë dhe shmanguni sjelljeve imponuese dhe arrogante. Hëna e Plotë në 30 prill, hedh dritë mbi çështjet financiare dhe ju shkakton një ndjenjë pasigurie. Investime apo çështje ekonomike që kanë të bëjnë me banka, tatime, partnerin do t’ju stresojnë por ju do të mundeni të gjeni zgjidhje madje duke pasur dhe ndihmën e një njeriu me pozitë. Në sferën sentimentale favorizohen vetëm lidhjet serioze, të cilat janë ndërtuar mbi themele të forta dhe mund të lulëzojnë.


Këshillë: Kujdes rreth datës 26/4 dhe veçanërisht ju të lindurit rreth datave 11 dhe 12 prill.

DEMI

Përfitoni nga mundësia që ju jepet për të vepruar në mënyrë strategjike dhe të bëni lëvizjet e duhura për të arritur synimet tuaja ambicioze lidhur me biznesin apo karrierën, veçanërisht ju të lindurit rreth datave 11-12 maj. Hëna e Plotë, përballë jush, në shenjën e Akrepit hedh dritë në çështjet lidhur me marrëdhëniet apo bashkëpunimet tuaja dhe do t’ju kërkohet të merrni vendime të rëndësishme lidhur me ato. Disa nga ju do të stabilizoni marrëdhëniet ekzistuese dhe në të njëjtën kohë ju beqarët e shenjës do të keni shans për të njohur një person me të cilin mund të krijoni një lidhje të qëndrueshme. Përfundimisht, lidhur me financat tuaja do të ndjeni një farë pasigurie.

Këshillë: Eleminoni shpenzimet e panevojshme.

BINJAKËT

Me kalimin e Venusit në shenjën tuaj, marrëdhëniet apo bashkëpunimet do të favorizohen duke ardhur më afër me njëri-tjetrin dhe duke theksuar talentin tuaj në komunikim dhe flirt. Gjatë kësaj periudhe mund të bëni kontrata të reja, të cilat do të favorizojnë rritjen e të ardhurave financiare, sidomos ju që merreni me tregti apo me promovimin e produkteve të bukurisë. Projektoni dhe veproni me saktësi për zhvillimin tuaj profesional dhe tregohuni të kujdesshëm rreth datave 25-26 prill në çdo diskutim ekonomik apo profesional. Përsa i përket shëndetit mos lini problemet që do të keni gjatë kësaj periudhe të bëhen kronike. Ndërsa në sferën sentimentale dëshira për flirt apo dashuri do të jetë e madhe, por mos harroni se me pjesëmarrjen e Saturnit në Hënën e Plotë favorizohen vetëm situatat serioze.

Këshillë: Përqendrohuni në sektorin financiar.

GAFORRJA

Vështirësitë që hasni në fushën profesionale si dhe në marrëdhëniet apo bashkëpunimet vazhdojnë të ekzistojnë. Mundohuni të kontrolloni veprimet apo sjelljen tuaj, të jeni të kujdesshëm gjatë diskutimeve dhe t’u shmangeni reagimeve ndaj sfidave rreth 26 prillit, veçanërisht ju të lindurit rreth datave 13-14 korrik. Me Hënën e Plotë në shenjën miqësore për ju të Akrepit, gjërat do të përmirësohen për ju në të gjitha fushat ,veçanërisht për të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Përsa u përket projekteve dhe synimeve profesionale dhe financiare do të keni mbështetjen e një njeriu me pozitë nga rrethi juaj shoqëror, ndërsa në sferën sentimentale do të takoni dhe njihni dashurinë dhe madje do krijoni një lidhje serioze dhe me perspektivë. Nuk përjashtohet mundësia që ky person të jetë në rrethin tuaj shoqëror ose të bëhet shkak një mik për këtë takim.

Këshillë: Kushtoni vëmendjen e duhur çështjeve shëndetësore që mund të shfaqen gjatë kësaj periudhe.

LUANI

Biznesi apo karriera juaj do të kenë zhvillim pozitiv dhe të qëndrueshëm dhe do të merrni gjithnjë e më shumë përgjegjësi, të cilave do t’ja dilni mbanë me sukses. Tregoni kujdes të veçantë rreth datës 26 prill, jo vetëm në ambientin profesional ku do të ndiheni të stresuar, por edhe në çështjet lidhur me shëndetin. Hëna e Plotë në shenjën e Akrepit, hedh dritë në çështjet familjare të cilat ju mund t’i ndjeni si një barrë e rëndë gjatë kësaj periudhe, madje nuk përjashtohet mundësia që disa prej jush të keni një shtatzëni apo ardhjen e një fëmije në shtëpinë tuaj. Në sferën sentimentale një dashuri mund të lind në ambientin tuaj profesional.

Këshillë: Kaloni më shumë kohë me familjen tuaj.

VIRGJËRESHA

Jeni duke kaluar një periudhë pozitive në fushën profesionale duke konsoliduar rezultatet e të gjitha përpjekjeve tuaja të kaluara dhe duke vendosur bazën e planeve të ardhshme. Përmirësime do të kenë dhe financat tuaja dhe njëkohësisht ata që janë në kërkim të një pune do të kenë rezultate pozitive. Rreth 26 prillit nëpërmjet negociatave të vështira do të arrini të çliroheni nga detyrime apo ngarkesa, ndoshta ekonomike, ndërsa nën dritën e Hënës së Plotë, që do të ndodh në fund të muajit në shenjën e Akrepit, do të ndjeni dëshirën të bëni një udhëtim. Kështu, disa nga ju mund të bëjnë një udhëtim të shkurtër, të tjerë ndoshta një më të gjatë, i cili mund të ketë dhe karakter profesional dhe do të sjellë rezultate pozitive dhe të qëndrueshme. Madje disa nga ju mund të vendosni të shkoni të jetoni në një shtet tjetër.

Këshillë: Interesat intelektuale dhe studimet janë të favorizuara në këtë periudhë.

PESHORJA

Problemet në marrëdhëniet dhe në mjedisin tuaj familjar vazhdojnë, madje 26 prilli do të jetë një ditë e vështirë në këtë sektor, veçanërisht për ju të lindurit rreth datave 13-14 tetor. Në të njëjtën kohë ju duhet të kujdeseni edhe për shëndetin tuaj. Megjithatë gjërat fillojnë të përmirësohen, bëheni më komunikues, më të ëmbël dhe tregoni interes për gjëra të reja, veçanërisht të lindurit në ditët e para të shenjës. Hëna e Plotë në shenjën e Akrepit sjell vëmendjen tuaj në sektorin financiar dhe ju bën të ndiheni të pasigurt, por me një marrëveshje dhe një organizim të mirë keni mundësi të përmirësoni situatën në këtë drejtim.

Këshillë: Rregulloni detyrimet financiare ndaj të tjerëve.

AKREPI

Periudha është pozitive për ju, por njëkohësisht duhet të jeni të kujdesshëm pasi duhet të shfrytëzoni në favorin tuaj dhe vetëm pozitivisht mundësitë që ju japin aspektet e planeteve rreth datës 26 prill. Me punë këmbëngulëse, me strategji, me studim të situatave do të gjeni zgjidhje për çështjet që ju shqetësojnë në punën tuaj dhe do të arrini rezultatet e dëshiruara. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet janë tashmë në plan të parë, por Hëna e Plotë në shenjën tuaj hedh më shumë dritë në këtë sektor dhe jep një theks të mëtejshëm duke premtuar dashuri të pasionuar dhe lidhje të qëndrueshme. Shumë nga ju do të bëni një kontroll endoskopik që të gjeni përgjigjet për ato që ju shqetësojnë. Ndikimin e Hënës së Plotë e ndiejnë veçanërisht të lindurit në fund të dhjetëditëshit të parë të shenjës.

