Java e fundit e muajit është në përgjithësi e qetë dhe me shanse për realizimin e projekteve tona. Në datën 27 të muajit Venusi kalon në shenjën e Peshqve, duke na bërë të ndihemi më erotikë, më sensibël, me ndjenja të vërteta dhe të thella. Më në fund në datën 30 mars Mërkuri kthehet në kurs të drejtë, por akoma nuk është momenti për të marrë vendime. Tregohuni të përmbajtur dhe mos nxirrni konkluzione nga ato që do të thuhen, apo nga ato që do të dëgjoni deri në 5 prill. Në datën 31 Marsi kalon tek Binjakët duke shtuar akoma më shumë nevojën për komunikim, lëvizje dhe udhëtime. Gjithsesi treditëshi 26, 27 dhe 28 mars është mjaft pozitiv dhe do të arrini të krijoni kontakte sentimentale, erotike dhe financiare.
DASHI
Ndoshta do të ndjeni nevojën të çlodheni apo të flini pak më shumë se zakonisht, duke ngadalësuar njëkohësisht ritmet e jetës së përditshme. Kjo javë do t’ju jap mundësi të krijoni kontakte lidhur me financat tuaja, të cilat do të kenë rritje madje andej nga nuk e prisni. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës do të realizoni me lehtësi planet dhe projektet personale apo profesionale. Do të vini më afër me të dashurit tuaj dhe disa prej jush do të krijoni një lidhje të fshehtë, të flaktë por afatshkurtër. Nga fundi i muajit mendimet tuaja do të jenë më të qarta dhe të organizuara.
DEMI
Fillimi i javës deri të enjten ju jep mundësinë të takoni një person të rëndësishëm nga e kaluara apo një person të ri, i cili do të jetë ura për të hyr në një rreth social mjaft interesant për ju dhe për përparimin tuaj. Gjatë kësaj jave do të promovoni me lehtësi çështjet e biznesit apo të karrierës suaj dhe do të njihni persona që do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Do të keni më shumë rezultate pozitive në sferën financiare dhe kjo kërkon prej jush një menaxhim më të mirë nga data 31 dhe në vijim.
BINJAKËT
Është një javë mjaft e mirë për ju, gjatë të cilës do të jeni shumë social duke marrë përshtypje dhe komente pozitive rreth vetes suaj. Do ta përshkruaja një periudhë të këndshme, me ndihmë dhe mbështetje në punë, por dhe me surpriza në lidhje me realizimin e ideve apo projekteve që keni. Me guvernatorin tuaj Mërkurin, tashmë në kurs të drejtë, nga fundi i muajit gjërat fillojnë pak nga pak të qartësohen deri në 5 prill, ku atje do të keni një pamje më të qartë të situatës dhe mund të merrni dhe vendime. Nga fundi i muajit, në fazë të parë ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, do të jeni më luftëtarë, me qëllim realizimin e synimeve që keni vendosur. Gjatë kësaj përpjekje shmangni stresin dhe konfliktet në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja.
GAFORRJA
Kjo periudhë është mjaft pozitive për ju dhe planet tuaja lidhur me të ardhmen. Lajme të mira si dhe kontakte me miq apo një person të rëndësishëm, të cilët do të mbështesin dhe do të ndihmojnë përpjekjet tuaja, premton kjo javë. Nga fundi i muajit situata bëhet më qartë për ju, por vendimet mirë është t’i merrni pas datës 5 prill. Shmangni prapaskenat, kujdesuni për shëndetin dhe çlodhjen tuaj nga data 31 dhe në vijim.
LUANI
Prej kësaj jave fillon një periudhë gjatë së cilës do të ripërtëriheni psikologjikisht, do të ndiheni më mirë dhe do të arrini të rrisni të ardhurat tuaja. Ju që keni një marrëdhënie harmonike do të vini më afër me të dashurit tuaj. Treditëshi 26- 28 mars ju jep mundësinë, përmes bisedave dhe kontakteve që do të keni, të merrni një ndihmë ekonomike apo të rrisni të ardhurat nga një punë suplementare. Nga data 31 dhe në vijim do të jeni në ndjekje të objektivave të rëndësishme, arsye që ju bën mjaft social. Mos ushtroni presion personave apo situatave.
