P.S: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982 dhe ora 10:45 duhet të lexoj Virgjëreshën (shenjën, në bazë të datës së lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëj me orën dhe vendin e lindjes.
Periudhë antitezash do të përshkruaja këtë javë, pasi nga një anë Venusi, e cila është në shenjën e Peshores dhe tashmë ka mbaruar kursin e saj retrogradë, do të kujdeset për rivendosjen dhe harmoninë e marrëdhënieve tona. Ndërsa nga ana tjetër Mërkuri, i cili fillon kursin e tij retrogradë, do të vështirësojë komunikimin dhe do të sjellë pengesa të vogla në jetën tonë të përditshme. Aspekti jo harmonik i këtij të fundit me Neptunin, nuk na lejon që të kemi perceptimin e saktë të gjërave dhe ekziston tendenca që të humbasim sende apo objekte. Pra, le të jemi më të kujdesshëm dhe njëkohësisht të mos i japim rëndësi dhe të mos besojmë çdo gjë që dëgjojmë. Në datën 20 të muajit, mirë është të ulim ritmet duke shmangur nxitimin dhe tensionet dhe të kujdesemi për një organizim më të mirë.
DASHI
Venusi përballë jush kujdeset për ekuilibrimin dhe harmonizimin e marrëdhënieve, duke ju sjellë më afër me të dashurit tuaj, mjaft që dhe ju nga ana juaj të jeni të kujdesshëm dhe të mos i jepni rëndësi çdo komenti apo prapaskenave. Miq të vjetër do të takoni në këtë periudhë dhe njëkohësisht mund të udhëtoni, në vende të njohura, madje dhe për arsye biznesi.
Këshillë: Organizoni më mirë biznesin apo punën tuaj.
DEMI
Guvernatori juaj, Venusi, në datën 16 do të mbarojë kursin e saj retrogradë dhe ju përveçse do të ndiheni më mirë, do të keni edhe rezultate më efektive në fushën profesionale dhe personale. Së dyti është momenti për të vendosur synime të reja dhe për të vepruar për arritjen e tyre, të cilat me siguri do t’i realizoni edhe nëse shkalla e vështirësisë është e lartë. Në sektorin financiar, zgjidhni çështjet dhe rregulloni detyrimet ndaj të tjerëve duke përfituar nga favorizimi që keni në këtë fushë.
Këshillë: Jeta sociale do t’u ndihmojë në promovimin e projekteve tuaja.
BINJAKËT
Pak të ngatërruara dhe në antitezë janë gjërat për ju gjatë kësaj periudhe, pasi atje ku mendoni se fati është me ju, dhe në të vërtetë është veçanërisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, gjërat komplikohen dhe pengohen. Shmangni marrëveshje dhe bashkëpunime të reja gjatë kësaj periudhe dhe mos merrni parasysh ato që do dëgjoni, veçanërisht në ambientin e punës. Konkurrenca është e vështirë, por ju do ta mundni atë. Ndërsa në fushën sentimentale do të jeni ende në një situatë jo dhe aq të qartë.
Këshillë: Shmangni nxitimin dhe ekzagjerimin dhe mos hyni në kontradiktë me ata që janë më lartë se ju.
GAFORRJA
Në qendër të interesit do të jetë biznesi apo puna juaj, por në të njëjtën kohë do t’ju jepet mundësia për t’u angazhuar dhe me interesa të tjera, të cilat do t’ju ofrojnë kënaqësi dhe argëtim. Kushtojini rëndësi sektorit profesional, pasi do të gëzoni frytet në të ardhmen e afërt. Në fushën sentimentale më të favorizuar do të jeni ju të lindurit në dhjetë ditët e fundit të shenjës, ndërsa harmonia dhe ekuilibri kthehen në ambientin familjar.
Këshillë: Kujdesuni për dietën tuaj.
LUANI
Fati është me ju duke ju ofruar momente të bukura, dhe veçanërisht të favorizuar gjatë kësaj periudhe jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës, përsa i përket sektorit sentimental dhe erotik. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës është e mundur të keni takime apo lajme nga persona të së kaluarës dhe në të njëjtën kohë duhet të shmangni çdo lloj marrëveshje financiare këto ditë. Në sektorin financiar mund të keni fitime të papritura, ndërsa njëkohësisht ekziston mundësia të ndjeni nevojën për të zgjidhur detyrimet tuaja ndaj autoriteteve tatimore dhe fondeve të sigurimit.
Këshillë: Kujdesuni për financat tuaja dhe shmangni ekzagjerimet dhe premtimet rreth datës 20 të muajit.
VIRGJËRESHA
Shanse profesionale dhe stabilitet premton kjo periudhë, me kusht që dhe ju të tregoni vëmendje të veçantë në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, duke shmangur tensionet dhe teprimet, kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës. Ndërsa marrëveshjet dhe negociatat e reja është e këshillueshme të shmangen nga të gjithë përfaqësuesit e Virgjëreshës. Në fushën ekonomike gjërat fillojnë të përmirësohen, ndërsa fat dhe favor do të keni në çështjet që lidhen me mjedisin familjar, shtëpinë dhe çështjet që kanë të bëjnë me pronën.
