Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë! 19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 15 deri në 22 tetor

15/10/2018
in Horoskopi
Reading Time: 5 mins read
A A
Parashikimi i yjeve për javën 15 deri në 22 tetor

PS: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj, por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982 dhe ora 10:45 duhet të lexoj Virgjëreshën (shenjën, në bazë të datës së lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëj me orën dhe vendin e lindjes.





Java fillon mirë duke na dhënë mundësinë përmes bisedimeve të kalojmë pengesat që kemi në marrëdhëniet tona sentimentale dhe të afrohemi më shumë me të dashurin apo të dashurën tonë. Gjithsesi do të jemi mjaft të menduar përsa i përket financave dhe jetës tonë sentimentale, por dhe shumë të angazhuar në bisedime dhe takime veçanërisht të hënën dhe të martën. Sigurisht, ne do të vazhdojmë të jemi të preokupuar dhe në ditët në vijim me çështjet tona emocionale dhe ekonomike, të cilat do të stimulohen dhe do të bëhen më të theksuara me Hënën e plotë në shenjën e Demit në 24 tetor për të cilën do të flasim javën që vjen. Le të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm dhe t’i besojmë intuitës tonë në datat 19 dhe 20 të muajit, duke shmangur biseda të ashpra, sepse është shumë e lehtë të humbasësh masën dhe kontrollin.

DASHI


Jeni të përqendruar në financat tuaja gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo është me të vërtetë koha më e përshtatshme për të rregulluar detyrimet dhe çështjet që mund të keni lënë pezull ndaj të tjerëve, bankat, tatimet, bashkëpuntorët etj. Vëreni problemet dhe jepni zgjidhje tani që jeni të favorizuar në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, çështjet e punës ju mbajnë të vëmendshëm, kështu që ju duhet të jeni vazhdimisht në lëvizje, duke shmangur pengesat dhe tensionet.

Këshillë: Besoni intuitën tuaj, por mos i idealizoni gjërat.

DEMI

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet janë në plan të parë gjatë kësaj periudhe. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës do të jeni mjaft të favorizuar, ndërsa ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë do të jeni në një fazë rishikimi, të menduar dhe me probleme të shumta. Në sektorin profesional, konkurrenca do të jetë e vështirë dhe nuk do të mungojnë tensionet dhe konfliktet, të cilat mund të kenë shkaqet në çështjet ekonomike.

Këshillë: Kujdes në marrëdhëniet financiare me partnerët tuaj.

BINJAKËT

Rutina juaj e përditshme është shumë intensive dhe e ngutshme, por përmes aktiviteteve dhe punës suaj ju arrini të rrisni të ardhurat tuaja. Kujdes nga tensionet dhe problemet në ambientin e punës në datat 19 dhe 20 të muajit, është më mirë të bëni lëvizje strategjike dhe të silleni me diplomaci duke shmangur fjalët e ashpra dhe duke mos hyr në kontradiktë hapur. Këtë javë ekziston mundësia të bëni një udhëtim biznesi.

Këshillë: Ekuilibroni rutinën tuaj të përditshme për të parandaluar çdo ndikim në psikologjinë tuaj.

GAFORRJA

Kjo është një periudhë krijuese dhe romantike dhe jeta personale do të ketë një interes të veçantë, pasi gjatë gjithë kësaj kohe marrëdhëniet sentimentale zënë vendin e parë në jetën tuaj. Edhe pse fati është me ju nuk do të mungojnë problemet, prandaj lini mënjanë grindjet dhe ankesat tuaja duke kthyer gjithë atë tension negativ në pasion erotik, veçanërisht rreth datave 19 dhe 20 të muajit. Një shëtitje apo një kinema mund të luajnë një rol katalitik në shpërbërjen e situatës negative dhe në normalizimin e marrëdhënieve.

Këshillë: Promovoni planet tuaja krijuese.

LUANI

Është një periudhë gjatë së cilës do të jeni mjaft të preokupuar me çështje të familjes dhe të shtëpisë suaj. Çështjet financiare mund të shkaktojnë tensione dhe konflikte në marrëdhëniet tuaja, prandaj përpiquni të ekuilibroni situatën dhe të gjeni zgjidhje për problemet tuaja në qoftë se jeni të interesuar të ruani marrëdhëniet, pasi Hëna e plotë në 24 tetor do të ndërlikoj akoma më shumë situatën, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Megjithatë për problemet e vogla këtë javë ofrohen zgjidhjet e duhura.

Këshillë: Mos e neglizhoni sektorin profesional.

VIRGJËRESHA

Jeni në lëvizje të vazhdueshme për të zgjidhur problemet e përditshme dhe të biznesit. Shmangni lëvizjet e nxituara dhe përpiquni të mos jeni të shpërqendruar. Ndërkohë duhet të jeni shumë të kujdesshëm edhe me fjalët që do të thoni. Mos besoni dhe mos tregoni planet tuaja tek të tjerët. Së fundmi, mbani një shportë të vogël ndaj premtimeve të partnerëve tuaj.

Këshillë: Një udhëtim me të dashurin/ën, edhe pse për arsye pune, do t’ju sjell akoma më afër.

PESHORJA

Çështjet financiare janë fokusi i interesit tuaj, pasi kjo është një periudhë që favorizon rritjen e fitimeve tuaja dhe njëkohësisht ju jep mundësinë të rregulloni detyrimet që mund të keni ndaj të tjerëve në këtë fushë. Ju, nga ana juaj, duhet të shmangni shpenzimet e tepruara dhe rritjen e kostove, edhe nëse këto shpenzime janë për fëmijët tuaj. Çdo gjë duhet të jetë e programuar dhe brenda mundësive që kemi.

Këshillë: Programoni financat tuaja në mënyrë korrekte.

AKREPI

Vazhdoni të keni rolin protagonistë dhe këtë herë, por përfitoni nga mundësitë dhe shanset që ju jepen veçanërisht juve të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, pasi Jupiteri do të largohet nga shenja juaj muajin e ardhshëm. Marrëdhëniet janë në plan të parë, sidomos për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, pasi do të gjendeni në një fazë rishikimi apo do të keni probleme me to. Do të duhet të tregoni kujdes në ambientin tuaj familjar, pasi nuk do të mungojnë tensionet dhe problemet, kryesisht në 19 dhe 20 tetor. Një debat i lehtë mund të kthehet në një konflikt të madh.

Këshillë: Edhe pse të përqendruar te vetja dhe problemet tuaja, mos neglizhoni sferat e tjera të jetës.

SHIGJETARI

Është koha të ngadalësoni ritmet e jetës suaj të përditshme dhe t’i jepni pak kohë vetes për të menduar dhe dëgjuar zërin tuaj të brendshëm, duke i besuar intuitës suaj. Mos u përfshini në diskutime që mund të jenë shkak për prapaskena apo thashetheme, por kërkoni qetësinë dhe relaksimin tuaj. Në fushën sentimentale, një marrëdhënie e fshehtë do t’ju preokupoj gjatë kësaj kohe. Ndërsa me financat duhet të bëni programimin e duhur.

Këshillë: Bëni planet tuaja, sepse po afron koha që t’i realizoni.

BRICJAPI

Ju po kaloni një periudhë gjatë së cilës jeni shumë aktiv shoqërisht, duke marrë pjesë në aktivitete kolektive dhe takime me miqtë e vjetër dhe të rinj në mënyrë që të promovoni karrierën tuaj dhe zhvillimin tuaj shoqëror. Mirë është që të jeni të kujdesshëm gjatë debateve në datat 19 dhe 20 të muajit në mënyrë që të mos hyni në kontradikta me njerëz nga rrethi juaj i afërt shoqëror. Sidoqoftë, me strategji, ju do të merrni informacionet që ju duhen apo ato që ju dëshironi.

Këshillë: Kujdesuni për financat tuaja dhe veçanërisht nëse doni të bëni investime.

UJORI

Sektori profesional thith gjithë kohën dhe energjinë tuaj gjatë kësaj periudhe, duke ju bërë të ndjeheni më të stresuar. Mos bëni lëvizje serioze financiare këto ditë, sepse perceptimi juaj është i gabuar dhe ekziston mundësia të dilni me humbje. Shmangni tendencën për imponim dhe kontrolloni sjelljen tuaj në 19 dhe 20 tetor, pasi problemet nuk zgjidhen me tensione dhe polemika.

Këshillë: Mos neglizhoni familjen tuaj, sepse do të keni probleme.

PESHQIT

Është koha më e mirë për kërkimet shpirtërore për të gjetur atë që ju dëshironi dhe ju mbush me gëzim. Besoni përsëri intuitën tuaj, pasi këto ditë është mjaft e zhvilluar. Gjeni atë që do t’ju bëjë të lumtur, duke u lehtësuar kështu nga stresi i jetës së përditshme dhe nga rritja e shqetësimeve të periudhës. Sidoqoftë, fati është me ju prandaj përfitoni sa më shumë nga kjo periudhë veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës.

Këshillë: Ndani aktivitetet me bashkëshortin tuaj.

Tags: 15 tetorhoroskopi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Dy gëzime në një ditë, Labinot Gashi ka shumë arsye për të festuar sot

Dy gëzime në një ditë, Labinot Gashi ka shumë arsye për të festuar sot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera