Dashi
Urani do të qëndrojë në shenjën tuaj për gjatë gjithë vitit dhe do të sjellë ndryshime në jetën tuaj. Keni nevojë për ndryshime por gjithsesi, edhe pse shpesh me veshtirësi, nuk do të arrini t’i përfundoni punët që në fillim. Duhet të siguroheni që t’i mendoni gjërat me kujdes përpara se të veproni në mënyrë që të mbani një distancë strategjike nga sfidat dhe të papriturat. Do të përqafoni cilësitë tuaja unike me Uranin në shenjën tuaj dhe kjo do të bëhet dhe më e dukshme kur Marsi do ju kontrollojë nga Nëntori deri në mes Dhjetori. Ndjesia për të qenë vetvetja është e paevitueshme dhe gjithashtu që të veçoheni nga grupi. Eshtë koha e përkryer për ju që t’i tregoni botës se çfarë jeni të aftë të bëni.
Marsi, planeti juaj drejtues, do të tërhiqet në 2016, nga mesi i Prillit deri në Qershor, duke ju bërë që këto kohë mos të bini shumë në sy. Në këto momente do ju duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç ju doni. Bëni të pamundurën tuaj që mos të shfaqeni të nevrikosur. Përdoreni këtë zmbrapsje të planetit tuaj si një mundësi për të kërkuar dhe për të hapur dyer të reja dhe për të përfituar mundësi të freskëta.
Demi
Neptuni do të qëndrojë në fushën e ëndërrave për të ardhmen dhe do ju shoqërojë gjatë gjithë vitit, duke ju bërë kështu më ëndërrimtare dhe zemërgjerë. Fantazitë tuaja dhe dëshirat bëhen më të qarta në eklipsin hënor në 16 Shtator. Në këtë fazë ju mund të mbyllni një marrëdhënie, t’i dedikoheni më shumë diçkaje tjetër, ose të realizoni një dëshirë pa u munduar shumë. Neptuni do të zgjerojë instiktin, imagjinatën, me pak fjalë do e gjallërojë tërë ekzistencën tuaj.
Plutoni do të qëndrojë në zonën e administrimit të qëllimeve të rëndësishme dhe që nga Tetori deri në Nëntor në këtë zonë futet Marsi. Mund të filloni të interesoheni më shumë për trajnimin tuaj, të jeni më të hapur ndaj mundësive. Mërkuri zmbrapset në këtë zonë që nga Janari deri në Dhjetor, kështu që nëse i keni lënë studimet e larta pezull, kjo është koha për t’iu rikthyer atyre. Një udhëtim është mjaft i mundur gjatë këtyre kohëve.
Plutoni (në aspektin pozitiv) do ju prezantojë me mundësinë për të kërkuar dhe për të marrë kontrrollin e vetes dhe jetës tuaj, duke ju ofruar ndihmë në trasformimin e situatave.
Binjakët
Planeti juaj drejtues do të zmbrapset 3 herë gjatë 2016, në Janar, Maj dhe Dhjetor. Këto zmbrapsje sjellin ndryshime të mëdha, kështu që ju mund ta përjetoni 2016 si një xhiro tepër emocionuese. Duhet t’i largoheni çështjeve të së kaluarës, prej të cilës keni arritur të mbani një distancë strategjike deri tani, pasi e vetmja gjë që ato sjellin janë probleme.
Urani qëndron në sektorin e ëndrrave dhe shpresave, duke ju bërë të ëndërroni për një të ardhme krejt ndryshe nga ajo që ju po përjetoni. Nuk mund të ecni shumë përpara me të këtë vit, por gjithsesi mund të vazhdoni të ëndërroni.
Neptuni tek Peshqit dhe Saturni tek Shigjetari janë në kënde të ashpra për 2016 për ju, duke ju bërë ta humbisni krejtësisht balancën midis fantazisë dhe realitetit. E vetmja menyrë për të shpëtuar nga kjo është që të bëni fantazitë realitet. Të lindurit nga 28 Maji – 2 Qershor marrin fantazinë e Neptunit dhe imagjinatën e tij gjatë gjithë vitit, të lindurit nga 30 Maji në 11 Qershor marrin realitetin e Saturnit dhe kujdesin e tij. Dhe të lindurit nga 11 deri në 20 Qershor janë midis një balancimi të lëkundur.
Jupiteri është në fund të hartës suaj të 2016, duke sinjalizuar fillimin e 6 viteve ngritje. Mund ta shikoni 2016 si fillimin e një udhëtimi të ri të jetës tuaj, në udhetim rritjeje dhe zgjerimi. Me çfarë do të zgjidhni ta filloni këtë kapitull?
Gaforrja
Zmbrapsja e Mërkurit është në Maj duke ju sjellë kështu dyshime në ëndrrat që keni, por këto janë vetëm pasiguri. Mos dyshoni në vetvete. Zmbrapsjet e Mërkurit këtë vit kanë një impakt të madh në shtëpitë tuaja sociale. Mund ta gjeni veten duke dyshuar tek njerëzit përreth, mënyrën sesi jeni të lidhur me ta, marrëdhëniet tuaja dashurore dhe çfarë kërkoni në të vërtetë nga njerëzit.
Eklipsi hënor në 23 Mars në sektorin tuaj të familjes dhe shtëpisë ndodhet i fundit. Mund të shikoni ndryshime të mëdha në jetën tuaj familjare. Gjithashtu mund të kaloni ndryshime emocionale, ngritje dhe ulje të menjëhershme, por duhet të fokusoheni në forcimin e marrdhënieve të rëndësishme. Duhet të dilni nga kjo situatë si një njeri edhe më i fortë seç dukeni deri tani. Këtu fillon një stad i ri emocional për ju.
Luani
Luan, ju në fakt këtë vit i keni planetet në disa kënde mjaft të favorshme, duke sjellë energji harmonike ku do të përfitoni pafund. Saturni dhe Urani janë të dy në shenja zjarri duke sjellë aspekte pozitive, dhe Jupiteri në Peshore më vonë gjatë vitit gjithashtu është diçka e mirë. Saturni e bën më të thjeshtë për ju që të jeni të përgjegjshëm, punëtor dhe të fokusoheni në atë që doni, ndersa Urani e bën më të thjeshtë të bëni ndryshime, të ndërmerrni një rrezik dhe në fund ta bëni jetën tuaj më të mirë. Jupiteri tregon mundësi nga të cilat duhet dhe do të përfitoni më së miri.
Urani vepron në të lindurit nga 8 Gusht në 17 Gusht. Saturni vepron në të lindurit në 2 Gusht në 13. Ndërsa Jupiteri vepron nëse keni lindur nga 13 Gushti e tutje. Të lindurit nga 8 – 13 Gusht përfitojnë nga të treja këto.
Virgjëresha
Jupiteri qëndron në shenjën tuaj deri në Shtator, gjë e cila është një tranzit i mirë. Mund të jeni më të hapur ndaj mundësive, eksperiencave të reja, të zgjeroni horizontet dhe të hapeni më shumë ndaj botës. Është energji e pashtershme, e cila sjell dhe aspekte negative, nëse nuk silleni me përgjegjshmëri gjërat mund të marrin rrjedhën e kundërt. Në 1 Shtator një eklips diellor ndodh në shenjën tuaj dhe kjo është një kohë e mrekullueshme për të filluar një udhëtim të ri në jetën tuaj i cili mund të zgjasë për vite. Energjia pozitive ju rrethon dhe ju mbështet, çfarë do të zgjidhni ju të bëni me të? Të lindurit në 1 Shtator (+/- 4 DITE) do e ndjejnë më shumë këtë energji .
Neptuni është ende tek Peshqit, në shenjën tuaj të kundërt, e cila mund ta bëj të vështirë të qëndroni me këmbë në tokë dhe do të jeni më të vullnetshëm për të bërë gjërat e këqija që të tjerë ju ofrojnë. Duhet të kujdeseni të ruheni nga njerëzit me qëllime të pahijshme. Nëse mendoni ta kontrolloni mirë imagjinatën tuaj aktive këtë vit, do të sillni vetëm gjëra të mira. Të lindurit nga 30 Gushti në 4 Shtator do e ndjejnë më shumë energjine e fortë të 2016.
Peshorja
Jupiteri hyn në shenjën tuaj në 9 Shtator, dhe ju jeni mbartësi me fat i energjisë së Jupiterit. Jupiteri është planet i zgjerimit dhe mundësive dhe tani Peshorja e merr këtë energji. Ju gjithashtu keni një eklips hënor në shenjën tuaj në 23 Mars dhe ky shënon fundin e eklipseve hënore në shenjën tuaj për shumë vite. Ky është eklipsi i tretë dhe i fundit për ju. Duhet të keni përfituar nga kjo një njeri shumë më të fortë, të zgjuar dhe të gatshëm për të ecur përpara në një udhëtim të ri. Dhe Jupiteri është në anën tuaj që nga fillimi – kjo është shumë pozitive.
Saturni do të jetë në një kënd të kënaqshëm këtë vit. Kjo do të rris mundësinë që ju të fokusoheni saktësisht në gjërat që doni të arrini. Të lindurit nga 3 deri në 17 Tetor do e ndjejnë më shumë këtë ndryshim në 2016.
Nuk do të ketë vetëm rreze dielli dhe ylber për ju këtë vit. Urani vazhdon të jetë kundër shenjës tuaj dhe Plutoni gjithashtu është në një kënd të vështirë (marrëdhënie katror) për shenjën tuaj, pasi ndodhet në Bricjap. Kjo gjë sjell ndryshime dhe transformime gjigande në jetën tuaj, duke ndjerë shpesh sikur gjërat janë jashtë kontrolli, një lodhje dhe përpjekje e vazhdueshme do jetë nga ana juaj. Çelësi i gjithë kësaj është që të mos përpiqeni ta luftoni. MOS E LUFTONI. Në vend të kësaj, merrni në dorë ndryshimin. Të lindurit nga 8 – 16 Tetor do ndjejnë impaktin e Uranit dhe të lindurit nga 16 – 20 Tetor do ndikohen më shumë nga Plutoni.
Akrepi
Keni shumë gjëra për të cilat duhet të gëzoheni këtë 2016. Jupiteri është në sektorin tuaj duke drejtuar shpresat dhe ëndrrat për të ardhmen deri në shtator, kështu që mund të fokusoheni shumë në bërjen e këtyre dëshirave realitet. Eklipsi solar në 1 shtator sjell energjinë e duhur për mundësi. Mërkuri do zmbrapset në shtator, i cili do t’ju bëjë që të dyshoni, por nuk duhet ta bëni këtë gjë. Ju keni fuqinë dhe aftësinë e duhur për të arritur gjithçka këtë vit, kështu që besoni në vetvete.
Plutoni në Bricjap është në një kënd të kënaqshëm gjithë vitin, gjithashtu dhe Jupiteri në Virgjëreshë. Mund të shikoni me shumë mundësi për të eksploruar botën, të bëni transformime për mirë dhe të lidheni me shpirtin tuaj të brendshëm. Të lindurit nga 6 – 9 Nëntori do të ndikohen më shumë nga Plutoni dhe transformimin e energjisë, të lindurit nga 30 Tetori deri në 3 Nëntor do të ndikohen nga Neptuni, dhe të lindurit mbas 4 Nëntorit do të ndikohen nga Jupiteri.
Problemi i vetëm i 2016 është Marsi (planeti), i cili do zmbrapset në shenjën tuaj në Qershor. Marsi është në shenjën tuaj në Janar dhe Shkurt, duke ju sjellë një energji të madhe dhe ju nxit të ndiqni atë që kërkoni, por kjo zmbrapsje do të sjellë vonesa, acarime dhe probleme me të cilat nuk doni të përballeni. Planeti Mars rikthehet në shenjën tuaj në muajin Korrik dhe mund të vazhdoni udhëtimin tuaj të qetë më pas.
Shigjetari
Saturni është në shenjën tuaj gjatë gjithë vitit, kështu që ju keni energjinë e tij gjatë gjithë vitit, duke ju pritur të bëheni më të matur, të përgjegjshëm dhe të punoni fort dhe me zgjuarsi. Nuk mund t’ia dilni më me sjellje të këqija tani. Saturni do të jetë gjithmonë aty që t’i mundi mendimet negative. Të lindurit nga 2 – 6 Dhjetor e ndjejnë më shumë këtë impakt gjatë 2016.