Këshillë: Përpiquni të ekuilibroni ngarkimin tuaj emocional dhe tendencën për të patur çdo gjë nën kontrollin tuaj.

SHIGJETARI

Me kalimin e Venusit në shenjën e Binjakëve, situata përmirësohet sidomos në sektorin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës duke ju dhënë mundësinë për flirt dhe njohje apo lidhje të reja. Rreth 26 prillit do të ndjeni pasiguri të madhe si në fushën sentimentale ashtu dhe në atë ekonomike. Nuk përjashtohet mundësia të bëni lëvizje në formë manipulimi apo të fshehta për të gjetur zgjidhje në financat tuaja. Njëkohësisht probleme mund të lindin në ambientin profesional, madje dhe prapaskena të cilat nuk ju prekin dhe nuk ka arsye shqetësimi në qoftë se do të keni informacione lidhur me ato.

Këshillë: Kujdesuni për shëndetin dhe veçanërisht për anën tuaj psikologjike.

BRICJAPI

Vështirësitë dhe pengesat vazhdojnë të ekzistojnë, me 26 prillin të jetë një ditë e vështirë për ju kryesisht në sferën personale dhe familjare. Kujdesuni për sjelljen tuaj dhe shmanguni shpërthimeve, pasi gjërat mund të dalin jashtë kontrollit. Hëna e Plotë në shenjën e Akrepit hedh dritë në çështjet profesionale dhe në jetën tuaj sentimentale. Përsa i përket biznesit apo sferës profesionale në përgjithësi do të ripërcaktoni qëllimet tuaja dhe do të bëni lëvizje korrigjuese, ndërsa në fushën sentimentale ju të interesuarit do të krijoni një lidhje serioze, mbase me një person nga rrethi juaj shoqëror.

Këshillë: Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht ju të lindurit rreth datave 12-13 janar.

UJORI

Me kalimin e Venusit në shenjën e Binjakëve, kjo periudhë merr një kthesë të këndshme për ju,  por kjo nuk do të thotë se do të mungojnë stresi dhe presioni. Diskutime me njerëz të rrethit tuaj nuk do të jenë dhe kaq të këndshme dhe mund të bëhen shkak për komente apo thashetheme. Të përqëndruar në çështjet familjare jeni gjatë kësaj kohe, ndërsa Hëna e Plotë në shenjën e Akrepit vjen t’ju kujtoj se detyrimet e biznesit apo të punës kanë ngelur pak mbrapa. Përpiquni të balanconi karrierën dhe familjen tuaj. Përsa i përket sferës sentimentale Hëna e Plotë premton dhe tek ju shumë.

Këshillë: Kushtohuni më shumë punës.

PESHQIT

Temat tuaja janë kryesisht ekonomike dhe lëvizje apo diskutime që do të bëni mund të mos kenë rezultatet e dëshiruara. Megjithatë gjërat do të fillojnë të përmirësohen në vijim. Me Hënën e Plotë, në shenjën miqësore për ju të Akrepit, ju jepet mundësia të bëni një udhëtim duke kombinuar punën dhe kënaqësinë. Në fushën sentimentale mundësitë janë të mëdha dhe kushtet po ashtu shumë të favorshme dhe ju si më erotikët e horoskopit, jam e bindur se nuk do t’i lini ato të pashfrytëzuara. Mos harroni veçse se favorizohen kryesisht marrëdhëniet serioze dhe në qoftë se doni të merrni dhe vendime lidhur me ato është momenti i duhur.

Këshillë: Punoni me qetësi dhe gjakftohtësi në sektorin financiar dhe do të gjeni zgjidhjet e duhura. /revistawho.com

Tags: horoskopi 23-30 prill
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Vjen në jetë fëmija i tretë i familjes mbretërore, zbulohet gjinia

Vjen në jetë fëmija i tretë i familjes mbretërore, zbulohet gjinia








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera