Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 16 deri në 22 dhjetor

16/12/2019
in Horoskopi
Reading Time: 6 mins read
A A
Parashikimi i yjeve për javën 12 deri në 18 gusht

Bëhet fjalë për një javë pozitive, me aspekte astrologjike mjaft interesante, të cilat do të na ndihmojnë në organizimin dhe promovimin e çështjeve që na interesojnë. Të shtunën dhe të premten mos u bazoni dhe mos u mbështesni në premtimet e tjerëve. Në të njëjtën kohë kaloni nga filtri ato që do të dëgjoni duke mos i besuar të tëra. Nga data 20 e muajit kushtet dhe rrethanat në sferën financiare do të përmirësohen, ndërsa jeta jonë erotike do të jetë më interesante në periudhën që vijon. Përfitoni nga kjo periudhë për rregullimin e çështjeve që keni lënë pezull pasi  2020 fillon me vështirësi.





DASHI
Është momenti të organizoni cdo gjë lidhur me biznesin dhe punën tuaj, rezultatet e të cilit do t‘i ndjeni dhe në sferën financiare. Do të ishte akoma më produktive në qoftë se do të bënit një organizim apo një programim dhe të financave. Lexoni me vëmendje çdo gjë që do të firmosni dhe do të nënshkruani të enjten dhe të premten dhe mos besoni gjithë informacionet që do të keni apo premtimet që do t’ju bëhen. Nga data 20/12 jeta juaj sociale bëhet më e pasur dhe më interesante, me miq të vjetër apo të rinj që do të jenë pranë jush duke mbështetur planet dhe aspiratat tuaja. Shanset në jetën erotike janë të shumta mjafton të dilni dhe të pranoni ftesat e shoqërisë.

DEMI
Gjatë kësaj jave do të keni mundësinë të merrni vendime serioze dhe me perspektivë lidhur me partnerin apo bashkëpunëtorin tuaj. Mos u mbështesni në ndihmën e të tjerëve të enjten dhe të premten dhe mos besoni të gjitha ato që do të dëgjoni. Nga data 20 e muajit kushtet në rrethin profesional përmirësohen dhe ju favorizojnë, pasi puna juaj do të njihet dhe ju do të tregoni me lehtësi talentet tuaja duke fituar në këtë mënyrë dhe simpatinë e kolegëve.


BINJAKËT
Është momenti të bëni një organizim të mirë të jetës së përditshme dhe të punës suaj duke disiplinuar më mirë veten. Vështirë të përqendroheni të enjten dhe të premten, prandaj mos u merrni me punë të rëndësishme që kërkojnë një zgjidhje praktike, ndërkohë që këto dy ditë favorizojnë çështjet artistike që kërkojnë talent dhe frymëzim. Shmangni njëkohësisht marrjen e vendimeve, pasi gjykimi juaj nuk do të jetë i drejtë. Nga  data 20/12 fillon për ju një periudhë pozitive gjatë së cilës do të ndiheni të kënaqur dhe të gëzuar, do të dashuroni, do të udhëtoni, do të bëni projekte të reja për jetën tuaj.

GAFORRJA
Ju jepet mundësia gjatë kësaj jave të krijoni një lidhje erotike serioze dhe me perspektivë, mjafton të keni dëshirë për të dalë dhe për të flirtuar. Të enjten dhe të premten mund të bëni një udhëtim, ndoshta dhe për arsye pune, gjithsesi të jeni të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinës. Gjatë këtyre dy ditëve shmangni gabimet në punë dhe mos u implikoni në thashetheme me kolegët. Nga data 20/12 psikologjia juaj do të ripërtërihet dhe dëshirat do të jenë të shumta, ndërkohë që nuk do të mungojë ndihma ekonomike dhe shanset në financat tuaja.

LUANI
Jeni shumë të ngarkuar, jo vetëm me çështjet e punës dhe të biznesit, por dhe me detyrime ndaj familjes dhe shtëpisë. Kjo javë ju jep mundësinë të rregulloni dhe të zgjidhni disa prej tyre me një organizim më të mirë, madje shumë nga përpjekjet tuaja tani do t‘i shihni të marrin formë dhe të themelohen. Nuk do të mungojë dhe ndihma e të tjerëve në realizimin e gjithë atyre që përmenda  më lartë. Kujdes me financat tuaja të enjten dhe  të premten, duke shmangur shpërdorimet dha shpenzimet e tepërta. Prej 20 dhjetorit fillon për ju një periudhë shumë e mirë për biseda, kontakte  dhe zgjerimin e marrëdhënieve tuaja. Do të vini afër me të dashurit dhe ju që jeni në kërkim të një dashurie të re do ta gjeni gjatë periudhës në vijim.