Marsi i bën gjërat më interesante, ai është në shenjën tuaj që prej muajit Mars dhe do ju bëjë të ndiheni më të limituar dhe të kufizuar në jetën tuaj, dhe do të përballeni me më shumë gjëra. Mund të mësoni si të jeni më të durueshëm dhe të menaxhoni nervat.
Jupiteri hyn në sektorin tuaj duke zotëruar ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen në Shtator dhe ju mund të fokusoheni në gjërat që dëshironi në jetë, cilat janë ëndrrat tuaja finale dhe të kërkoni mundësi. Një eklips hënor në 23 Mars do të jetë në atë pikë ku ju nuk e keni me idenë se çfarë doni nga kjo jetë.
Neptuni qëndron në një kënd të vështirë tek Peshqit në 2016, kështu që ju duhet të punoni dhe të përpiqeni të jeni optimist më shumë sesa pesimist. Saturni ju ndihmon që të jeni më realist por nuk duhet të humbisni imagjinatën tuaj, përpiquni të mbani balancën . Të lindurit në Nëntor 28 – Dhjetor 4 do ndjejnë impaktin e Neptunit më tepër.
Jupiteri tek Virgjëresha është gjithashtu në një kënd jo fort të mirë, kështu që do të jeni shpesh përtac dhe të ndiheni sikur s’jeni të mjaftueshëm. Të lindurit pas 4 Dhjetorit do e ndjejnë më shumë këtë ndikim.
Urani në Dash ju ndihmon që të dilni nga zona juaj e komfortit këtë vit dhe të filloni të merrni rreziqe.
Bricjapi
Plutoni qëndron në shenjën tuaj gjatë gjithë vitit, kështu që ju vazhdoni të ndërrmerrni transformime masive në jetën tuaj. Por Plutoni nuk ju do të qëndroni gjithmonë njësoj, ai ju do të triumfoni në çdo gjë. Zmbrapsja e Mërkurit në shenjën tuaj në Janar dhe gjysmën e Dhjetorit, bën të përballeni me probleme me transformimet që doni të ndërrmerrni. Të lindurit nga 5 Janari deri në 8 Janari e ndjejnë më shumë impaktin e Plutonit gjatë 2016.
Marsi do të jetë në shenjën tuaj që nga Tetori deri në Nëntor, kjo mund të jetë periudha e vitit ku do të jeni me energji dhe të entuziasmuar. Mund të punoni në ndryshimet që doni të bëni dhe të përqafoni një udhëtim të ri në jetën tuaj. Marsi do të jetë në sektorin tuaj të ëndërrave dhe shpresave, kështu që duhet të filloni të fokusoheni se çfarë doni në jetë dhe të punoni fort për ta arritur. Marsi do të zmbrapset në këtë sektor në Qershor dhe do të ndiheni sikur nuk mund të arrini atë që dëshironi, do ju mungojë vetëbesimi. Marsi rikthehet në këtë sektor në Korrik dhe mund të vazhdoni me ëndrrat dhe vetëbesimin tuaj.
Neptuni është tek Peshqit në një kënd të përshtatshëm i cili do të zgjerojë imagjinatën tuaj, intuitën dhe dhembshurinë. Të lindurit në 29 Dhjetor – 2 Janar ndjejnë impaktin e Neptunit me shumë gjatë 2016. Jupiteri në Virgjëreshë është gjithashtu në një kënd të përshatshëm. Urani është i keqi në këtë mes, ai ndodhet në një pozicion të keq, kështu që duhet të punoni të bëni ndryshimet në jetë në mënyrë produktive dhe jo t’i përshpejtoni ato. Nëse i shmangni ndryshimet, do të ktheheni në një njeri të lodhur dhe të merituar me jetën, kështu që mos u largoni prej aty. Merrni në kontroll gjërat. Të lindurit nga 6-15 Janar e ndjejnë impaktin e Uranit më shumë gjatë 2016.
Ujori
Saturni zotëron ëndrrat dhe dëshirat për të ardhmen gjatë gjithë vitit. Duhet të bëheni komplet realist për ëndrrat dhe dëshirat. Saturni dëshiron që ju të keni shansin që t’i realizoni vërtet, kështu që duhet të hiqni dorë nga gjërat që nuk duken se mund të realizohen. Mund të bësh plane sesi do i realizoni në mënyrë sa më praktike. Marsi është në këtë sektor në Prill dhe sjell më shumë energji dhe zell për ëndrrat tuaj, por kthehet mbrapsht në gjysmën e Prillit dhe në Maj, kështu që mund të përjetoni vonesa që mund të vënë në dyshim planet dhe atë që ju dëshironi. Mos i mendoni gjërat shumë gjatë megjithatë. Mund të jetë një ide e mirë që t’i rishikoni planet dhe një herë, ose të rishikoni ato prej të cilave keni hequr dorë. Marsi kthehet sërish në këtë sektor në Gusht dhe Shtator, dhe mund të ecni sërish përpara.
Saturni në Shigjetar është në një pozicion të favorshëm në shenjën tuaj, duke ju lejuar të punoni fort dhe të fokusoheni në atë që doni, të merrni me shumë përgjegjësi dhe të bëni gjërat e duhura. Urani është gjithashtu në një pozicion të mirë , duke ju ndihmuar të bëni ndryshimet që e bëjnë jetën tuaj më emocionuese. Të lindurit nga 31 Janari – 14 Shkurt do e ndjejnë më shumë impaktin e Saturnit, të lindurit nga 5 Shkurti në 14 Shkurt do ndjejnë impaktin e Uranit.
Jupiteri tek Peshorja është në një pozicion i cili sjell mundësi të reja në jetën tuaj vetëm me pak përpjekje. Të lindurit nga 11 Shkurti e sipër e ndjejnë më shumë këtë impakt.
Planet i Marsit do jetë në shenjën tuaj që nga Nëntori deri në Dhjetor dhe kjo do të jetë një periudhë shumë energjike e vitit. Je e fokusuar dhe dëshiron të bësh gjëra të reja. Ky është fillimi i një udhëtimi të ri 2-vjeçar dhe mund të filloni gjëra të reja me shumë premisa për sukses.
Peshqit
Neptuni drejtuesi juaj qëndron në shenjën tuaj gjithë vitit, duke vazhduar për ju të jeni vetvetja. Keni një imagjinatë të shfrenuar, por mund të humbisni në të. Keni shumë dhembshuri, por mund të fillojë t’ju konsumojë. Të lindurit nga 26 Shkurti në 1 Mars e ndjejnë impaktin e Neptunit më shumë në 2016. Një eklips diellor ndodh në shenjën tuaj në Mars, dhe një eklips hënor ndodh në Shtator, kështu që diçka e rëndësishme do ndodhi në këtë periudhë. Marsi është gjithashtu në shenjën tuaj gjatë gjysmës së Dhjetorit dhe mund ta mbyllni vitin me energji ekstra dhe të lumtur për një vit të ri dhe gati për një kapitull të ri në jetën tuaj.
Plutoni qëndron në sektorin tuaj duke zotëruar ëndrrat dhe shpresat e do vazhdoni që të keni ëndrra të mëdha për të transformuar idetë që keni dhe të kërkoni ndryshime të mëdha në jetë. Marsi është në këtë sektor në Tetor deri në Nëntor dhe duhet të fokusoheni të bëni ëndrrat realitet. Mërkuri zmbrapset në Janar dhe mund të vini në dyshim ëndrrat tuaja por duhet të përpiqeni të qëndroni gati.
Plutoni në Bricjap është në një kënd të përshtatshëm i cili të ndihmon të transformoni veten dhe jetën tuaj më lehtësisht. Të lindurit nga 4 Marsi deri në 7 Mars do e ndjejnë impaktin e Plutonit më shumë. Saturni në Shigjetar është në një kënd të vështirë dhe kjo gjë mund ta bëjë më të vështirë për ju që të jeni realist dhe të përgjegjshëm. Duhet të punoni fort për të arritur atë që doni.
Jupiteri do ju bëjë të ndiheni më pertacë dhe të lindurit pas 2 Marsit do e ndjejnë më shumë këtë efekt.
(Horoskopi)