Java fillon mirë, me optimizëm dhe dëshirë për të kaluar bukur, por me tendenca ekzagjerimi. Në fakt aspektet planetare të ditës janë favorizese dhe na ndihmojnë të zgjidhim ato që na preokupojnë apo të promovojmë planet dhe punën tonë, mjafton që edhe ne të veprojmë duke shfrytëzuar fatin e ditës dhe të mos biem në eufori. Situata bëhet e vështirë prej datës 14 dhe për disa ditë në vijim. Kofliktet, kontradiktat, sjelljet arrogante dhe fjalët e ashpra nuk do të mungojnë gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që është e domosdoshme të kujdesemi për shëndetin tonë fizik dhe shpirtëror. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë përfaqësuesit e shenjës së Dashit, Gaforres, Bricjapit dhe Peshores të lindur në fund të dhjetëditëshit të dytë të shenjës dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë.
DASHI
Fillimi i javës ju ofron favorizim dhe mundësi për të zgjidhur apo realizuar ato që ju preokupojnë dhe ju çliron nga ankthi që ju shkaktonin deri tani. Java vështirësohet prej të enjtes dhe për disa ditë në vijim duke kërkuar prej jush të shmangni konfliktet dhe kontradiktat me eprorët apo njerëzit e familjes. Mos humbisni kontrollin dhe kujdesuni për shëndetin ju të lindurit rreth datave 7- 13/4.
DEMI
Në fillim të javës është mirë të shmangni shpenzimet e tepërta dhe të shfrytëzoni shanset që ju ofrohen për rritjen e të ardhurave. Gjatë kësaj jave do të keni mundësinë të kontaktoni një person me pozitë, i cili do t’ju jap informacione apo të dhëna që do të ndihmojnë në promovimin e planeve tuaja profesionale duke pasur njëkohësisht mbështetjen e tij. Të jeni të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinës prej të enjtes dhe deri në fund të javës. Shmangni konfliktet dhe kondradiktat me miqtë dhe me njerëzit që kontaktoni në jetën e përditshme.
BINJAKËT
Gjatë kësaj jave, përmes kontakteve që do të keni me miqtë tuaj, do të paraqiten shanse dhe mundësi të reja në fushën profesionale prej të cilave duhet patjetër të përfitoni. Një marrëveshje apo një bashkëpunim në fillim të javës do të jetë në favorin tuaj, mjaft t’i jepni rëndësinë e duhur detajeve. Në sferën financiare paraqiten shanse për rritjen e të ardhurave, ndërkohë që kërkohet prej jush të shmangni shpenzimet për këtë javë dhe të rregulloni detyrimet ndaj bashkëpunëtorëve, bankave dhe tatimeve.Fillimi i javës është premtues dhe për jetën tuaj sentimentale.
GAFORRJA
Jeni mjaft të aktivizuar dhe në lëvizje gjatë kësaj periudhe , me pak vështirësi por gjërat shkonin mirë deri tani. Ju të dhjetëditëshit të parë tashmë çliroheni dhe nga pengesat e Marsit dhe jeni gati për një programim të ri, por afatshkurtër. Java do të tregojë vështirësitë e saj nga e enjtja dhe për disa ditë në vazhdim kryesisht për ju të lindurit rreth datave 9 deri në 16 korrik. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja do të testohen dhe ndoshta disa prej tyre do të arrijnë në fund. Kujdesuni për shëndetin dhe përpiquni të përballoni situatat me qetësi dhe kontroll.
LUANI
Kryesorja për ju është të çlodheni dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj. Kjo javë është e përshtatshme për t’i kushtuar më shumë vëmendje jetës personale dhe sentimentale, pasi krijohet mundësia për krijimin e një lidhjeje të re që në vijim do të ketë karakteristikat e një dashurie të zjarrtë. Prej të enjtes dhe gjatë ditëve në vazhdim mos hyni në bisedime të tepërta dhe mos u jepni ushqim thashethemeve dhe prapskenave.
VIRGJËRESHA
Java krijon kushtet që të favorizoheni dhe të promovoheni në fushën profesionale me ndihmën e një bashkëpuntori nga e kaluara apo me ndihmën e një miku. Shanse dhe raste të rëndësishme do të paraqiten dhe për rritjen e financave tuaja. Kujdesi juaj duhet të përqëndrohet, prej të enjtes dhe për disa ditë në vazhdim, në mënyrën se si komunikoni, se si shpreheni dhe se si filtroni ato që dëgjoni, pasi biseda mund të dalë jashtë kontrollit dhe të krijohet një konflikt me përmasa të mëdha.
PESHORJA
Pothuajse gjatë gjithë javës do të jeni të preokupuar me karrierën dhe promovimin e saj dhe me mbështetjen e njerëzve të përshtatshëm do të keni mundësinë të gjeni një vend pune të mirë. Pjesa më e vështirë e javës është prej të enjtes dhe për disa ditë në vijim, pasi persona nga ambjenti familjar do t’ju stresojnë në mënyrë të tillë që mund të humbisni kontrollin e situatës dhe të mos ruani gjakëftohtësinë. Shumë prej jush do të ndjejnë këtë presion në ambjentin profesional. Vendosni në zbatim taktikën e diplomacisë dhe mos udhëhiqni marrëdhëniet në fundin e tyre në qoftë se jeni të interesuara për ato.
AKREPI
Fillimi i javës ju gjen të preokupuar me të ardhmen tuaj në fushën profesionale. Në të njëjtën kohë shanse dhe favorizim do të keni në financat tuaja. Fundi i javës ju sjell afër me të dashurit dhe ju ofron momente unike gjatë së cilave jo vetëm do të kaloni bukur por do të forconi akoma dhe më shumë marrëdhëniet tuaja. Bëni një udhëtim dhe leni vendimet për çështje dhe punë serioze t’i merrni javën që vjen. Të jeni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit.
SHIGJETARI
Fillimi i javës është shumë pozitiv për bashkëpunime që do të ndikojnë në zhvillimin tuaj. Përfitoni nga favorizimi i ditëve dhe mos u mjaftoni në euforinë që do të ndjeni. Financat duhet të jenë në qendër të interesit tuaj edhe pse nuk është momenti i duhur apo nuk ekziston mundësia për të bërë një programim. Gjithsesi shmangni shpenzimet prej të enjtes dhe deri në fund të javës. Rregulloni detyrimet ndaj bashkëpuntorëve dhe bankave.
BRICJAPI
Të preokupuar me probleme në marrëdhëniet dhe bashëpunimet tuaja do të jeni gjatë kësaj jave. Do të keni mundësi të takoni persona të rinj që do të hyjnë në jetën tuaj duke krijuar kështu një lidhje të fortë dashurie dhe njëkohësisht afatgjatë. Kujdes duhet të tregoni ju të lindurit rreth datave 9 deri në 13 janar prej të enjtes dhe për disa ditë në vijim. Kanalizoni nervozizmin tuaj në veprimtari produktive dhe mos lejoni të bëhet shkak për konflikte me njerëzit dhe bashkëpuntorët tuaj. Pranoni ndryshimet që jeni duke bërë dhe që ende nuk kanë mbaruar dhe gjeni mënyrën për tu përshtatur në situatën e re që do të krijohet.
UJORI
Përqëndrohuni kryesisht në biznes apo punë gjatë kësaj jave pasi do të keni mundësinë të përmirësoni të ardhurat tuaja. Ana juaj psikologjike ndoshta nuk do të jetë në formë të mirë dhe kjo mund të krijojë acarime në punë apo në jetën e përditshme. Mos hyni në diskutime të tepërta me qëllim që situata të mos marr përmasa që mund të ndikojnë negativisht tek ju. Kujdesuni për shëndetin dhe shmangni stresin.
PESHQIT
Java fillon me një ndjenjë euforie dhe gjërat janë pozitive si në ambjentin familjar ashtu dhe në fushën profesionale, mjafton të tregoheni të gatshëm për të kapur mundësitë që ju jepen. Në fakt java ju ofron fat dhe krijon kushtet pët rritjen e të ardhurave.Shmangni riskun ose tregohuni të përmbajtur prej të enjtes dhe deri në fund të javës. Ekziston mundësia të keqkuptoheni gjatë bisedës që mund të keni me miqtë tuaj, prandaj mos hyni në biseda serioze gjatë kësaj periudhe. /revistawho.com