VIRGJËRESHA
Kjo javë ju jep mundësinë të ristabilizoni marrëdhëniet me të dashurit apo fëmijët tuaj në qoftë se kishit probleme deri tani . Pranoni ftesat që mund të keni prej miqve dhe gjeni mënyrën për njohje të reja, të cilat mund të zhvillohen në një marrëdhënie serioze në vijim. Mos hyni në diskutime serioze të enjten dhe të premten dhe në qoftë se jeni të detyruar të firmosni apo të nënshkruani gjatë këtyre dy ditëve sigurohuni që keni hetuar hollësisht gjithë detajet. Prej datës 20 dhjetor jeta juaj e përditshme bëhet më interesante, më e lehtë dhe më e bukur. Ju që jeni në kërkim të një pune tani mund ta gjeni.

PESHORJA
Gjatë kësaj jave do të keni mundësinë të zgjidhni disa nga problemet lidhur me shtëpinë, pronën dhe familjen tuaj. Ju të interesuarit e shenjës mund të bëni lëvizjet e duhura për të përfituar nga shfrytëzimi i pronës. Të enjten dhe të premten shmangni gabimet dhe keqkuptimet në punë. Prej 20 dhjetorit fillon për ju një periudhë mjaft favorizuese. Fati do të jetë me ju dhe ju do të kaloni bukur duke u argëtuar, flirtuar dhe dashuruar. Në të njëjtën kohë është një periudhë mjaft e mirë për ju artistët e shenjës dhe krijimtarinë tuaj.

AKREPI
Përfitoni nga periudha për të bërë bisedat dhe kontaktet e duhura për promovimin e punës apo të planeve të jetës në përgjithësi. Një udhëtim mund të sjellë suksesin e duhur në punë. Sfera financiare kërkon prej jush të jeni të kujdesshëm të enjten dhe të premten duke shmangur lëvizjet dhe investimet. Nga 20 dhjetori do të ndiheni mirë në shtëpi dhe ambientin tuaj familjar. Do të kaloni momente të këndshme rreth tryezës me miqtë, të dashurit dhe të ftuarit në përgjithësi.

SHIGJETARI
Gjatë kësaj jave është mirë të preokupoheni me financat pasi do të keni mundësinë t’i përmirësoni përmes një organizimi më të mirë apo përmes burimeve të tjera. Të enjten dhe të premten do të jeni të preokupuar me çështje të shtëpisë apo familjes suaj, të cilat ju mundojnë kohët e fundit. Në fakt keni një tendencë t’i ekzagjeroni gjërat gjatë këtyre dy ditëve prandaj nuk është nevoja të nxirrni konkluzione. Nga data 20 agjenda juaj do të jetë e ngarkuar me biseda, kontakte, udhëtime të vogla, të cilat do të bëjnë jetën e përditshme më interesante.

BRICJAPI
Kjo javë ju krijon mundësinë të promovoni punën tuaj dhe ta themeloni atë. Disa nga projektet tuaja tani mund të hyjnë në fazën e realizimit. Të enjten dhe të premten shmangni bisedat dhe keqkuptimet me të afërmit dhe komshinjtë. Nga 20 dhjetori do të keni shanse si dhe rritje të konsiderueshme të financave.

UJORI
Gjatë kësaj jave do të keni mundësinë të bëni takime me njerëz që do t’ju ndihmojnë në çështjet që ju preokupojnë. Gjithsesi ndihma dhe mbështetja e të tjerëve nuk do të mungojë, ndërkohë që është e domosdoshme të shmangni lëvizjet financiare të enjten dhe të premten. Nga  data 20 dhjetor deri në 13 Janar Venusi në shenjën tuaj, ju favorizon në çdo drejtim dhe kryesisht në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Është momenti të bëni ndryshime në paraqitjen tuaj dhe të tërhiqni me lehtësi vështrimet e të tjerëve, të cilat do të jenë plot simpati. Përfitoni si në jetën personale ashtu dhe në atë profesionale.

PESHQIT
Përfitoni nga shanset që do të paraqiten për ju dhe realizoni synimet që keni. Një udhëtim profesional do të jetë në planet e javës dhe do të ketë rezultate pozitive në punën tuaj. Kujdes në bisedat që do të zhvilloni të enjten dhe të premten me partnerët apo bashkëpuntorët  tuaj. Gjërat nuk janë siç paraqiten dhe rreziku për tu keqkuptuar është i madh. Nuk përjashtohet mundësia të keni probleme me të dashurin këto dy ditë, justifikimet dhe gënjeshtrat do të jenë në plan të ditës. Nga 20 dhjetori erotizmi juaj do të rritet dhe intrigat dhe lidhjet e fshehta nuk do të mungojnë.

Tags: horoskopiKrisanthi KalogeriParashikimi i yjeve
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Rikthehen ditët me diell, ja parashikimi i motit për sot

Çfarë do të ndodhë me motin sot? Zbuloni si është parashikimi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera