Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë… 16/01/2026
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 26 nëntor deri në 3 dhjetor

26/11/2018
in Horoskopi
Reading Time: 6 mins read
A A
Parashikimi i yjeve për javën 26 nëntor deri në 3 dhjetor

P.S: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982, ora 10:45 duhet të lexojë Virgjëreshën (shenjën, në bazë të datës së lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëjë me orën dhe vendin e lindjes.





Dhjetori fillon, duke na dhënë mundësinë për takime të papritura dhe dashuri fatale, të cilat ndoshta nuk do të kenë afat të gjatë. Në të njëjtën kohë mund të kemi probleme ose ndarje në marrëdhëniet ekzistuese. Takime të këndshme me persona të së kaluarës dhe lajme pozitive për çështje që presim dhe deri tani kishin ngelur pezull premton data 28 nëntor. Ndërkohë që tensione dhe tendencë për aksidente të vogla do të ekzistojnë në 3 dhjetor. Në të njëjtën ditë, Venusi kalon në shenjën e Akrepit, duke ndikuar që marrëdhëniet tona të jenë më pasionante dhe ju jep atyre ndjenja xhelozie dhe tendenca sundimi.

DASHI


Ndoshta jeni duke kaluar një periudhë ku shumë herë keni nevojën të mbylleni në vetvete, me ulje dhe ngritje në psikologjinë tuaj. Megjithatë, Jupiteri, nga shenja miqësore e Shigjetarit, kujdeset për ju duke ju pajisur me optimizëm dhe duke ju ofruar mundësi për një zhvillim në fushën personale dhe profesionale, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Me këmbëngulje dhe durim do të arrini qëllimet tuaja profesionale, duke shfrytëzuar ide dhe propozime që deri tani i kishit harruar në sirtar. Për sa i përket fushës sentimentale, atmosfera është mjaft erotike dhe entuziaste në fillim të muajit, sidomos për ju të lindurit në fund të shenjës.

Këshillë: Shmangni nxitimin dhe tensionet rreth 3/12.

DEMI

Me Mërkurin në shenjën e Akrepit që nga dita e parë e muajit, por edhe me praninë e Venusit në të njëjtën shenjë të nesërmen, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja janë me interes të veçantë. Do të keni mundësinë të rishikoni situatat dhe do të përpiqeni të përmirësoni jetën tuaj sentimentale, duke ardhur akoma më afër me të dashurin/ën dhe të ringjallni ndjenjat dhe marrëdhëniet tuaja. Sektori ekonomik vazhdon të jetë në qendër të interesit, duke ju mundësuar jo vetëm të zgjidhni detyrime të së kaluarës, por gjithashtu të gjeni mbështetje në përpjekjet tuaja.

Këshillë: Kujdes lëvizjet tuaja financiare dhe mos merrni vendime të nxituara.

BINJAKËT

Nëntori fillon me takime të papritura dhe një dashuri të zjarrtë, veçanërisht për ju lindurit në ditët e fundit të shenjës, ndërsa lajme dhe takime me persona të së kaluarës premton për ju të lindurit në dhjetë ditët e para. Për sa i përket sektorit profesional, puna do t’ju preokupojë në veçanti, pasi prej konkurrencës së ashpër dhe kërkesës e bashkëpunëtorëve tuaj, ju jo vetëm që nuk do të keni qetësi, por përkundrazi do të keni një vigjilencë të vazhdueshme, pavarësisht nga tendencat për rishikim endoskopik që do të keni.

Këshillë: Shmangni tensionet dhe aksidente të vogla rreth 3/12.

GAFORRJA

Periudha është mjaft e favorshme për jetën tuaj erotike dhe sentimentale, ndërkohë që nuk do të mungojnë probleme të vogla në marrëdhëniet ekzistuese. Do të jeni shumë produktiv duke arritur të vendosni në praktikë idetë tuaja krijuese, ndërsa jeta e përditshme është shumë interesante me obligimet tuaja profesionale në rritje. Ju që jeni në kërkim të një pune të dytë për të rritur të ardhurat tuaja, tani është koha e duhur. Në fazë ndryshimesh do të jeni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, si në fushën personale ashtu dhe në atë profesionale.

Këshillë: Vendosni stërvitjen në jetën tuaj të përditshme, por mos e teproni.

LUANI

Jeni duke kaluar një periudhë ku jeta juaj erotike dhe sentimentale është mjaft intensive, fati është me ju dhe krijimtaria juaj në një nivel mjaft të lartë. Takime të këndshme dhe të papritura mund të ndodhin në fund të muajit dhe në ditën e parë të dhjetorit. Ndërsa në sektorin financiar mund të merrni disa pagesa të vonuara ose borxhe të kaluara. Nuk duhet të largoni vëmendjen nga shtëpia dhe familja juaj, për të cilat ju mund të shpenzoni para, veçanërisht për të dekoruar mjedisin tuaj dhe njëkohësisht do t’i shikoni me dashuri më të madhe.

Këshillë: Shpalosni talentet tuaja krijuese.

