Kjo javë do të jetë relativisht e qetë dhe do të na lejojë të gëzojmë dhe të shijojmë atmosferën festive, duke qenë shumë optimist, shprehës dhe komunikues në jetën tonë të përditshme. Marrëdhëniet tona kërkojnë seriozitet duke marr përsipër pjesën e përgjegjësisë që na takon lidhur me ato, ndërsa me forcë dhe këmbëngulje do të arrijmë jo vetëm realizimin e qëllimeve tona por do të bëjmë dhe hapa përpara.
DASHI
Kjo është një periudhë e favorshme për ju, madje dhe me hyrjen e Mërkurit në shenjën miqësore të Shigjetarit, bëhet akoma më interesante duke ju dhënë zgjidhje për shumë çështje që ju preokuponin. Jeta juaj e përditshme do të jetë më e lehtë dhe më e këndshme, ndërsa ide të reja dhe kontakte me njerëz me potencë do të ndihmojnë në avancimin e planeve tuaja të karrierës, e cila nga ana juaj kërkon durim, këmbëngulje dhe strategji. Në sektorin financiar situata do të jetë e qëndrueshme me mundësi për përmirësim, ndërsa në fushën sentimentale dhjetori ju premton një dashuri.
Këshillë: Është koha e duhur për udhëtime, hobi dhe interesa të reja.
DEMI
E mbarë përshkruhet kjo periudhë për ju në të gjitha fushat. Vendimtarë, të sigurt dhe të organizuar për realizimin e qëllimeve tuaja do të jeni këto ditë, duke arritur të siguroni përmirësimin e financave dhe të rregulloni detyrimet tuaja, madje duke patur në krah njerëz me ndikim. Në fushën sentimentale do të jeni më të afërt me bashkëshortin/en tuaj duke forcuar më tej marrëdhëniet. Ndërsa ju të beqarët e shenjës do të flirtoni, do të dashuroni dhe njëkohësisht do të keni mundësinë edhe për të bërë një njohje serioze.
Këshillë: Merrni përsipër organizimin e festave duke dhuruar kënaqësi tek miqtë dhe të dashurit tuaj.
BINJAKËT
Puna juaj është veçanërisht kërkuese në këtë periudhë, por ju pavarësisht nga konkurrenca dhe pengesat që dalin, do të gjeni zgjidhje dhe do të dilni në sipërfaqe. Nga data 13 deri në fund të muajit fillon një periudhë, e cila kërkon prej jush të ekzaminoni shumë gjëra në fushën personale dhe në atë profesionale. Ndërkohë me iniciativën tuaj dhe përpjekjet tuaja do të jeni në gjendje të jepni rrugëzgjidhje çështjeve të biznesit që ju shqetësojnë dhe njëkohësisht do të përmirësoni jetën tuaj sentimentale.
Këshillë: Zgjidhjet qëndrojnë në dinamizmin dhe fuqinë që keni brenda jush.
GAFORRJA
Mjaft të tensionuar, por dhe efektivë do të ndiheni gjatë kësaj kohe në fushën profesionale me rezultat përmirësimin e financave tuaja. Rutina juaj e përditshme mund të jetë e ngarkuar, por edhe optimiste në të njëjtën kohë. Të dashurit dhe bashkëpunëtorët do t’ju ndihmojnë në planet tuaja të mëdha. Në fushën sentimentale ditët janë erotike për ju dhe do të keni mundësinë të gëzoni me miqtë dhe të dashurit duke u larguar ndoshta për pak nga ngarkesa e jetës së përditshme.
Këshillë: Kujdesuni për dietën dhe stërvitjen tuaj të përditshme.
LUANI
Krijues, të gëzuar, të lumtur dhe të dashuruar do të ndiheni gjatë gjithë kësaj periudhe. Marrëdhëniet tuaja do të ripërtërihen dhe ju do të ndjeni nevojën për të qenë sa më pranë fëmijëve dhe të dashurve tuaj. Nevoja që të shkëlqeni, si dhe dhuratat me rastin e festave, do t’ju nxjerrin jashtë planifikimet buxhetor, ndërsa atmosfera e bukur e shtëpisë do të rifreskoj psikologjinë tuaj. Për ju beqarët e shenjës është koha për të gjetur personin që ju përshtatet dhe të krijoni në qoftë se doni marrëdhënie serioze.
Këshillë: Tregoni talentet duke shfrytëzuar këtë periudhë mjaft krijuese.
VIRGJËRESHA
Me shumë punë dhe planifikim do të arrini të tejkaloni me sukses pengesat dhe vështirësitë, sidomos në fushën profesionale. Nga data 13 deri në fund të muajit do të hyni në një periudhë negociatash, përmes të cilave mund të arrini në disa ndryshime, për shembull të ndërmerrni detyra të reja në punë. Në sferën ekonomike këto ditë nuk do të ketë stabilitet, ndërkohë që ju do të ndiheni entuziastë në shtëpinë e dekoruar me ambientin festiv, pavarësisht nga problemet dhe presionet e vogla brenda saj. Stabilitet, por edhe takime me persona të rinj për ju të interesuarit si dhe dashuri romantike premton dhjetori për ju.
