Gjatë paradites moti paraqitet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme, më të dukshme në Lindje dhe Juglindje të vendit duke rrezikuar zonat juglindore nga shira të përkohshëm.
Pjesa e dytë e ditës, do largojë gradualisht vranësirat nga zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa në zonat malore do të mbeten prezente vranësirat dhe shira të izoluar. Mbrëmja sjell mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin juglindor i cili do të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në orët e mesditës./opinion.al