Kjo javë është mjaft pozitive dhe e pasur në aspektet astrologjike, të cilat do të na ndihmojnë jo vetëm të realizojmë projektet tona, por të përforcojmë akoma më shumë ato që kemi arritur. Është momenti të fokusohemi tek ato që na interesojnë, duke krijuar akoma më mirë bazën e tyre dhe duke hapur perspektiva të reja. Mjaft të favorizuar do të jenë përfaqësuesit e Demit, Bricjapit dhe Virgjëreshës si dhe përfaqësuesit e Gaforres, Peshqve dhe Akrepit. Kujdes duhet të tregojmë në optimizmin e ekzagjeruar që do të na karakterizoj gjatë javës dhe mund të na udhëheq në gabime. Synimet tona duhet të jenë sa më realiste, të mos harrojmë se për të bërë ndryshimet e dëshiruara duhet të kemi bërë dhe përgatitjen e duhur dhe mbi të gjitha të mos marrim parasysh premtimet që do të na japin të tjerët, por dhe ne nga ana jonë të mos premtojmë gjëra që në vijim nuk do të jemi në gjendje të realizojmë.
DASHI
Mjaft pozitive dhe premtuese janë gjërat për ju, veçanërisht në sferën profesionale. Do të ndjeni se planet tuaja shkojnë ashtu siç dëshironi dhe tashmë keni kontrollin e situatës, por dhe të jetës suaj në përgjithësi. Disa prej jush do të kenë mundësinë të merrni një vend më të mirë pune, duke u rritur në përgjegjësi dhe disa të tjerë do të shpërbleheni me bonus. Gjithsesi rezultatet e mira në punë do të reflektojnë dhe në sferën financiare ku do të shikoni rritjen e të ardhurave tuaja. Shfrytëzoni në mënyrë energjike gjithë javën duke shmangur uljet psikologjike.
DEMI
Kjo javë ju premton një zhvillim mjaft pozitiv të situatave apo çështjeve që ju preokupojnë. Është momenti të vendosni me qartësi dhe përfundimisht planet tuaja për të ardhmen dhe të veproni për realizimin e tyre, duke u çliruar nga pengesat e deritanishme. Do të jeni mjaft social, do të keni mundësinë të njihni persona të rinj në jetën tuaj, do të jeni krijues dhe do të bëni udhëtime duke i dhënë nota gëzimi dhe entuziazmi rutinës së përditshme. Në fazë ndryshimesh keni hyrë ju të lindurit në ditët e para të shenjës, realizime dhe suksese në sferën profesionale do të keni ju të dhjetëditëshit të dytë, ndërsa ju të dhjetëditëshit të tretë mund të mos merrni ato që prisni përsa i përket financave tuaja. Në jetën sentimentale do të merrni vendime pozitive apo negative, varet nga situata ku gjendet secili prej jush.
BINJAKËT
Është një javë mjaft entuziaste për ju, gjatë së cilës do të jeni social, me dëshirë për komunikim, flirt dhe dashuri. Jeta sentimentale dhe marrëdhëniet kërkojnë kujdesin tuaj pasi ekzagjerimi i situatës mund t’ju udhëheq në gabime. Është e domosdoshme të qëndroni sa më afër realitetit, mos idealizoni persona apo situata, por dhe mos zmadhoni vështirësitë dhe keqkuptimet që mund të lindin. Ekziston mundësia të përjetoni një dashuri të fortë, afati i së cilës është i dyshimtë. Financat tuaja do të përmirësohen dhe ndoshta mund të bëni biseda intime lidhur me ato.
GAFORRJA
Kjo javë, shumë pozitive dhe krijuese për ju, do t’ju jap mundësinë të kapërceni pengesat e deri tanishme dhe të bëni gjëra të reja duke hapur perspektiva të mëtejshme. Në fushën profesionale dhe në jetën tuaj të përditshme do të keni ndihmë, me qëllim përmirësimin e tyre. Jepni rëndësi të veçantë biznesit apo punës suaj, si dhe marrëdhënieve profesionale, pasi përmes tyre do të arrini suksesin dhe rezultatet e duhura. Mjaft interesante dhe premtuese është jeta juaj erotike. Të favorizuar do të jeni dhe në sferën financiare.
LUANI
Kjo javë do t’ju jap mundësinë të dalloheni në fushën profesionale dhe të shpërbleheni për punën tuaj, kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Njëkohësisht për ju që jeni të interesuar do të keni mundësinë të gjeni një punë të re apo të dytë. Gjithsesi të gjithë duhet të bëni një riorganizim apo një organizim më të mirë të punës dhe të rutinës suaj të përditshme. Në një periudhë ndryshimesh keni hyrë ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ndryshime në karrierën tuaj, por dhe në jetën dhe marrëdhëniet tuaja personale. Përsa u përket juve të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, duhet të largoni pasigurinë dhe frikësimet që ndjeni dhe të rregulloni çështjet ekonomike në lidhje me të tjerët (bashkëpunëtorët, bankat, tatimet).