Këshillë: Shmangni nxitimin dhe ekzagjerimin rreth datës 20 të muajit.
PESHORJA
Venusi tashmë në kurs të drejtë në datën 16 të muajit, do t’ju ndihmojë më mirë të gjeni ekuilibrin tuaj dhe të ndiheni më të sigurt në lidhje me veten. Kjo do të reflektojë dhe në marrëdhëniet tuaja, në mënyrë të konsiderueshme duke kontribuar në përmirësimin e tyre. Obligime të rritura dhe përgjegjësi, veçanërisht në familje, do të keni ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës dhe përpara ndryshimeve që nuk kanë përfunduar ende do të gjendeni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Në sektorin financiar favorizimi vazhdon, ndërsa në fushën profesionale ngarkesa e punës do të rritet.
Këshillë: Mos u përfshini në prapaskenat që mund të ketë në ambientin e punës.
AKREPI
Karriera juaj profesionale do të jetë e qëndrueshme në këtë periudhë dhe ju do të jeni të etur për të punuar për rritjen e fitimeve. Me interes të veçantë është jeta juaj sentimentale, duke rritur disponimin tuaj për gëzim, dashuri dhe argëtim, veçanërisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, të cilët do të luani me sukses rolin e gjuetarit. Natyrisht, nuk do të mungojnë keqkuptimet me partnerin tuaj erotik. Sektori ekonomik do të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme, mjaft që ju të shmangni teprimet.
Këshillë: Shmangni ekzagjerimin dhe shpenzimet e tepruara rreth 20 nëntorit.
SHIGJETARI
Guvernatori juaj, Jupiteri ju ofron gëzim dhe optimizëm, ndërsa Mërkuri në kurs retrogradë dhe aspekt joharmonik me Neptunin, ju komplikon gjërat, duke shkaktuar vonesa, keqkuptime dhe paqartësi. Dhuratat e Jupiterit, në fillim do t’i gëzoni ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ndërsa vëmendje të veçantë në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të duhet të tregoni ju të dhjetëditëshit të dytë. Tensionet dhe detyrimet nuk do të mungojnë nga ambientin profesional dhe familjar, por ju duhet të shmangni ekzagjerimet.
Këshillë: Kanalizoni pozitivisht energjinë krijuese rreth datës 20 nëntor, veçanërisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës.
BRICJAPI
Gjërat në fushën profesionale tashmë po vendosen në vijë, në mënyrë që dhe ju të dini se si të veproni dhe t’i menaxhoni. Veproni me dinamizëm në datën 15 të muajit ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Ndërsa të gjithë përfaqësuesit e tjerë të shenjës, në mënyrë direkte ose indirekte, kontaktoni persona me prestigj për promovimin e projekteve tuaja. Shmangni mendimet e dyta, të cilat motivojnë dyshimet tuaja dhe mos u jepni rëndësi atyre që do të dëgjoni apo që do të thuhen. Ka mundësi të ndjeni një dobësi ose t’ju preokupoj një çështje shëndetësore nga e kaluara.
Këshillë: Jeta sentimentale është me interes të veçantë për ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës.
UJORI
Më në fund, pas shumë kohe do të gjeni qetësinë nga data 16 nëntor. Gjërat në fushën profesionale gjenden në një stabilitet dhe presioni që mund të ndjeni, sidomos ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, do të jetë shumë efikas. Vazhdoni të bëni një jetë sociale mjaft aktive, veçanërisht të lindurit në ditët e para të shenjës, duke bërë plane optimiste, por njëkohësisht kujdesuni për financat tuaja, sepse do të keni tendencë për shpenzime të tepruara dhe perceptim të gabuar të buxhetit tuaj. Në fushën sentimentale do të ekzistojë fryma pozitive, por gjithashtu do të duhet trajtim i mirë i gjërave, për të shmangur keqkuptimet.
Këshillë: Shmangni marrëveshjet financiare nga 17 nëntori.
PESHQIT
Interesi juaj tashmë është në fushën profesionale, por prej datës 16 të muajit do të jeni shumë aktiv dhe dinamikë, të gatshëm për të kapur mundësitë dhe shanset dhe për zbatimin e planeve dhe ambicieve tuaja, kryesisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Sigurisht, Mërkuri në kurs retrogradë dhe në aspekt jo harmonik me Neptunin do të sjellë pengesa dhe vështirësi në këtë fushë dhe në atë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, sidomos për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Shmangni nxitimet dhe tensionet, duke siguruar ruajtjen e marrëdhënieve tuaja dhe duke ju shmangur konflikteve me superiorët tuaj rreth datës 20 të muajit.
Këshillë: Mos mbyllni marrëveshje dhe bashkëpunime të reja në këtë periudhë, madje do të thosha deri në 8 dhjetor. /revistawho.com