Java fillon me Hënën e plotë në shenjën e Dashit për të cilën folëm dhe në parashikimet e javës së kaluar. Është një javë me vështirësi dhe pretendime të mëdha dhe është momenti të mbyllim kapituj duke dhënë zgjidhje përfundimtare çështjeve që nuk avancojnë. Duhet të tregojmë kujdes në trajtimin e problemeve dhe njëkohësisht të marrim përsipër përgjegjësinë që na takon. Gjatë javës do të karakterizohemi nga një intesivitet i theksuar dhe një shqetësim ndoshta i pajustifikuar. Fundi i javës favorizon jetën sentimentale dhe erotike. Një person nga e kaluara do te rikthehet apo një lidhje e re dhe me perspektivë shfaqet në jetën tuaj.
DASHI
Trajtoni me qetësi dhe diplomaci problemet që do të paraqiten në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Përgjigjuni përgjegjësive dhe pranoni ndryshimet që mund të vijnë. Kontakte intime do të keni në fillim të javës, ndërsa në fund të saj do të jeni të preokupuar me jetën tuaj sentimentale dhe erotike. Një person nga e kaluara rikthehet apo një dashuri e re hyn në jetën tuaj.
Këshillë: Një rrugë e re hapet përpara jush dhe premton shumë në jetën tuaj.
DEMI
Ndoshta gjatë kësaj jave përgjegjësitë ngjajnë me të mëdha se herët e tjera dhe kjo ju streson. Një ndihmë e konsiderueshme do t’ju nxjerrë nga vështirësia. Java premton një lidhje dashurie prej së cilës do të ndihmoheni në vijim.
Këshillë: Organizoni një udhëtim në fund të javës dhe ndoshta aty do të njiheni me një person me vlera dhe do të krijoni një lidhje serioze me perspektivë.
BINJAKËT
Ndoshta gjatë kësaj jave psikologjia juaj nuk do të jetë në formë të shkëlqyer. Ulje dhe ngritje do ta karakterizojnë atë të cilën e ka bazën tek pasiguria. Megjithatë marrëdhëniet tuaja shkojnë mirë dhe bisedat me të dashurit apo bashkëshortët zhvillohen normalisht dhe me sukses. Një punë e re apo një ngritje profesionale ju pret.
Këshillë: Kujdesuni për shëndetin por pa u shqetësuar, problemet janë të vogla.
GAFORRJA
Jeta juaj sociale dhe profesionale do t’ju preokupojë tërësisht. Zhvillim dhe përparim do të keni në fushën profesionale, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia të keni kontradikta me bashkëpunëtoret, të cilat është e nevojshme t’i trajtoni me kujdes. Tregoni më tepër kujdes dhe interes me njerëzit tuaj të afërt. Një udhëtim mund të organizoni në fillim të javës, ndërsa në fund të saj pranoni ftesën që ju bëhet dhe ndoshta aty do të takoni personin që ju intereson.
Këshillë: Përfitoni nga shanset që do ju jepen.
LUANI
Kujdesuni dhe programoni sa më mirë jetën e përditshme dhe punën tuaj duke shmangur gabimet. Java në vija të përgjithshme është pozitive për ju duke ju krijuar kushtet për zhvillim të mëtejshëm, diçka që ndikon shumë pozitivisht në moralin tuaj. Në fillim të javës do të rregulloni dhe sistemoni çështje lidhur me shtëpinë dhe familjen tuaj, ndërsa në fund të saj do të përjetoni realizimin e një ëndrre.
VIRGJËRESHA
Kjo javë do t’ju japë mundësinë të zgjidhni disa nga problemet që ju preokupojnë dhe të çliroheni prej tyre. Vëmendja juaj do të jetë e përqendruar në financat, por mos u nxitoni të bëni investime ju që keni biznesin tuaj, pasi nuk do të bëni vlerësim të sakte dhe real të situatës. Në fillim të javës do të bëni një marrëveshje profesionale apo financiare dhe në fund të saj do të flirtoni dhe do të rinovoheni.
Këshillë: Mos nxirrni konkluzione të gabuara, nuk e kanë fajin të tjerët për ato që po kaloni apo jetoni ju.
PESHORJA
Kjo jave vendos theksin në marrëdhëniet tuaja ku nuk do të mungojnë problemet, por dhe shanset. Një lidhje apo një marrëdhënie krijon kushte mjaft pozitive për ju duke ju hapur rrugë të reja. Kujdesuni për njerëzit e familjes suaj dhe rregulloni çështjet ekonomike. Në fillim të javës do të keni bisedime lidhur me financat dhe nuk përjashtohet mundësia për të pasur fitime, ndërsa në fund të saj zgjidhen çështje që kanë të bëjnë me pasurinë e patundshme dhe familjen tuaj.
Këshillë: Gjeni interesa dhe hobe të reja!
AKREPI
Ankthi dhe stresi për të realizuar ato që dëshironi do të jetë më i theksuar gjatë kësaj jave. Megjithatë ju arrini të shtoni të ardhurat tuaja dhe të bëni investime. Ndiheni të lodhur, me shumë detyrime dhe përgjegjësi dhe nuk përjashtohet mundësia të bëni gabime lidhur me bashkëpunëtorët.
Këshillë: Organizoni sa më mirë jetën tuaj të përditshme dhe kujdes gjatë drejtimit të makinës!
SHIGJETARI
Java vendos theksin në financat tuaja dhe kërkon prej jush shmangien e shpenzimeve të tepërta dhe një menaxhimin më të mirë. Nuk është momenti të merrni risqe. Gjatë kësaj jave mund të zgjidhni çështje familjare që ju preokupojnë dhe të bëni diskutime të sinqerta lidhur me to. Fundi i javës premton përmirësimin e të ardhurave.
Këshillë: Gjeni kohë për t’u çlodhur.
BRICJAPI
Është momenti të zgjidhni përfundimisht disa çështje që ju preokupojnë që ndoshta kanë të bëjnë me familjen apo marrëdhëniet tuaja. Megjithatë pengesat akoma ekzistojnë në jetën tuaj. Kontakte dhe biseda interesante prej të cilave do të dilni të fituar do të keni në fillim të javës, ndërsa në fund të saj jeta juaj sociale dhe erotike favorizohet.
Këshillë: Kujdesuni për anën tuaj psikologjike !
UJORI
Është momenti të veproni, të realizoni qëllimet dhe planet tuaja dhe të mos humbisni shanset që paraqiten në fushën profesionale për një vend të ri pune apo për një ngritje. Në fillim të javës favorizohen financat tuaja duke pasur rritje në to, ndërsa në fund të saj diskutoni me persona prej të cilëve do të ndihmoheni.
Këshillë: Largoni stresin dhe fobitë.
PESHQIT
Është momenti të preokupoheni me ato që doni të realizoni pasi suksesi është i juaj këtë herë. Shanse paraqiten në financat dhe fitime do të keni gjatë kësaj jave. Në fillim të javës do të keni lajme dhe biseda të gëzuara me të dashurit dhe bashkëshortët, ndërsa në fund të saj një udhëtim dhe dashuri premton ajo.
Këshillë: Përfitoni nga java për të arritur një sukses apo një ngritje profesionale! /revistawho.com