Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore e qendrore të vendit. Në kryeqytet do të ketë një ulje të vogël temperaturash ditën e nesërme e të mërkurë, pavarsisht se moti do të jetë i kthjellët. Më pas temperaturat do të ngrihen sërish me një maksimale +16 gradë celcius gjatë ditës dhe +7 gradë gjatë natës. Fundjava do të jetë me vranësiratë lehta ku dita e dielë do të ketë reshje të shumta shiu.