Këshillë: Përfitoni nga mundësitë që do të keni në sektorin profesional dhe planifikoni hapat tuaj të mëtejshëm.
PESHORJA
Jeta juaj e përditshme do të karakterizohet nga shumë lëvizje, të cilat jo vetëm që nuk do t’ju lodhin, por përkundrazi do t’ju pëlqejë pasi do të përjetoni intensivisht atmosferën festive të ditëve. E gjithë kjo lëvizshmëri, do të rezultojë në një rritje të fitimeve dhe të ardhurave tuaja. Nga data 13 deri në fund të muajit do të lindin ide të reja, do të bëni kontakte dhe do përcaktoni qëllime të reja që do të jenë katalitik për periudhën që vijon. Gjatë kësaj periudhe do të ndjeni siguri dhe stabilitetin e dëshiruar.
Këshillë: Jepni vëmendjen e duhur biznesit apo punës tuaj në 14 dhe 15/12, ndërsa tre ditët e ardhshme 16-18/ 12, i përkasin jetës tuaj sentimentale.
AKREPI
Këto ditë janë të favorshme për ju në të gjitha fushat. Në sektorin profesional do të jeni shumë krijues, duke punuar me durim dhe këmbëngulje në promovimin e planeve dhe në zgjidhjen e situatave që ju shqetësojnë për disa kohë. Do të krijoni kontakte serioze, jo vetëm për stabilizimin e bashkëpunimeve ekzistuese, por edhe krijimin e bashkëpunimeve të reja me shumë perspektiv. Po aq të favorshme janë rrethanat edhe në fushën sentimentale. Ju beqarët e shenjës do të jeni mjaft aktiv në kërkim të personit që do të bëjë zemrën tuaj të rrah fortë. Ndërsa të tjerët do të kaloni momente të bukura me të dashurin/ën tuaj, me të cilët jeni afruar shumë kohët e fundit.
Këshillë: Kujdes në financat tuaja.
SHIGJETARI
Optimizmi juaj është tashmë fluturues, por me kalimin e Mërkurit në shenjën tuaj, nga data 13 e muajit fillon për ju një periudhë nga e cila duhet të përfitoni, në mënyrë që t’i sillni gjërat atje ku dëshironi si në sferën profesionale ashtu dhe në atë personale. Duke qenë më realistë dhe me zhvillimin e argumenteve të duhura, do të arrini të krijoni bashkëpunime fitimprurëse dhe do të guxoni të merrni përgjegjësi të reja. Në sektorin financiar do të ketë stabilitet dhe do të gjeni një rrugëdalje nga presionet që ju ndjeni, veçanërisht në ambientin familjar.
Këshillë: Përfitoni nga shanset që do të paraqiten në të gjitha fushat, veçanërisht ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës.
BRICJAPI
Në përgjithësi jeni të lodhur nga gjithë vitet e mëparshme, pasi planetet e rëndë gjendeshin dhe vazhdojnë të gjenden tek ju, duke sjellë ndryshime thelbësore. Kështu që keni nevojë dhe jeni në një fazë ëndërrimi dhe planifikimi, duke bërë projekte që do t’i vendosni në praktikë periudhën që do të vijoj. Këto ditë janë ndihmëse për të ndryshuar të dhënat dhe për të krijuar themelin për hapat tuaj të ardhshëm, për shembull, kontakte që do të kontribuojnë në mbledhjen e informatave të cilat do të jenë të dobishme për të promovuar interesat tuaja. Në fushën sentimentale do të keni mundësinë për të bërë një njohje serioze përmes ambientit miqësor, ndërsa disa prej jush janë një hap para vendimeve të mëdha.
Këshillë: Ngarkoni bateritë, por njëkohësisht skiconi rrugën e hapave të ardhshëm.
UJORI
Rezultatet e përpjekjeve tuaja profesionale do të fillojnë të duken edhe në sektorin financiar, me rritjen e të ardhurave, si dhe me shpërblime apo bonuse, që prisni të arrijnë tek ju, ose të paktën do të keni mundësinë t’i kërkoni ato me lehtësi. Në të njëjtën kohë, të qenët mjaft social dhe angazhimi juaj intensiv do t’ju ndihmojnë për të mbështetur dhe promovuar planet tuaja. Së fundi, intensive dhe aventureske do të jetë jeta juaj sentimentale.
Këshillë: Pranoni sfidat, por mos shpërdoroni energjinë si pasojë e entuziazmit pa masë.
PESHQIT
Periudha është ideale për biznesin tuaj, pavarësisht nga vështirësitë dhe nga data 13 e muajit gjërat bëhen akoma më interesante në këtë fushë. Bashkëpunëtorët tuaj, megjithëse do të jenë shumë pretendues, do të jenë njëkohësisht pranë jush, mjafton që ju të merrni iniciativat dhe përgjegjësitë që ju takojnë. Fati është me ju në këtë drejtim, edhe nëse ndjeni të kundërtën ose qëndroni të pakënaqur. Pra, gëzoni stabilitetin e ditëve dhe të mirat do të vijnë në periudhën që vijon. Në fushën sentimentale, rrethanat janë të favorshme, mjaft të mos jepni rëndësi problemeve të vogla që shfaqen.
Këshillë: Ndiqni intuitën tuaj.