VIRGJËRESHA
Fillon një periudhë e favorshme për përmirësimin e marrëdhënieve që ishin tronditur deri tani. Në të njëjtën kohë ditët në vijim ju japin mundësinë të njihni dhe të kontaktoni persona të rinj me interes profesional apo erotik. Me lehtësi mund të krijoni një lidhje mjaft interesante dhe për forcimin e saj do të organizoni një udhëtim së bashku. Prej datës 28 në përgjithësi situata përmirësohet, por nga 5 prilli gjërat qartësohen duke ju dhënë mundësinë të bëni një organizim më të mirë, duke marrë dhe vendimet e duhura.
PESHORJA
Kalimi i Venusit, guvernatores suaj, në shenjën e Peshqve premton përmirësimin e jetës së përditshme, duke e bërë atë më të bukur dhe më të këndshme. Të njëjtin favorizim do të keni dhe në ambientin e punës, ku do të vini më afër me kolegët dhe diku aty mund të krijoni një lidhje dashurie interesante, por me afat të shkurtër. Megjithatë pengesat deri në 5 prill nuk do të mungojnë, prandaj të jeni të kujdesshëm në trajtimin e të dhënave apo informacioneve që do të keni. Nuk do të mungojë ndihma si dhe kushtet e duhura për përmirësimin e të ardhmes. Nga data 31 dhe në vijim do të luftoni për plotësimin e një projekti, në fazë të parë për ju të lindurit në ditët e para të shenjës.
AKREPI
Fillon për ju një periudhë gjatë së cilës do të kaloni bukur duke u argëtuar. Pothuajse gjatë një muaji do të jeni mjaft krijues dhe erotik. Dëshira për flirt në kombinim me libidon e rritur, veçanërisht nga fundi i muajit, ju sjell më afër me dashurinë. Java ju jep mundësinë, duke shfrytëzuar ftesat që do t’ju bëhen, të takoni personin që ju intereson. Shmangni sjelljet provokuese, pasi do të jepni përshtypjen se nuk dini çfarë doni. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur nxitimet dhe ekzagjerimet.
SHIGJETARI
Kjo javë ju premton zgjidhje dhe mbështetje në çështjet që ju preokupojnë si dhe promovimin tuaj në punë nga një person i rëndësishëm. Prej kësaj jave fillon një periudhë gjatë së cilës do të ndjeheni mirë nga ana psikologjike dhe do vini akoma më afër me njerëzit e familjes, duke kaluar momente të ngrohta rreth një tavoline dhe ndoshta me të ftuar miqtë dhe kolegët tuaj. Kujdes nga data 31 dhe në vijim në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, ku konfliktet dhe kontradiktat nuk do të mungojnë.
BRICJAPI
Fillon për ju një periudhë mjaft pozitive, gjatë së cilës pa shumë përpjekje do të fitoni simpatinë e të tjerëve. Sfera profesionale dhe jeta juaj personale janë shumë premtuese gjatë kësaj jave. Një ftesë apo një takim i befasishëm do t’ju sjellë afër me personin e dëshiruar, me të cilin do të diskutoni për problemet financiare dhe profesionale, por në fakt flirti dhe afrimi me njëri tjetrin do t’ju çojnë në lidhje dashurie. Nga data 31 përvishuni punës pasi pretendimet do të jenë të larta.
UJORI
Gjatë kësaj periudhe theksi vendoset në financat tuaja, të cilat do të përmirësohen dhe do të kenë një rritje që nuk e prisni. Jepni rëndësi të veçantë deri të enjten, pasi rastet dhe shanset që do të paraqiten mund të sjellin një bashkëpunim frytdhënës dhe afatgjatë. Megjithatë duhet të vazhdoni të bëni një menaxhim më të mirë në sferën ekonomike, stabiliteti i të cilës do të ndikojë në përmirësimin e psikologjisë suaj. Nga data 31 dhe në vijim periudha ju premton flirt, dashuri, krijimtari dhe argëtim.
PESHQIT
Kalimi i Venusit në shenjën tuaj ju bënë më joshës, më të këndshëm, më të bukur dhe më të dashur. Do të ndjeni nevojën të merreni me paraqitjen personale duke tërhequr shikimet dhe vëmendjen e të tjerëve me kalimin tuaj. Shfrytëzoni këtë periudhë dhe nxirrni në pah ndjenjat tuaja delikate. Ndoshta akoma do të ndjeheni të ngatërruar dhe me probleme në marrëdhënie, por prej kësaj jave gjërat do të qartësohen dhe shumë shpejt situata do të rregullohet në favorin tuaj. Nga data 31 e muajit do të bëni punime apo ndryshime në ambientin e shtëpisë ndërkohë që nuk do të mungojnë konfliktet apo problemet në familje. /revistawho.com