Kjo javë është mjaft pozitive për promovimin e planeve dhe të projekteve tona kryesore. Do të kemi mundësinë të veprojmë dhe të kemi një zhvillim pozitiv të çështjeve që na preokupojnë. Prej të enjtes dhe deri të shtunën duhet të shfrytëzojmë rastet dhe shanset që do të paraqiten si në sferën financiare ashtu dhe në jetën tonë personale apo erotike.
DASHI
Është momenti të vendosni në zbatim planet, që deri tani i kishit vetëm si mendime, me qëllim që të dilni të fituar si në financat tuaja ashtu dhe në jetën personale. Kujdesuni për arritjen e suksesit në fushën profesionale dhe kontaktoni miq apo persona të rinj nga të cilët do të dilni të fituar në çdo drejtim të jetës. Probleme apo një krizë mund të kaloni në marrëdhëniet ekzistuese, ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Ndërkohë që ekziston mundësia të bëni njohje të reja dhe të keni fitime të papritura.
DEMI
Gjatë kësaj jave do të keni shumë shanse të takoheni me miq, të cilët do t’ju ndihmojnë të zgjeroni veprimtarinë dhe të arrini sukseset e dëshiruara në karrierën tuaj. Kushtojini vëmendjen e duhur jetës familjare duke e përmirësuar atë dhe duke mënjanuar stresin dhe ankthin, që ju shkaktojnë çështjet që kërkojnë zgjidhje. Është një periudhë mjaft e favorshme, të cilën nuk duhet ta lini pa shfrytëzuar. Mos i jepni rëndësi informacioneve apo të dhënave që do të keni në punën tuaj dhe mos harroni se fillon për ju një periudhë gjatë të cilës do të keni rritje në fushën profesionale. Kujdesuni për veten dhe paraqitjen tuaj.
BINJAKËT
Është momenti të krijoni mendime optimiste, por dhe plane për jetën tuaj personale. Shfrytëzoni shanset që do të keni në të gjitha fushat e jetës, por veçanërisht në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Një mik i rëndësishëm apo një person me potencë do t’ju ndihmojë të arrini ato që dëshironi në punën apo biznesin tuaj. Merrni divorcin nga zakonet e këqija dhe bëni një riorganizim të gjërave të paktën për gjysmën e parë të vitit.
GAFORRJA
Filloni të çliroheni disi nga gjithë ngarkesat që kishit që në fillim të vitit. Kjo javë do të jetë mjaft e mirë përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me studime, udhëtime apo anës ligjore. Interesa të reja hapen përpara jush dhe disa do të angazhohen me një sport apo një hob të ri. Do të keni mbështetjen e njerëzve të familjes, por dhe të miqve si në financat tuaja ashtu dhe në realizimin e qëllimeve profesionale. Kujdes duhet të tregoni në marrëdhëniet por dhe në çështjet profesionale, ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Bëni një spastrim, kryesisht në marrëdhëniet tuaja dhe u jepni fund atyre që janë testuar dhe kanë treguar se nuk mund të shkojnë më tej. Dëshira juaj erotike do të jetë e shtuar dhe rastet për njohje të reja nuk do të mungojnë.
LUANI
Të favorizuar do të jeni ju si në sferën profesionale ashtu dhe në jetën tuaj sentimentale. Interes të veçantë do të kenë prej kësaj jave dhe për një muaj marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Prandaj dilni, kontaktoni dhe vlerësoni mirë personat apo situatat, me qëllim që të promovoni synimet lidhur me biznesin apo karrierën. Në jetën sentimentale do të vini më afër me njëri tjetrin, ndërsa ju të interesuarit e shenjës do të keni mundësinë të takoni dashurinë dhe të krijoni një lidhje të re. Trajtoni me mençuri një propozim që do t’ju bëhet në fushën profesionale, pasi do të ketë të bëj me të ardhmen dhe përparimin tuaj. Organizoni më mirë rutinën dhe gjeni mënyrën të çlodheni duke i dhënë në këtë mënyrë më shumë rëndësi shëndetit.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj jave do të merrni lajme apo informacione, të cilat do të duhet t’i shfrytëzoni për krijimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të reja, kryesisht në sferën profesionale. Përmirësoni rutinën dhe jetën tuaj të përditshme duke i shtuar asaj nota gëzimi. Bisedime të këndshme me rezultate të kënaqshme për ato që ju preokupojnë do të bëni me bashkëshortët apo të dashurit tuaj. Kaloni bukur në fund të javës duke mos i lejuar psikologjisë suaj t’ju prishë entuziazmin.
PESHORJA
Kjo javë është e përshtatshme të angazhoheni kryesisht me anën praktike të jetës suaj të përditshme duke përfunduar njëkohësisht detyrime të vogla në punë apo biznes. Të ardhurat tuaja do të rriten, por duhet dhe ju nga ana juaj të kontrolloni dhe të eliminoni shpenzimet e tepërta. Nuk do të mungojnë problemet në ambientin familjar dhe në marrëdhëniet ekzistuese, ndërkohë që shanset për njohje interesante të papritura do të jenë të shumta, kryesisht për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Prej kësaj jave dhe për një muaj fillon për ju një periudhë, gjatë së cilës do të kaloni momente të bukura, do të gëzoheni, do të dashuroheni dhe do të jeni mjaft krijues.
AKREPI
Kjo javë ju ofron shanse dhe mundësi të keni sugjerime dhe të bëni takime, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e planeve tuaja profesionale. Mos harroni se ky vit ju ofron shanse në sferën financiare prandaj duhet të jeni gjithmonë vigjilent. Kjo periudhë është mjaft krijuese për ju dhe mund të përfitoni nga bashkëpunimet duke u përballuar me antagonizmin. Nga fundi i javës do të vini me afër me njerëzit e familjes dhe të dashurit tuaj, madje disa prej jush do t’i përjetoni këto momente rreth një tavoline.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj jave do të preokupoheni me shtëpinë dhe ambientin e saj duke e bërë atë akoma më funksionuese. Shanset si dhe ndihma në sferën profesionale nuk do të mungojnë, ndërkohë që në fushën financiare do të keni tendencë të investoni apo të merrni një risk. Të jeni të kujdesshëm dhe të matur duke mos harruar se kryesorja për ju në këtë moment është të ruani stabilitetin në financat tuaja. Prej kësaj jave fillon për ju një periudhë, gjatë të cilës do të jeni mjaft të komunikueshëm me takime, bisedime me persona të ndryshëm ,lëvizje dhe udhëtime me qëllim kryesor zhvillimin e biznesit dhe të karrierës suaj.
BRICJAPI
Kjo javë premton takime të këndshme, ftesa, udhëtime të vogla por dhe persona të rinj të cilët do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju mbështesin në sferën profesionale dhe në jetën tuaj në përgjithësi. Përsa i përket jetës sentimentale flirt, dashuri dhe takime të papritura do të jetë menuja e javës. Kujdes në marrëdhëniet ekzistuese, ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Prej kësaj jave fillon një periudhë mjaft e favorshme për financat tuaja pa përjashtuar dhe shpenzime të papritura në fund të javës. Është koha të bëni ndryshime rrënjësore mjaft të dini se çfarë doni dhe të veproni.
UJORI
Gjatë kësaj jave do të jeni kryesisht të preokupuar me financat tuaja. Do të bëni lëvizje të tilla që do t’ju sjellin fitime dhe ndoshta këto fitime mund të vijnë nga shfrytëzimi me leverdi i pasurisë suaj të patundshme. Përveç fitimeve do të bëni dhe shpenzime për veten. Prej kësaj jave dhe për një muaj pothuajse fillon për ju një periudhë gjatë së cilës do të preokupoheni më shumë me veten dhe kryesisht me paraqitjen tuaj. Gjithsesi pa shumë përpjekje do të rrezatoni ëmbëlsi dhe dashuri duke tërhequr vështrimet e të tjerëve me kalimin tuaj. Do të jeni mjaft social dhe do të keni mundësinë të udhëtoni. Gjeni kohën të çlodheni dhe vendosni një ekuilibër mes gjërave që bëni në jetën tuaj.
PESHQIT
Periudha është mjaft e favorshme në të gjitha drejtimet, prandaj mos lini kohën dhe ditën të kaloj pa vepruar. Gjatë kësaj jave mund të krijoni kontakte me qëllim promovimin e çështjeve profesionale dhe financiare. Është një periudhë e këndshme për jetën tuaj sociale. Në fund të javës trajtoni me maturi çështjet që do të paraqiten, me qëllim që të dilni fitues. Vendosni synime të realizueshme dhe shijoni frytet e suksesit. Prej kësaj jave ju jepet mundësia të çlodheni me të dashurit tuaj duke u izoluar në një “botë” apo një ambient apostafat për ju, larg detyrimeve dhe vështrimeve./revistawho.com