Tashmë jemi në fund të pushimeve dhe erdhi momenti t’i përvishemi punës. Pikërisht këtë duan të na thonë dhe aspektet planetare të javës. Po hyjmë në një fazë të re, gjatë të cilës theksin duhet ta vendosim në ngjarje apo çështje që do të na dalin papritur dhe që do të na befasojnë në mënyrë të këndshme në përgjithësi. Është një javë mjaft pozitive dhe e përshtatshme për çështje pune apo biznesi, për financat si dhe për marrëdhëniet apo jetën sentimentale. Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës favorizon fillime të reja në të gjitha fushat që përmenda më lartë. Përfitoni të gjithë duke mos lënë pa shfrytëzuar shanset që ju paraqiten, por veçanërisht ju përfaqësuesit e shenjës së Virgjëreshës, Demit, Bricjapit të lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Gjatë gjithë javës, por veçanërisht prej të enjtes deri të shtunën, sfera financiare është vërtet e favorizuar dhe shanset për rritjen apo përmirësimin e të ardhurave janë të shumta. Prej datës 30 gusht dhe deri në 5 shtator kujdesuni për shëndetin, shmangni stresin dhe aksidentet e vogla. Është momenti të bëni një fillim të ri në programimin e jetës së përditshme duke përshtatur një mënyrë jetese më të shëndetshme.
DASHI
Vendosni theksin në financat tuaja, fati është me ju. Erdhi momenti të shpërbleheni dhe të nxirrni fitime nga puna juaj dhe jo vetëm prej saj. Ju që keni biznesin tuaj do të keni marrëveshje me klientë, të cilët do t’ju sjellin fitime të kënaqshme. Të njëjtin favorizim do të ketë dhe jeta juaj sentimentale dhe erotike. Një shpërblim apo bonus premton fundi i javës dhe Hëna e re për ju.
DEMI
Kjo javë është mjaft pozitive, erotike dhe krijuese për ju. Madje do të keni ngjarje që do t’ju befasojnë këndshëm kryesisht në jetën tuaj personale dhe sentimentale. Hëna e re në 30 gusht ju jep mundësinë të preokupoheni me veten dhe jetën tuaj duke bërë një programim dhe duke vendosur një rregull në të. Shijoni jetën dhe momentet sentimentale dhe erotike. Disa prej jush do të preokupohen me investime lidhur me biznesin apo punën. Do të ndjeni siguri dhe do të keni kontrollin e situatës gjatë kësaj periudhe. Lajme të mira, gëzim dhe argëtim ju sjell fundi i javës.
BINJAKËT
Kjo javë vendos theksin në çështjet familjare dhe shtëpinë tuaj. Preokupohuni me jetën tuaj personale dhe me përmirësimin e kushteve të ambientit familjar. Shumë prej jush do të keni nevojën të çlodheni dhe të gjeni qetësinë pranë familjes dhe të dashurve tuaj. Megjithëse dëshira për komunikim është gjithmonë e theksuar tek ju, këtë herë ndoshta nevoja për t’u mbyllur në vetvete do të jetë më e madhe. Ju që jeni duke bërë fillime të reja apo plane profesionale përpiquni t’i mbani të fshehta për momentin dhe përfitoni nga ndihma e mikut tuaj. Jeta juaj personale do të jetë mjaft interesante në fund të javës duke kaluar momente intime larg zhurmës dhe syve të të tjerëve.
GAFORRJA
Gjatë kësaj jave do të jeni mjaft të aktivizuar në jetën tuaj të përditshme me shumë lëvizje dhe plot kontakte dhe biseda. Gjeni mënyrën të afroheni tek miqtë, madje krijoni dhe miqësi të reja pasi andej do të ndihmoheni apo do të gjeni mënyrën të realizoni projektet tuaja profesionale. Bëhuni pjesëtar i një grupi apo një skuadre, të cilët do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj. Kujdes në lëvizjet me makinë dhe shmangni nervozizmin dhe grindjet. Fundi i javës është shumë erotik për ju dhe premton njohje, takime të papritura dhe dashuri pasionante.
LUANI
Vendosni fokus në karrierën tuaj dhe preokupohuni kryesisht me atë duke nxjerr në pah talentet tuaja dhe duke promovuar veten. Java ju premton shanse në sferën financiare dhe ndoshta disa prej jush do të ndihmoheni nga persona me të fuqishëm dhe disa të tjerë mund të filloni një punë të dytë, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e të ardhurave. Nuk do të mungojnë dhe shpenzimet e papritura, prandaj kontrolloni entuziazmin e tepërt dhe mos shpërdoroni pa program.
VIRGJËRESHA
Jeni protagonistët e javës dhe të periudhës në përgjithësi. Është një javë mjaft pozitive për ju dhe për planet tuaja. Bëni një program afatgjatë, pasi java ndihmon projektimin e të ardhmes dhe fillimet e reja dhe Hëna e re në shenjën tuaj në 30 gusht, ndihmon në realizimin e tyre. Mos humbisni kohën me analizimin e tepërt të detajeve, por veproni. Qëndrimi më shumë se sa duhet në hollësitë e situatës ju largon nga synimi dhe rezultati përfundimtar. Në fushën personale dhe sentimentale java është shumë erotike dhe ju ofron dashuri të zjarrtë dhe momente pasionante.