VIRGJËRESHA

Kjo periudhë është mjaft e ngarkuar dhe ju do të duhet të merreni me shumë gjëra të ndryshme. Në fushën profesionale, përmes tensioneve të vogla dhe konkurrencës së madhe, si dhe disa problemeve me bashkëpunëtorët tuaj, do të jeni në gjendje të fitoni atë që dëshironi. Favorizim dhe fat mbizotërojnë në mjedisin tuaj familjar dhe do të gjenden zgjidhjet në çështjet që ju preokupojnë ose dëshirat tuaja do të realizohen. Në fushën sentimentale do të jeni mjaft erotik dhe tërheqës dhe do të keni mundësinë përmes takimeve miqësore dhe të përditshme të gjeni personin që ju intereson.

Këshillë: Shmangni shpenzimet e tepërta në fillim të muajit dhe kujdes me bashkëpunimet.

PESHORJA

Fundi i muajit do të jetë mjaft interesant për ju si në fushën personale ashtu dhe atë profesionale, veçanërisht për ju të lindurit në fund të shenjës. Disa marrëdhënie dhe bashkëpunime po testohen, ndërsa të tjera krijohen, madje me më shumë interes. Jeta juaj e përditshme kërkon shpejtësi, por në të njëjtën kohë është e nevojshme të shmangni stresin, nxitimin dhe të keni perceptim të saktë të realitetit. Sektori financiar, nga ana tjetër, do të jetë i favorizuar në këtë periudhë, me të ardhurat në rritje dhe ju do të keni mundësinë për të rregulluar detyrimet e papaguara, por edhe të ndjeni një farë sigurie.

Këshillë: Shmangni lëvizjet e nxituara dhe shumë të guximshme.

AKREPI

Fundi i muajit ju gjen me vështrimin e kthyer në financat tuaja. Disa prej jush do të merrni të ardhura apo fitime në pritje nga e kaluara, por njëkohësisht është e nevojshme të shmangni shpenzimet e tepërta, sidomos nëse doni t’i bëni përshtypje një njeriu që ju intereson. Mos harroni se siguria e vërtetë nuk bazohet në sigurinë materiale. Fillimi i dhjetorit sjell marrëdhëniet tuaja përsëri në plan të parë dhe mendimet e dyta, dyshimet shfaqen dhe dalin në sipërfaqe. Shikoni të shijoni këtë periudhë erotike duke korrigjuar gabimet e së kaluarës ose duke gjetur personin që ju intereson.

Këshillë: Shmangni riskun dhe shpenzimet e tepërta në sektorin financiar.

SHIGJETARI

Optimizmi, veprimi dhe fati janë aleatët tuaj në këtë periudhë, në mënyrë që të arrini objektivat dhe synimet që keni në fushën personale dhe në atë profesionale. Një lajm apo një takim i papritur, ndoshta me dikë nga e kaluara, do të bëjë fundin e muajit mjaft interesant. Dhjetori,nga ana tjetër, mund të filloj me gabime dhe nxitime, por fati është me ju duke ju nxjerr nga çdo situatë. Së fundmi, kjo është një periudhë e mirë për të rregulluar çështjet familjare dhe çështjet lidhur me pronën.

Këshillë: Organizoni projektet tuaja dhe guxoni në periudhën që do të vijojë.

BRICJAPI

Fundi i muajit është relativisht i lehtë dhe çështje të caktuara që ju preokupojnë do të zgjidhen. I vetmi shqetësim për ju, veçanërisht të lindurit në ditët e fundit të muajit, do të jetë përfundimi i disa ndryshimeve që kishin filluar në të kaluarën dhe kanë të bëjnë si me jetën tuaj personale ashtu edhe me punën apo biznesin tuaj. Fillimi i dhjetorit ju gjen duke shqyrtuar projektet tuaja dhe njëkohësisht do të jeni mjaft social për promovimin e tyre. Në fushën sentimentale periudha është shumë premtuese dhe ndoshta personi që ju intereson është diku atje në mjedisin tuaj miqësor.

Këshillë: Kujdesuni për shëndetin tuaj.

UJORI

Në qendër të interesit tuaj në fund të muajit do të jetë dashuria, miqësia dhe jeta juaj sociale në përgjithësi. Bashkë me gjithë këto tema, në asnjë mënyrë, nuk duhet të lini mënjanë sektorin financiar, i cili në këtë periudhë ka dobësitë e tij. Dhjetori ju gjen përsëri me vëmendjen tuaj të plotë tek karriera dhe biznesi dhe disa çështje nga e kaluara do të kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, e cila do të vijë përmes kontakteve të shumta dhe të qenurit social në mënyrë aktive.

Këshillë: Çështjet financiare mund t’ju sjellin në kontradiktë me bashkëpunëtorët tuaj.

PESHQIT

Në sektorin profesional jeni të favorizuar, por zgjedhja që do të bëni dhe korrektësia nga ana juaj do të gjykojnë rezultatet. Shmangni këtë herë tensionet dhe kërkesat përmes konfliktit dhe kanalizoni si duhet energjinë tuaj, duke zgjidhur problemet me takt, manovrim dhe zgjuarsi, të cilat ju posedoni në arsenalin tuaj. Dhjetori hap horizonte të reja duke ju dhënë mundësinë të gëzoni, të argëtoheni, të dashuroni, por edhe të zhvilloni interesa të reja.

Këshillë: Kujdes në sektorin financiar. /revistawho.com

Tags: horoskopiKrisanthi KalogeriParashikimi i yjeveYjet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Fansat i kundërvihen Chris Brown pas komenteve në fotot e Rihannës

Fansat i kundërvihen Chris Brown pas komenteve në fotot e Rihannës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera