Java fillon me ngjarje të papritura, që do të na befasojnë dhe do të na nxjerrin jashtë programit. Çështje financiare do të na preokupojnë, të cilat kërkojnë të jemi të kujdeshëm pasi periudha premton fitime por dhe humbje. Në të njëjtën kohë mjaft marrëdhënie do të tronditen dhe do të kalojnë një krizë, prandaj kujdes si do të sillleni dhe çfarë do të thoni. Në jetën sentimentale, premton njohje të reja dhe takime të papritura, ndërsa prej datës 1/11 persona dhe çështje të së kaluarës do të rishfaqen. Fundi i javës përmirëson situatën duke sjellë optimizëm, ndërkohë që nuk mungojnë pengesat dhe vështirësitë. Prej 1 nëntorit deri në datën 21 të muajit mos nënshkruani marrëveshje dhe kontrata të reja, ndërsa është periudhë e përshtatshme për të zgjidhur dhe për t’u rikthyer çështjeve të së kaluarës.
DASHI
Ngjarjet marrin zhvillim të papritur, veçanërisht në fushën financiare. Tregohuni të matur në investime apo në lëvizje të natyrës ekonomike që do të bëni pasi periudha është thikë me dy presa, mund të keni fitime, por nuk përjashtohen as humbjet. Kontakte dhe biseda me temë erotike apo financiare do të keni gjatë javës. Prej kësaj jave dhe deri në 20 nëntor përpiquni të organizoni dhe t‘u jepni një drejtim synimeve dhe projekteve tuaja. Persona nga e kaluara si dhe çështje të harruara në sirtar do të shfaqen gjatë kësaj periudhe.
DEMI
Java që në fillim të saj ju gjen të preokupuar me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Disa do të ndërpriten dhe të tjera të reja do të krijohen. Jepni rëndësi jetës suaj personale dhe sentimentale dhe kujdesuni për ruajtjen e marrëdhënieve që ju interesojnë. Mos merrni vendime të nxituara dhe mos udhëhiqni situatën në limit. Bisedat e rëndësishme mirë është të mos t’i bëni të mërkurën dhe të premten. Prej të premtes dhe në vijim çështje të jetës personale marrin një drejtim më pozitiv. Probleme të së kaluarës do të marrin rrugëzgjidhje ndërkohë që do të shihni dhe persona nga e kaluara të shfaqen.
BINJAKËT
Fillon për ju një periudhë pak e lodhshme, me vonesa, pengesa dhe me tendencë për t’u mbyllur në vetvete. Megjithatë nuk do të mungojë ndihma dhe mbështetja për ju që e keni nevojë apo do ta kërkoni. Organizoni më mirë programin tuaj lidhur me punën dhe jetën tuaj të përditshme duke u kujdesur njëkohësisht për shëndetin. Prej të premtes dhe gjatë periudhës në vijim, përmirësohen marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe jeta juaj erotike bëhet më interesante. Do të jetë një periudhë pozitive gjatë së cilës mund të përparoni mjafton të dëshironi.
GAFORRJA
Hëna e re në shenjën miqësore të Akrepit në 28/10 shënon fillimin e një periudhe pozitive për ju, gjatë së cilës do të jeni krijues, do të merrni gëzime prej fëmijve, do të dashuroni dhe mbi të gjitha do të kaloni këndshëm. Përfitoni nga favorizimi i periudhës veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës tashmë të cliruar nga vështirësitë dhe pengesat. Ekziston mundësia, si pasojë e optimizmit apo e entuziasmit të ditëve, të krijoni probleme që mund të udhëheqin në ndarje disa prej jush. Sfera financiare kërkon prej jush të jeni të kujdesshëm në lëvizjet që do të bëni.
LUANI
Në fillim të javës është domosdoshmëri të ruani ekuilibrin mes karrierës, punës dhe familjes suaj. Mos u jepni shumë rëndësi në atyre që do të dëgjoni apo trajtoni me gjakftohtësi bisedat dhe lajmet që do të keni. Vendosni fokus në shtëpi, tek familja dhe përpiquni të gjeni qetësi në botën tuaj shpirtërore. Shmangni diskutimet serioze, vecanërisht në mes të javës dhe mbi të gjitha mos humbisni kontrollin. Kjo javë do t’ju krijoj mundësinë për t’u çlodhur dhe prej të premtes fillon një periudhë mjaft krijuese dhe erotike për ju.
VIRGJËRESHA
Një javë mjaft aktive fillon për ju. Do të merrni vendime, do të keni udhëtime dhe lëvizje të vazhdueshme, do të veproni dhe mbi të gjitha do të doni t‘u jepni formë dhe jetë synimeve dhe ëndrrave tuaja. Mos merrni përsipër detyrime për hatër të të tjerëve pasi do të jetë një lëvizje e gabuar. Jeta juaj erotike favorizohet gjatë kësaj periudhe, kështu që ju të interesuarit mund të krijoni një lidhje të re dashurie, ndërsa ju të tjerët mund të ringjallni dhe të ripërtërini marrëdhëniet ekzistuese. Një udhëtim do t’ju ndihmojë më shumë në këtë drejtim.