PESHORJA
Për ju ngjarjet e javës përqëndrohen kryesisht në sferën financiare dhe në jetën sentimentale . Çështje ekonomike do t’ju preokupojnë, të cilat do t’i zgjidhni me ndihmën e të tjerëve. Kjo ndihmë mund të vij nga një bashkëpunëtor, bashkëshorti apo i dashuri juaj. Jeta juaj sentimentale dhe erotike do të jetë pikante gjatë kësaj periudhe dhe mund të filloni një histori dashurie të fshehtë apo një peripeci, e cila do të marrë përmasa të mëdha në vijim. Kujdesuni për shëndetin dhe shmangni prapaskenat duke mos treguar tek të tjerët ngjarjet apo problemet e periudhës.
AKREPI
Është një javë pozitive për marrëdhëniet tuaja personale gjatë të cilës do të keni zhvillim të mëtejshëm të situatës ndoshta me një formalizim apo një deklarim në familjet tuaja. Për ju që jeni në kërkim të dashurisë kjo jave ju jep mundësinë, madje përmes ambientit tuaj shoqëror. Në fushën profesionale gjithashtu do të keni zhvillim, përparim dhe zgjerimin e rrjetit social. Miqtë do të ndihmojnë fuqimisht në realizimin e projekteve tuaja në fund të javës. Përdorni strategjinë në kërkimin apo pretendimin e gjërave.
SHIGJETARI
Përqëndrohuni në punën dhe jetën tuaj të përditshme duke bërë ndryshimet që dëshironi. Rezultatet e punës do të jenë mjaft frytdhënëse dhe ju do të dalloheni në ambientin profesional, në të cilin nuk do të mungojë as stresi dhe as antagonizmi. Një bonus apo një shpërblim ekonomik do të keni gjatë kësaj periudhe dhe njëkohësisht për ju të interesuarit është momenti të gjeni një punë të re. Fundi i javës është akoma më i përshtatshëm për promovimin e punës suaj. Mos harroni se sivjet jeni në fazë zhvillimi në të gjitha drejtimet. Favorizim do të keni dhe në jetën sentimentale, ku nuk do të mungojnë as dashuria, as flirti dhe peripecia.
BRICJAPI
Për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, të cilët nuk keni kaluar pak, erdhi momenti të merrni frymë thellë, të ndiheni të çliruar dhe të shikoni përpara me optimizëm. Ju të tjerët keni pak rrugë akoma, por për momentin përfitoni nga favorizimi që ju ofron periudha. Gjatë kësaj jave i jepni më shumë rëndësi jetës personale dhe plotësoni dëshirat tuaja, diçka që do të ndikoj pozitivisht dhe në psikologjinë tuaj. Gjatë kësaj periudhe mund të ëndërroni, të dashuroni dhe të takoni persona të rinj, të cilët do të lënë gjurmë në jetën tuaj. Të njëjtin favorizim kanë dhe financat tuaja, si dhe fusha profesionale.
UJORI
Është momenti të zgjidhni çështjet familjare që ju preokupojnë dhe të çliroheni prej tyre. Çështje ekonomike lidhur me pronat apo shtëpinë tuaj tashmë do të gjejnë zgjidhje. Kujdesuni për shëndetin gjatë kësaj periudhe dhe kryesisht për anën psikologjike, që disa herë mund të ketë ulje. Fundi i javës është shumë erotik për ju dhe në përgjithësi gjatë kësaj periudhe libido do të jetë në nivele të larta. Një marrëdhënie apo një lidhje e fshehtë do të fillojë gjatë kësaj periudhe. Njëkohësisht do të keni mundësinë të zgjidhni problemet që ju preokupojnë ashtu siç dëshironi.
PESHQIT
Java është mjaft premtuese për marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale. Është momenti të ristabilizoni marrëdhëniet e tronditura. Jeta erotike është interesante dhe pasionante, por nuk do të mungojnë dhe konfliktet në marrëdhëniet ekzistuese. Të keni parasysh gjatë kësaj periudhe moton “dashuri jo luftë”. Fillimi i javës premton bashkëpunime dhe marrëveshje, të cilat kërkojnë përqëndrimin tuaj në detajet dhe në ato që do të nënshkruani apo do të thoni, mjaft të mos e teproni. Kjo javë krijon perspektiva pozitive për financat dhe disa prej jush do të shpërbleheni për përpjekjet dhe punën tuaj. Gjithsesi gjatë kësaj periudhe mund të bëni shumë gjëra dhe të keni sukses. Me Hënën e re përballë jush fillimet e reja janë mjaft të favorizuara si në fushën profesionale ashtu dhe në jetën personale. /revistawho.com