Jemi në fazën e fundit, para festave të fundvitit dhe skena planetare do të jetë festive. Me shumë optimizëm, gjallëri në komunikim, do të ndjeni nevojën për të ofruar ndihmë, dashuri dhe romancë, kryesisht në datat 21 dhe 22 të muajit. Në 22 dhjetor zhvillohet Hëna e plotë në Gaforre, e cila ndodh të njëjtën ditë me Solsticin dimëror, na fton për t’u afruar më shumë me njerëzit e familjes sonë dhe të vendosim ekuilibrin e duhur mes karrierës dhe familjes. Përsa i përket zgjidhjeve të çështjeve më praktike dhe të rëndësishme mirë është të jemi të vëmendshëm në detaje, duke qenë të rezervuar ndaj premtimeve të të tjerëve.
DASHI
Optimiste dhe e bukur do të jetë jeta e përditshme për ju, duke ju dhënë mundësinë të kaloni momente gëzimi dhe argëtimi me të dashurit. Hëna e plotë në shenjën e Gaforres në datën 22 të muajit, ju fton për të vënë një ekuilibër midis punës, e cila është mjaft kërkuese dhe familjes për periudhën në vijim. Në fushën profesionale jepini rëndësinë e duhur të dhënave dhe detajeve në rast se duhet të bëni negociata. Ndërsa në fushën sentimentale sezoni premton momente romantike dhe erotike .
Këshillë: Festat janë çështje familjare.
DEMI
Kjo periudhë premton ditë dashurie dhe ngrohtësie. Do të jeni shumë afër bashkëshortit tuaj duke kaluar jo vetëm momente sentimentale dhe romantike, por duke rinovuar dhe jetën tuaj erotike. Në sferën profesionale kërkohet përgjegjësi, ndërsa perspektiva për bonus dhe shpërblime ju presin, veçanërisht juve që jeni lodhur gjatë periudhës së mëparshme. Në financat tuaja ndihmë si dhe lajme të mira do të keni në lidhje me çështjet që ju interesojnë, ndërsa të vëmendshëm në detaje duhet të jeni në negociatat.
Këshillë: Rinovoni paraqitjen dhe magnetizoni me bukurin tuaj.
BINJAKËT
E favorshme dhe optimiste është koha për ju dhe për marrëdhëniet tuaja. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë probleme të vogla. Çelësi për të përfituar kryesisht gjërat pozitive të periudhës është që të shmangni fjalët e tepërta, të jeni të kujdesshëm në negociata duke u dhënë rëndësinë e duhur hollësive dhe detajeve dhe të mbani shportë të vogël ndaj premtimeve të të tjerëve. Jeta juaj e përditshme do të jetë më relaksuese dhe ju do të jeni të gatshëm të shijoni dhe të gëzoni atmosferën festive. Hëna e plotë në 22 dhjetor vendos theksin në financat tuaja dhe ju kujton se duhet të rregulloni çështjet e pazgjidhura gjatë periudhës në vijim.
Këshillë: Përfitoni nga shanset që do u paraqiten dhe njohjet që do të bëni gjatë kësaj periudhe.
GAFORRJA
Jeta tuaj e përditshme është e këndshme, optimiste dhe e pasur në lëvizje dhe kontakte, ndërsa shanse interesante paraqiten në fushën profesionale. Hëna e Plotë në shenjën tuaj në datën 22 të muajit, ju fton për të vënë një ekuilibër mes jush dhe marrëdhënieve apo bashkëpunimeve. Njëkohësisht fillon një periudhë nëpërmjet të cilës do të keni mundësinë të takoni njerëz me potencë dhe të bëni me ata ndoshta një bashkëpunim që do t’ju ndihmoj në promovimin e planeve dhe në rritjen e fitimeve tuaja. Në fushën sentimentale periudha premton dashuri, ndjenja të ngrohta dhe emocione të forta si dhe nevojën për të ofruar ndihmën tuaj atje ku ka nevojë.
Këshillë: Pranoni ftesat dhe kaloni momente të bukura me miqtë dhe të dashurit.
LUANI
Ju po kaloni një periudhë të bukur, krijuese dhe erotike. Nga data 22 e muajit jeta juaj e përditshme do të jetë më intensive për të arritur gjithë angazhimet dhe detajet ndaj punës dhe përgatitjeve për festat. Madje do të tregoni bujarinë përmes dhuratave që do të ofrojnë gëzim tek fëmijët dhe të dashurit tuaj. Shtëpia juaj e dekoruar bukur do t’ju ofrojë ngrohtësinë dhe dashurinë që kërkoni. Ndërsa për ju beqarët e shenjës festimet e këtij viti janë premtuese në fushën sentimentale.
Këshillë: Merrni kohën që vërtet ju duhet për t’u çlodhur dhe për të pushuar.