PESHORJA
Sfera financiare del në plan të parë gjatë kësaj periudhe, prandaj të jeni të kujdesshëm në menaxhim. Gjithsesi periudha premton fitime por dhe vonesa në disa raste. Ekziston mundësia që disa prej jush të ndërpresin një marrëdhënie personale apo pune pasojat e të cilës do t’i ndjejnë në fushën ekonomike. Ndryshime do të keni në shtëpi apo në familje me rezultate pozitive për jetën tuaj të përditshme. Nga e premtja fillon për ju një periudhë pozitive dhe me perspektivë në të gjitha fushat, e cila do të zgjasë pothuajse gjatë gjithë nëntorit. Kontakte të këndshme, flirt, dashuri, por dhe suksese do të keni gjatë periudhës që sapo përmenda më lartë.
AKREPI
Java fillon me Hënën e re në shenjën tuaj, e cila ju sjell përballë me ndryshime, ngjarje të papritura që do t’ju befasojnë, probleme në marrëdhëniet ekzistuese dhe një dashuri të re për ju të interesuarit e shenjës. Kuptohet skena ndryshon në bazë të hartës personale apo të temës natale të secilit prej jush. Gjithsesi kërkohet të jeni të kujdesshëm në bisedat që do të keni dhe të mos merrni vendime të nxituara. Është një periudhë mjaft e mirë për jetën tuaj erotike, ndërsa financat tuaja favorizohen akoma më shumë prej të premtes dhe në vijim. Nuk do të jenë të pakët ata që do të vendosin të bëjnë ndyshime dhe në paraqitjen e jashtme apo në stil duke përqafuar me lehtësi të renë dhe në disa raste ekstremen. Mërkuri në kurs retrogradë në shenjën tuaj prej 31/10 deri në 20/11, nxjerr në pah çështje, situata të së kaluarës, por njëkohësisht pengesa dhe vonesa .
SHIGJETARI
Është momenti të çlodheni dhe të ulni ritmet e jetës sociale. Përqëndrohuni më mirë në një rishikim të situatës apo në një programim më rezultativ të periudhës në vijim. Shmangni thashethemet dhe prapaskenat dhe kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj. Veproni pas një mendimi të pjekur dhe të thellë dhe mos u nxitoni. Ju jepet mundësia të përfitoni nga prona dhe të zgjidhni probleme në qoftë se keni lidhur me të. Me pak fjalë, shumë çështje ju preokupojnë, të cilat do të gjejnë rrugën e tyre nga e premtja dhe në vijim. Venusi në shenjën tuaj prej të premtes ju shton erotizmin, entuziazmin, bukurinë dhe njëkohësisht ju krijon mundësinë të plotësoni me lehtësi kërkesat dhe dëshirat tuaja.
BRICJAPI
Vendosni fokus në karrierën tuaj e cila do të sjellë dhe rritjen e të ardhurave. Ju që doni të bëni një investim mendohuni mirë, shanset për të fituar janë të barabarta me ato të humbjes. Jeta juaj sociale, por dhe erotike do të jetë e pasur dhe interesante gjatë kësaj periudhe. Do të takoni miq të vjetër dhe të rinj dhe me prezencën tuaj, e cila do të ketë ndikim pozitiv, do të arrini të realizoni disa nga synimet tuaja.
UJORI
Fillime të reja, që ju udhëheqin në përparim dhe zhvillim, do të keni me Hënën e re në shenjën e Akrepit. Çështje lidhur me shtëpinë, familjen dhe karrierën tuaj do t’ju preokupojnë dhe do t’ju detyrojnë të veproni duke bërë mjaft ndryshime. Nuk është momenti të bëni kryengritjen tuaj dhe as të merrni vendime të nxituara. Kujdes çfarë do të thoni dhe si do të reagoni në ato që do të dëgjoni. Financat do të kenë rritje dhe prej 1 nëntorit do të jenë rezultat i kontakteve dhe i jetës sociale që do të bëni. Persona dhe situata nga e kaluara shfaqen nga data 31/10. Jashtë lojës nuk do të ngelet dashuria, madje do të ketë një vend të konsiderueshëm në jetën tuaj prej 1 nëntorit.
PESHQIT
Një javë mjaft pozitive dhe e bukur fillon për jetën tuaj personale dhe erotike. Mos anuloni planet dhe projektet që keni. Është momenti t’u jepni jetë ëndrrave dhe synimeve që keni. Përmes miqve dhe njohjeve do të promovoni më mirë punën dhe prej 1 nëntorit në fushën profesionale do të fitoni simpatinë, mirënjohjen dhe vlerësimin e kolegëve dhe eprorëve tuaj. Nuk do të mungojnë pengesat apo vonesat në lidhje me shtëpinë dhe bashkëpunimet, por janë të përkohshme dhe të zgjidhshme. /revistawho.com