VIRGJËRESHA
Kjo javë është mjaft pozitive dhe me perspektiva për ju. Ndryshime pozitive, për të cilat keni shumë nevojë, vijnë për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Udhëtime, studime, mundësi për banim jashtë shtetit, persona të rinj në jetën tuaj si dhe ndryshime në sferën profesionale premton Urani për ju. Jeta sentimentale dhe erotike është mjaft premtuese këtë javë për të gjithë, mjaft të shmangni ekzagjerimet dhe të mos besoni çdo gjë që do të dëgjoni. Promovoni çështjet personale pa lënë mënjanë ato profesionale, ku në këtë të fundit nuk do të mungoj dhe ndihma. Një udhëtim të cilin do ta kombinoni me flirt dhe dashuri ju premton java.
PESHORJA
Më në fund, një periudhë pozitive për ju është kjo javë me zgjidhje të problemeve familjare që ju preokuponin deri tani dhe me çlirimin nga situatat pa rrugëdalje. Suksese do të keni në sferën profesionale, si dhe në jetën tuaj erotike dhe sentimentale. Jeta e përditshme do të jetë më interesante, plot komunikim dhe entuziazëm, mjaft të mos kaloni masën dhe të shkaktoni probleme jo dhe kaq të rëndësishme në punën tuaj. Një udhëtim do t’ju sjellë më afër me të dashurit tuaj dhe do t’ju ndryshoj rutinën.
AKREPI
Kjo javë është shumë dinamike për ju, me shanse dhe shtytje drejt suksesit. Do të jeni shumë krijues dhe si rezultat do të realizoni jo vetëm mjaft nga qëllimet tuaja, por njëkohësisht do të arrini të zgjidhni çështje që ju preokupojnë në jetën tuaj të përditshme. Flirt, dashuri, udhëtime si dhe momente të bukura në familjen tuaj premton kjo javë. Disa prej jush mund të krijoni një lidhje të re të rëndësishme për jetën tuaj. Kujdesuni për financat duke shmangur ekzagjerimet dhe lëvizjet e nxituara.
SHIGJETARI
Kjo javë është e rëndësishme për biznesin apo karrierën tuaj pasi ju ofron favorizim dhe shanse. Ju që keni biznesin tuaj apo një profesion të pavarur do t’ju jepet mundësia të rrisni të ardhurat tuaja në mënyrë të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe. Një burim i ri si dhe stabilitet parashikohet për financat tuaja. Përsa i përket jetës erotike dhe sentimentale do të jeni shumë optimistë dhe entuziastë gjë që do t’ju udhëheq me saktësi në gabime. Mos idealizoni situata dhe persona, mos hyni në peripeci duke rrezikuar marrëdhëniet ekzistuese dhe mos besoni fjalët e mëdha që do të dëgjoni apo do të thoni. Çdo gjë që shkëlqen nuk është flori.
BRICJAPI
Më në fund pas shumë vështirësive dhe pengesave vjen për ju një javë mjaft pozitive dhe me rezultate. Ndryshime pozitive dhe rinovim do të keni ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Mjaft favorizuese është situata edhe për ju të tjerët duke ju sjell suksese në realizimin e synimeve, perspektiva të reja, shanse për investime dhe gëzime nga fëmijët tuaj. Financat tuaja do të rriten, ndërsa në jetën sentimentale dashuria ju troket në derë. Shikoni jetën me optimizëm dhe shfrytëzoni javën në maksimum.
UJORI
Ndryshime dhe realizimin e atyre që deri tani nuk patët mundësi premton kjo periudhë, kryesisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Mjaft të favorizuara do të jenë financat tuaja gjatë kësaj jave, madje do të keni dhe mbështetje apo ndihmë në këtë sferë. Probleme që ju preokuponin në familjen tuaj do t’i kapërceni dhe do të gjeni rrugëzgjidhje për ato. Suksese në fushën profesionale si dhe shanse dhe raste mjaft interesante në jetën erotike dhe sentimentale ju sjellë kjo javë. Është momenti të çliroheni nga një ngarkesë apo një ankth që ju mundonte deri tani.
PESHQIT
Gjatë kësaj jave tregohuni të kujdesshëm në fushën profesionale dhe kryesisht në mënyrën se si do të komunikoni apo si do të shpreheni. Anulime apo pengesa nuk do të mungojnë gjatë javës por njëkohësisht është momenti të zgjidhni probleme të së kaluarës. Marrëdhëniet tuaja do të jenë në qendër të vëmendjes, pasi persona nga e kaluara mund të rikthehen në jetën tuaj, ndërkohë që nuk do të mungojnë keqkuptimet apo ekzagjerimet në marrëdhëniet ekzistuese. Shmangni peripecitë dhe mos idealizoni persona apo situata. Është një javë e ngarkuar, mjaft sociale me vështirësi në komunikim, nervozizëm dhe ekzagjerime të cilat mund t’i shmangni me punë dhe vepra konkrete. Duke vendosur qëllime objektive dhe duke qenë sa më afër realitetit mund të eleminojmë gabimet. /revistawho.com