VIRGJËRESHA
Periudha karakterizohet mjaft pozitive në të gjitha fushat dhe veçanërisht krijuese që nga data 22 e muajit. Të komunikueshëm dhe plot qejf gjatë këtyre ditëve, do të jeni në gjendje të përmirësoni marrëdhëniet dhe të zgjidhni çështjet që kanë të bëjnë me ju në familje dhe në ambientin e punës. Shikoni në mënyrë të detajuar shanset që paraqiten në biznes apo punën tuaj dhe mos lejoni optimizmin e tepruar të vendos për ato. Momente të bukura me bashkëshortin, miqtë dhe të dashurit tuaj, do të kaloni ju të lidhurit e shenjës, ndërsa dashuria do t’ju trokas në derë ju beqarëve.
Këshillë: Mos humbni kontrollin dhe shmangni zhgënjimet kryesisht ditën e Krishtlindjes.
PESHORJA
Rutina juaj e përditshme është e tensionuar plot me komunikime intensive dhe shumë kontakte. Ndërkohë do të gjeni dëshirën të merreni me stilin dhe paraqitjen, duke bërë bukurinë tuaj akoma më tërheqëse dhe duke shijuar atmosferën festive. Hëna e plotë në Gaforre në datën 22 të muajit kërkon prej jush të përqëndroheni në biznesin apo punën tuaj dhe të vendosni një ekuilibër mes detyrimeve familjare, që do të jenë të rritura, dhe punës e cila do të jetë kërkuese por me perspektiva dhe shanse në periudhën që vijon.
Këshillë: Planifikoni hapat e ardhshëm të biznesit.
AKREPI
Jashtëzakonisht në formë, jeni aktualisht, aktiv, krijues dhe të dashuruar, duke shijuar atmosferën festive. Qëllimet dhe objektivat profesionale do t’i arrini dhe do të shijoni rezultatet e mundit tuaj. Bonus ose marrëveshje të mira financiare do të paraqiten, ndërkohë që njëkohësisht duhet të shmangni shpenzimet e tepërta. Me Hënën e plotë në shenjën e Gaforres ju do të ftoheni të bëni plane dhe të vendosni qëllime të reja në fushën profesionale për periudhën në vijim. Jeta juaj sentimentale do të jetë mjaft interesante dhe me plot momente erotike.
Këshillë: Planifikoni një udhëtim për festat e fundit të vitit.
SHIGJETARI
Mundësi unike në të gjitha fushat paraqiten, veçanërisht për ju të lindurit në 10 ditët e para të shenjës. Përmes entuziazmit dhe dëshirës për komunikim do të përmirësoni marrëdhëniet ekzistuese, dhe gjithashtu do të krijoni të reja me perspektivë. Për ju që keni çështje familjare që kanë të bëjnë me pronësinë tani mund të përpiqeni t’i zgjidhni ato. Me Hënën e plotë në 22 dhjetor do të ndjeni nevojën për introspektim dhe ndërsa e gjithë skena është entuziaste, ju do të ndjeni një pasiguri relative.
Këshillë: Kushtojini vëmendje financave tuaja periudhës së ardhshme.
BRICJAPI
Hëna e plotë në aksin tuaj Bricjap-Gaforre, që ndodh të përputhet me Solsticin e Dimrit, është mjaft e rëndësishme për ju dhe do të përcaktojë disi planet tuaja dhe rrugën apo drejtimin për periudhën e ardhshme. Me rastin e festimeve merrni kohën që ju duhet, bëni planifikimin dhe programimin e duhur, dëgjoni nevojat tuaja të brendshme në lidhje me nevojat e të tjerëve që janë pjesë e jetës suaj dhe të shkoni përpara, ku me të vërtetë do të gjeni mundësi unike.
Këshillë: Mos merrni pjesë në prapaskena dhe kujdes në marrëveshjet që mund të bëni gjatë kësaj jave.
UJORI
Çështjet e biznesit dhe ato financiare janë në qendër të vëmendjes suaj. Me punën tuaj dhe lëvizje të zgjuara arrini të rrisni të ardhurat tuaja gjatë kësaj kohe, por në të njëjtën kohë duhet të keni kujdes me menaxhimin e tyre. Një surprizë e këndshme dhe një njohje erotike do të shfaqet këto ditë, ndërsa mjedisi miqësor do t’i bëjë festimet edhe më të këndshme. Hëna e plotë në datën 22 të muajit ju fton të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të relaksoheni duke planifikuar hapat tuaja të mëtejshme.
Këshillë: Planifikoni rutinën tuaj të përditshme duke patur si busull shëndetin tuaj.
PESHQIT
Çështjet e biznesit ju monopolizojnë interesin dhe përmes përpjekjes dhe fatit që është në anën tuaj, do të merrni rezultatet e dëshiruara. Bashkëshorti dhe bashkëpunëtorët do të jenë pranë jush duke ju ofruar momente gëzimi dhe lumturie. Me hënë e plotë në datën 22 të muajit, jeta erotike dhe sentimentale do të jetë mjaft interesante dhe pozitive dhe ju mund t’i ofroni të dashurit tuaj diçka unike apo t’i bëni një surprizë. Në sektorin financiar duhet të kujdeseni për të shmangur shpenzimet e panevojshme.
Këshillë: Përfitoni nga kontaktet me njerëz të rëndësishëm gjatë periudhës dhe mos u jepni rëndësi informacioneve apo atyre që do të thuhen në 25/12./revistawho.com